E enjte, 6 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

6 Nëntor, 2025
Në Aktualitet, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja së cilës në secilin edicion në Beograd nacionalistët e qeveria e Serbisë ia sigurojnë edhe një “shfaqje” paralele të thirrjeve kundër Kosovës e shqiptarëve, pas edicionit të anuluar të vitit të kaluar, vjen në Prishtinë prej 20 deri më 22 nëntor. Sipas organizatorëve, në një kohë të shënuar nga rifuqizimi i retorikës nacionaliste – si në rajon ashtu edhe në nivel global – festivali “Mirëdita, dobar dan!” mbetet një hapësirë e veçantë për dialog, mirëkuptim dhe lidhje.

Makineria shtetërore e koordinuar me grupet huligane të Beogradit vjet në qershor qenë bërë një për ta ndaluar mbajtjen e edicionit të 11-të të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” në kryeqytetin serb.

Aksionet e grupeve huligane dhe organizatave nacionaliste kanë qenë repriza të përhershme kundër festivalit në Beograd. 

Por vjet në harmoni të plotë me Qeverinë serbe qenë bërë tok dhe kishin finalizuar qëllimin: anulimin e festivalit. Sivjet situata ka ndërruar. Do të mbahet në Prishtinë këtë muaj dhe s’ka kurrfarë telashesh.

Kosova e mbi 10 mijë viktimave civile të shkaktuara nga forcat policore e ushtarake serbe, s’del kundër shfaqjes së projekteve artistike të krijuesve serbë e as kundër debateve që synimin për paqe e kanë qëllim përfundimtar.

Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se për tre ditë prej 20 deri më 22 nëntor në Prishtinë do të mblidhen artistë të konfirmuar e të rinj nga skena artistike bashkëkohore e Beogradit. Diskutimet e shfaqjet e projekteve artistike do t’i bashkojnë ata me skenën vendore.

Të mërkurën organizatorët e “Mirëdita, dobar dan!” kanë njoftuar se ky festival është themeluar me idenë për të inkurajuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për vite me radhë ka përfaqësuar një platformë unike që lidh skenën kulturore të Prishtinës dhe Beogradit. 

“Në këto tri ditë, festivali krijon një hapësirë ku arti dhe kreativiteti nxisin një reflektim të përbashkët mbi të tashmen dhe të ardhmen e dy shoqërive. Këtë vit, në edicionin e tij të 12-të, festivali do të mbahet nga 20 deri më 22 nëntor në Prishtinë dhe do të mbledhë artistë/e të afirmuar/a dhe të rinj/reja nga skena kulturore dhe artistike bashkëkohore e Beogradit”, shkruhet në njoftim. Sipas njoftimit, në një kohë të shënuar nga rifuqizimi i retorikës nacionaliste – si në rajon ashtu edhe në nivel global – festivali “Mirëdita, dobar dan!” mbetet një hapësirë e veçantë për dialog, mirëkuptim dhe lidhje.

“Pajtimi i vërtetë është i pamundur pa u përballur me të kaluarën dhe pa ndërtuar të ardhmen së bashku. Festivali krijon një hapësirë për bisedë rreth çështjeve të rëndësishme politike dhe socio-historike që formësojnë marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa në të njëjtën kohë sjell histori dhe përvoja personale që na kujtojnë gjërat që na lidhin”, citohet të ketë thënë koordinatorja e festivalit, Tijana Gjukniq. 

E organizatori nga ana e Kosovës, Kushtrim Koliqi i cili udhëheq me organizatën “Integra” ka thënë së gjithmonë ka qenë e njëjta atmosferë me telashe në Beograd e edicione pa kurrfarë problemi në Kosovë. 

“Kjo flet shumë për shoqërinë tonë. Edhe pse jo të gjithë e pëlqejnë mbajtjen e festivalit këtu, kurrë s’ka ndonjë veprim kundër as nga kurrfarë grupi e as nga shteti. Këtë e shohim si element pozitiv të shoqërisë e të shtetit tonë”, ka thënë ai. Zakonisht një edicion mbahet në Beograd e tjetri në Prishtinë. 

Planet janë që Festivali të hapet më 20 nëntor në orën 20:00 në hapësirën “Defy Them”, me një performancë nga grupi “Pliš”, një kolektiv i ri nga skena alternative e rockut në Beograd, tingujt e të cilit ndërthurin nostalgjinë e fillimit të këtij shekulli dhe energjinë emocionale të undergroundit bashkëkohor. Agjenda tregon se dita e dytë e festivalit sjell një program të pasur dhe të larmishëm duke filluar me debatin “Paqja në kohën e trazirave globale: E ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, pasuar nga një tryezë e rrumbullakët në orën 13:00 në hotelin “Grand”, e cila bashkon autorët e librit “Momenti kur për mua nisi lufta/paqja”, organizuar nga organizata “Propeace”.

“Pastaj, programi zhvendoset në ‘Qendrën Barabar’, ku do të hapet ekspozita e Ivan Šuletić, “Falsa Immagine”, e shoqëruar me një instalacion participativ nga artistët e rinj Nemanja Joković dhe Mihaela Vučinić, i titulluar “Do You Want to Flatten All Layers Before Saving?”, që prezantojnë një program vizual të kuruar nga Mia David”, shkruhet në njoftim. Kurse mbrëmja do të mbyllet në “Qendrën Barabar” me shfaqjen “Të gjitha Barbi të mira”, nën regji të Đorđe Nešović, produksion i “Hartefakt”. Përshkrimi tregon se shfaqja ndjek një grua të re e cila, në prag të ditëlindjes së saj të tridhjetë, kthehet në qytetin e saj të lindjes dhe përballet me dështimet e veta dhe të kaluarën përmes një serie intensive takimesh emocionale me familjen dhe miqtë.

Debati “Nyja e Kosovës në kohën e protestave masive në Serbi” e hap ditën e tretë në hotelin “Grand”, ku do të shqyrtohet situata aktuale socio-politike në Serbi dhe ndikimi në marrëdhëniet me Kosovën. Po ashtu në këtë aktivitet do të prezantohet edhe botimi “Kronologjia e Kosovës 2.0”, botuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Mbrëmja e poezisë nga Radmila Petrović  dhe shfaqja e filmit “78 Ditë” nga regjisorja Emilija Gašić do t’i vënë pikën këtij edicioni. Filmi, i cili sipas përshkrimit ka fituar shumë çmime në festivale ndërkombëtare, ndjek historinë e tri motrave që rriten gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

“Përderisa babai i tyre është në front, ato nisin një ditar video në Hi8, duke regjistruar butësinë, hutinë dhe qëndrueshmërinë e fëmijërisë nën hijen e luftës”, shkruhet në njoftim.

“Mirëdita, dobar dan!”, organizohet nga organizata “Integra” në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativat Qytetare po ashtu të Serbisë. Gjen mbështetje nga donatorë ndërkombëtarë dhe zakonisht edhe nga Qeveria e Kosovës. Ajo e Serbisë jo që nuk e financon por vjet ishte krejtësisht kundër mbajtjes së edicionit në Beograd. Se s’do të lejohet ishte paralajmëruar qysh herët.

Diskutimet për marrëdhëniet kulturore, bashkë me shfaqjen “Babai dhe babai” e filmin “Vera andrron detin” që ishin në program, nga pushteti serb vjet qenë parë si sulme të rënda. Festivali është përshkruar si “NATO-Festival”. Qysh dy javë para nisjes, vetë ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, kishte dalë kundër Festivalit.

“Ta shohim se çfarë do të ngjajë. Unë kam thënë se është ngjarje me rrezikshmëri të lartë. Bëhet fjalë për hapësirë që nuk është publike. Nuk kanë qasje organet tona shtetërore. Ne bëjmë apel që të anulohet. Çfarë masash do të ndërmarrë shteti në këtë moment, nuk mund ta them”, kishte thënë Daçiq në programin e mëngjesit në televizionin “Pink”.

Por nxitëse ishte deklarata e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin. I adresohej edhe popullit serb që të reagojë. Kishte deklaruar se mbajtja e këtij festivali kulturor në ditën e Vidovdanit është “fyerje së cilës shteti i Serbisë duhet t’i përgjigjet”.

“Nëse shteti nuk përgjigjet, do të ketë vend që qytetarët të thonë se çfarë mendojnë për një neveri të tillë”, kishte thënë Vulin.

E më 27 qershor ku do të niste festivali mbi 100 pjesëtarë të turlifarë organizatash ekstremiste serbe qenë bërë bashkë duke rrethuar vendin ku pritej të bëhej hapja. Thirrjet “Kosova zemër e Serbisë” bashkë me ato për vrasje të shqiptarëve qenë në kor. Pasditja vendosi gjithçka. 

Grupi i nisur nga Prishtina i qe nënshtruar një kontrolli të detajuar në pikën kufitare në Merdar. U pa qartë se ka një organizim më të madh se ai i përditshmërisë në pikë kufitare. Kontrollimi me detaje i autobusit qe shoqëruar edhe me kontrolle të të gjithë bagazhit. Ky lloj spektakli ishte mbikëqyrur nga komandanti i stacionit policor të Prokuples, i cili kishte qenë aty në cilësinë e eprorit për të shikuar nëse gjithçka shkonte në rregull. Si zakonisht grupi prej afro 20 vetash, nën shoqërimin e një patrulle policore, kishte vazhduar rrugën për Beograd. Pa kurrfarë telashesh në 13:45 mjeti transportues kishte arritur në Vrçin, fiks 25 kilometra në jug të Beogradit. E aty kishte ndërruar muhabeti. 

“Kemi urdhër të mos ju lejojmë të hyni në Beograd”, kishte thënë njëri prej policëve që i kishte prirë autobusit deri aty. E pas gjysmë ore vendimi ishte i prerë: “Vazhdojmë prapa për në pikën kufitare”. Kthimi kishte ndodhur pasi zëvendëskryeministri e ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, kishte dhënë urdhër për ndalimin e aktiviteteve të Festivalit. 

“Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë urdhër që të ndalohet tubimi publik ‘Mirëdita, dobar dan!’ për shkak të rrezikut për cenimin e sigurisë së njerëzve dhe të pronave prej prishjes së rendit dhe qetësisë publike në përmasa më mëdha”, ishte cituar Daçiq. Më pas urdhri ishte kumtuar edhe me shkrim nëpërmjet njoftimit. Për organizatorët krejt kjo qe bërë nga koalicioni i qeverisë serbe me huliganë.

Etiketa: kosovemire ditaMirëditamiredita dobar danprishtineserbi
Shkrimi Mëparshëm

Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

Shkrimi Vijues

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

Të Ngjashme

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori
Aktualitet

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

6 Nëntor, 2025
‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin
Aktualitet

‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin

5 Nëntor, 2025
Washington Post për Lea Ypin: Ajo gjeti një foto të vjetër, pastaj e riimagjinoi jetën e gjyshes së saj
Aktualitet

Washington Post për Lea Ypin: Ajo gjeti një foto të vjetër, pastaj e riimagjinoi jetën e gjyshes së saj

5 Nëntor, 2025
Një muaj me aktivitete kulturore në Luginë dhe Sanxhak
Aktualitet

Një muaj me aktivitete kulturore në Luginë dhe Sanxhak

3 Nëntor, 2025
Italia dhe Bashkimi Evropian marrin përsipër zhvillimin dhe vlerësimin e parqeve arkeologjike të Bylisit dhe Apolonisë
Aktualitet

Italia dhe Bashkimi Evropian marrin përsipër zhvillimin dhe vlerësimin e parqeve arkeologjike të Bylisit dhe Apolonisë

3 Nëntor, 2025
Nis në Korçë konkursi “Gjuha Ime”, promovim i dashurisë për gjuhën dhe trashëgiminë kulturore
Aktualitet

Nis në Korçë konkursi “Gjuha Ime”, promovim i dashurisë për gjuhën dhe trashëgiminë kulturore

3 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues
Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

6 Nëntor, 2025
“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

6 Nëntor, 2025
Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

6 Nëntor, 2025
Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

6 Nëntor, 2025
Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

6 Nëntor, 2025
“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

6 Nëntor, 2025
Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

6 Nëntor, 2025
Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

6 Nëntor, 2025
Gjergj Danush Lapacaji (1495-1570): Gjenialiteti shqiptar në Rilindjen Evropiane të shkencave

Gjergj Danush Lapacaji (1495-1570): Gjenialiteti shqiptar në Rilindjen Evropiane të shkencave

5 Nëntor, 2025
‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin

‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin

5 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist