E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministria e Kulturës në verifikim të ndërhyrjeve pa leje në Manastirin e Banjskës

12 Tetor, 2023
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Përderisa ndërhyrjet e fundit në Manastirin e Banjskës janë të dukshme e të verifikuara prej vetë autoriteteve kishtare, Ministria e Kulturës është duke mbledhur informacionet dhe do të dalë me qëndrim zyrtar. Projekti i fundit ka nisur qysh në shtator, Ministrisë së Kulturës i është refuzuar kërkesa që të nisë vlerësim të dëmeve e restaurim pas sulmit terrorit të 24 shtatorit. Madje Dioqeza e Rashkë-Prizrenit s’e pranon as mbrojtjen e shtetit. Ndërhyrjet krye më vete që i bën Manastiri janë të papranueshme edhe për institucione si Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Institucionet e trashëgimisë kulturore janë vënë në kërkim të dëshmive për ndërhyrjet restauruese të bëra pa leje të shtetit në Manastirin e Banjskës në Zveçan. Ministria e Kulturës është duke pritur raportet e institucioneve vartëse për të dalë me një qëndrim për këtë rast. Intervenimet e fundit kishin nisur në fillim të shtatorit nëpërmjet një donacioni të tifozëve të klubit futbollistik beogradas “Crvena Zvezda”. Përderisa MKRS-ja pret që të dalë me një qëndrim konkret, ndërhyrjet e tilla janë të papranueshme edhe për institucione si Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

“Sa u përket ndërhyrjeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, ne jemi aktualisht duke i mbledhur informacionet dhe do të dalim me qëndrim zyrtar të Ministrisë së Kulturës sapo të kemi diçka konkrete”, shkruhet në përgjigjen e Ministrisë së Kulturës, një ditë pas raportimit të KOHËS për këtë rast. Ky institucion nuk ka dhënë detaje sa u përket angazhimeve për të verifikuar këtë rast. Dëshmi më vete janë pamjet e Manastirit pas agresionit të Serbisë në Kosovë nëpërmjet një grupi terrorist më 24 shtator. Në pamje vërehen skele në disa pjesë të kompleksit.

Tri ditë pas sulmit terrorist, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kishte deklaruar në mbledhjen e Qeverisë gatishmërinë për të restauruar dëmet që i janë bërë këtij monumenti nga grupi terrorist prej rreth 30 vetash. Dioqeza Rashkë-Prizren kishte kundërshtuar këtë iniciativë. Në reagimin në ueb-faqe, Dioqeza kishte shkruar se Çeku “ka refuzuar ta identifikojë manastirin si pjesë të Kishës Ortodokse Serbe”. Ishte ankuar “për mohim të vazhdueshëm të identitetit shpirtëror e fetar në Kosovë ndër vite”. Duke e konsideruar situatën të papranueshme, Dioqeza kishte shkruar se “nuk mund ta pranojë ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës në jetën në kishë dhe marrjen nën mbrojtje të Manastirit të Banjskës”.

“Ne e shohim këtë iniciativë si akt politik që nuk ka qëllim vetëm që ta vendosë trashëgiminë fetare e kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë nën kontrollin politik të institucioneve të Kosovës, por edhe si hap tutje për degradimin e mëtejmë të lirisë dhe të drejtave tona fetare dhe përvetësimin kulturor të kishave dhe manastireve tona”, thuhej në reagimin e Dioqezës.

Por, historia e restaurimeve e ndërhyrjeve në këtë manastir nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS) është e vjetër dhe anashkaluese krejtësisht ndaj autoriteteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Intervenimi i fundit ka nisur në fillim të shtatorit të këtij viti. Pavarësisht ligjeve të Kosovës, ku për ndërhyrje në monumente kërkohet pëlqim nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, KOS nuk ka përfillur kurrfarë procedure. Madje intervenimi i nisur në shtator është duke u bërë me tre milionë dinarë (25 mijë e 606 euro) të fondacionit “Delije”, organizatë e tifozëve të klubit futbollistik beogradas “Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq). Lajmi për nisjen e punimeve në Manastir ishte dhënë më tre shtator.

“Paratë janë paguar për rinovimin e fasadave jugore dhe lindore të kishës kushtuar Shën Stefanit”, do të deklaronin për mediat serbe zyrtarët e Fondacionit. Raportimi i “Kossev” bënte të ditur se kleriku i tempullit, Danilo, paralajmëronte edhe një projekt për restaurimin e pjesës tjetër të kishës.

Por, kjo ndërhyrje është të paktën e treta me radhë prej pasluftës së fundit në Kosovë. Më 2003 dhe 2004 atje ishte ndërhyrë për të restauruar e rikonstruktuar pjesë të kompleksit të Manastirit Mesjetar. Më 2007, çështja e restaurimit të Manastirit sërish ishte rikthyer në vëmendje, kur në një simpozium në janarin e atij viti në Zveçan disa ekspertë kishin nisur të numëronin gabimet e punimeve më 2003. Më pas, në vitin 2015, do të niste një tjetër projekt më i madh. I financuar nga e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovë e Metohi”, projekti përfshinte banjat e fshatit bashkë me kompleksin kishtar. Marrëveshja ishte nënshkruar nga asokohe udhëheqësi i kësaj zyre, Marko Gjuriq, dhe Dioqeza Rashkë-Prizren. Sipas raportimeve të mediave serbe, ishte punuar në murin rrethues e shtimin e bujtinave.

Krejt kjo veprimtari e KOS-it është e papranueshme për Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore, që është institucioni i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

“Ky fenomen i ndërhyrjes pa leje është i papranueshëm për KKTK-në pasi bëhet fjalë për aset të mbrojtur me ligjet e Kosovës dhe duhet intervenuar në përputhje me Ligjin për trashëgimi kulturore”, ka thënë Zanita Halimi, kryetare e KKTK-së. Sipas saj, Ministria e Kulturës ka treguar gatishmëri për ta mbështetur Manastirin dhe duhet bërë vlerësimi i dëmeve e më pas veprimet e tjera.

Ndërsa profesori universitar i antropologjisë, Arsim Canolli, ka thënë se fakti se Kisha Ortodokse Serbe ka ndërhyrë në Manastirin e Banjskës dhe nuk ka marrë leje është shkelje ligjore dhe mosnjohje e institucioneve të Republikës së Kosovës. Sipas tij, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore është institucion përgjegjës për të shqyrtuar shkeljet e ndërhyrjet.

“Shteti i Kosovës gjegjësisht MKRS-ja është e obliguar të ofrojë mbrojtje për asetet e trashëgimisë kulturore të mbrojtura me ligj, sepse është në mandatin e saj. Por, si KOS-i, si institucionet e tjera, si individët e thjeshtë, të gjithë janë të obliguar të përfillin ligjin: nuk mund të intervenohet në asete të trashëgimisë kulturore të paluajtshme (ndërtimore) pa lejen e shtetit”, ka thënë ai. Në këtë rast ka shtuar se edhe në të kaluarën është parë se si KOS-i ka ndërhyrë pa leje edhe në Manastirin e Kryeengjëjve dhe këto ndërhyrje janë të gjitha të paligjshme, nëse s’kanë leje nga shteti.

“Megjithatë, shteti i Kosovës duhet të bëjë çmos që të ruajë kishat e manastiret ortodokse të cilat janë trashëgimi kulturore e Kosovës. Dëmtimi i tyre dhe i imazhit të tyre është dëmtim dhe dështim i Republikës së Kosovës. Pavarësisht se çfarë bëjnë terroristët serbë, pavarësisht se si veprojnë përfaqësuesit e KOS-it në Kosovë, kishat dhe manastiret ortodokse janë trashëgimi kulturore e Kosovës”, ka thënë Canolli, profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ka thënë se në çështje si kjo duhet të përfshihen edhe ndërkombëtarët.

“Miqtë tanë ndërkombëtarë, organizatat ndërkombëtare, diplomatët duhet të bëjnë çmos që të bindin Kishën Ortodokse Serbe se mënyra më e mirë për të mbrojtur kishat dhe manastiret, qoftë nga dëmet e kohës, qoftë nga ndërhyrjet joprofesionale të restaurimit, apo nga terroristët serbë, është mënyra ligjore dhe bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat janë të mandatuara për të mbrojtur e ruajtur trashëgiminë kulturore të vendit”, ka thënë Canolli.

KOHA ka mësuar se dëmtimet e fundit të shkaktuara nga grupi terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiq janë duke u riparuar.

Pos deklarimit në mbledhjen e Qeverisë dhe refuzimit të Kishës Ortodokse Serbe, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, më 6 tetor i është drejtuar me një letër peshkopit të Dioqezës Rashkë-Prizren, Teodosije. Por, ai ende nuk ka marrë përgjigje.

Çeku i është adresuar Teodosijes duke thënë se bazuar në dispozitat ligjore për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si institucione të Republikës së Kosovës konfirmojnë gatishmërinë për zbatimin e këtij obligimi. Ka përmendur se Kosova me Kushtetutë siguron mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare.

“Si ministër i Kulturës, më lejoni të shpreh shqetësimin për të gjitha dëmtimet e shkaktuara në Manastir dhe të ofroj gatishmërinë tonë institucionale për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator 2023, rehabilitimin e gjendjes, në mënyrë që të sigurohet ruajtja e këtij aseti të trashëgimisë kulturore”, shkruhet në letër. Gatishmëria e Ministrisë së Kulturës është vlerësuar nga ata që merren me fushën e trashëgimisë kulturore.

Historia e këtij monumenti është goxha interesante sikurse e shumë tempujve fetarë në Kosovë. Përgjatë historisë ishte dëmtuar, djegur e rindërtuar. Madje kishte shërbyer edhe si xhami. Tek në shekullin e kaluar do të shtoheshin ndërtesat e kompleksit për të marrë pamjen që ka sot.

Etiketa: banjskeslejemanastiriministriaverifikim
Shkrimi Mëparshëm

“Beteja për 20 përqindëshin”, një libër rreth vetidentifikimit etnik në Shqiperi

Shkrimi Vijues

U dënua me vdekje dhe më pas u lirua me kusht, çfarë iu kërkua Abdyl Frashërit në këmbim të lirisë

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
U dënua me vdekje dhe më pas u lirua me kusht, çfarë iu kërkua Abdyl Frashërit në këmbim të lirisë

U dënua me vdekje dhe më pas u lirua me kusht, çfarë iu kërkua Abdyl Frashërit në këmbim të lirisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist