E enjte, 6 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Mësonjëtorja e Korçës, ajo e Velës apo Kurbini, kush është shkolla e parë shqipe?

7 Mars, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Shkolla e parë shqipe hapur në Korçë apo diku tjetër? 7 marsi është dita që ne festojmë hapjen e Mësonjtores së parë shqipe në Korçën e vitit 1887. Megjithatë, ajo që shumica prej nesh nuk di është se shkollat shqipe kanë ekzistuar shumë më para se Mësonjëtorja e Korçës. 

Ndue Dedaj, publicist dhe studiues i njohur i historigrafisë shqiptare është shprehur vazhdimisht se në Shqipëri ka patur disa shkolla, para asaj të Korçës. Më saktë janë shkolla që janë hapur 255 vjet më herët se shkolla e Korçës, që njihet zyrtarisht si i para. Më poshtë do t’ju rendisim referencat dhe studimet e sakta historigrafike për shkollat shqipe.

Këtu nuk bëhet fjalë për një garë se ku është hapur “shkolla e parë shqipe”. Në thelb nuk ka të bëjë me emrin Korçë apo Shkodër, Kurbin apo Velë, Stubëll apo Dhërmi, por me një koncept historik, Rilindja Shqiptare që fillon në shekullin XV dhe kulmon në shekullin XIX.

Shkollat e para shqipe i kemi në shekujt XVI – XVII, të paktën duke filluar që nga vitet 1584 -1661. 

Shkolla e Kurbinit 

Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shkruhet:
“Shkolla e Kurbinit. Një nga shkollat e para shqipe, e themeluar me 1632 në afërsi të Krujës, që i përkiste vilajetit të Shkodrës. Përveç leximit e shkrimit, aty jepej dhe mësimi i gramatikës. Përdoreshin si tekste mësimore në gjuhën shqipe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit e të ndonjë tjetri. Pushtuesit osmanë penguan veprimtarinë e saj derisa e mbyllën”. (Shefik Osmani – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, fq.1021.)

Mësonjëtorja e Velës

Shkolla e Velës u hap nga ipeshkvi i Lezhës. “Nxënësve u mësohej gjuha shqipe në këtë shkollë.” (Historia e Letërsisë Shqiptare, Tiranë 1983, f.14.). Dom Prend Suli shkruante se për shumë vjet, Ipeshkvia e Lezhës ka pasur në Velë një Gjakoni (shkollë fetare), ku priftërinjtë u mësonin shkrim e këndim të rinjve.

Më pas, djemtë kryenin mësimet pranë Ipeshkvit, i cili zgjidhte meshtarët dhe shpesh dërgoheshin për studime edhe jashtë vendit.

Shkolla e Oroshit

Vizitori Apostolik Shtjefën Gaspri, gjatë vizitës së tij në Orosh në vitin 1671, ndër të tjera përmend dhe shkollën me nxënës që mbahej nga prifti Dom Nikollë Vladani. Prifti ishte i afërti i ipeshkvit të Lezhës. Nuk ka të dhëna konkrete se kur ishte çelur ajo shkollë apo sa nxënës kishte.

Sidoqoftë, rëndësi ka fakti se në mesin e shekullit XVII Oroshi kishte një shkollë të veten me nxënës ku shkruhej dhe lexohej gjuha shqipe.

Në një tjetër dokument përmendet se, më herët, më 1657 në Mirditë ka patur një seminar me 12 nxënës që përgatiteshin të vazhdonin studimet e larta në kolegjet italiane. Kjo ka qënë një praktikë e njohur e kohës. Vendodhja e këtij seminari nuk përmendet, por të gjithë gjasat tregojnë se bëhet fjalë për shkollën e sipërthënë të Oroshit. Asokohe, shpesh Oroshi identifikonte Mirditën e stome, ngaqë aty ishte kryekisha abaciale dhe selia princërore e Gjomarkajve.

Mësonjëtorja e Stubllës së Karadakut

Një kapitull më vete përbën shkolla e parë shqipe në Kosovë, e cila i përket shekullit XVI. Me pak fjalë afro gjysmëshekulli para shkollës së Kurbinit dhe asaj të Velës. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore. Persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte një sistem i ngritur posatshërisht nga turqit. Mirëpo, në Stubëll, fshat i Malësisë së Karadakut, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip.

Ky ka qënë i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur flitet se kishte funksionuar shkolla e parë. (Isak Ahmeti, Stubëll, 11 maj 2004.) Kjo shkollë, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimitë S. Shuteriqi, ishte në formë kolegji, i rangut të një instituti të lartë.

Të gjitha këto të dhëna faktojnë se në fakt përpjekjet e shqiptarëve janë shumë më të hershme se ato në Korçës. Kjo tregon dëshirën e zellshme për të shkruar e kënduar gjuhën e ëmbël shqipe. Duhet të lexojmë më shumë rreth historisë sonë dhe të ruajmë me fanatizëm çdo fakt historik që tregon se shqiptarët e kanë dashur gjithmonë shkrimin dhe këndimin e gjuhës së tyre.

 

Shkrimi Mëparshëm

Keni menduar për dorëheqjen? Basha: Nuk kam humbur asnjë garë

Shkrimi Vijues

Fevziut: Lulzim Basha nuk di të fitojë zgjedhje, ky ishte basti i vetëm

Të Ngjashme

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori
Aktualitet

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

6 Nëntor, 2025
“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë
Aktualitet

“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

6 Nëntor, 2025
Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian
Kultura

Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

6 Nëntor, 2025
Gjergj Danush Lapacaji (1495-1570): Gjenialiteti shqiptar në Rilindjen Evropiane të shkencave
Kultura

Gjergj Danush Lapacaji (1495-1570): Gjenialiteti shqiptar në Rilindjen Evropiane të shkencave

5 Nëntor, 2025
‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin
Aktualitet

‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin

5 Nëntor, 2025
Washington Post për Lea Ypin: Ajo gjeti një foto të vjetër, pastaj e riimagjinoi jetën e gjyshes së saj
Aktualitet

Washington Post për Lea Ypin: Ajo gjeti një foto të vjetër, pastaj e riimagjinoi jetën e gjyshes së saj

5 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues

Fevziut: Lulzim Basha nuk di të fitojë zgjedhje, ky ishte basti i vetëm

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

6 Nëntor, 2025
“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

6 Nëntor, 2025
Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

6 Nëntor, 2025
Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

6 Nëntor, 2025
Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

6 Nëntor, 2025
“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

6 Nëntor, 2025
Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

6 Nëntor, 2025
Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

6 Nëntor, 2025
Gjergj Danush Lapacaji (1495-1570): Gjenialiteti shqiptar në Rilindjen Evropiane të shkencave

Gjergj Danush Lapacaji (1495-1570): Gjenialiteti shqiptar në Rilindjen Evropiane të shkencave

5 Nëntor, 2025
‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin

‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin

5 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist