E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Më 12 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Alfabetit. Si u paraqit ky Kongres në shtypin e kohës

13 Nëntor, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Kongresi i Manastirit u mbajt nga 12 – 20 nëntor 1908, mbi çështjen e ndërlikuar të alfabetit shqip, nën kryesinë e Midat Frasherit, me nënkryetar Gjerasim Qiriasin e me sekretar Luigj Gurakuqin.

Në vjeshtën e vitit 1908, në një artikull mbi Kongresin e Manastirit, gazeta “Lirija” përshkruante pikëpamjet e ndryshme shqiptare për alfabetin me fjalët: “Sikundër që kemi thënë dhe më parë, gjer më sot në Shqipëri përdoren një shumicë abece. Më e përhapura është abeceja e Stambollit, e shoqërisë ‘Bashkimi’ dhe ajo e shoqërisë ‘Agimi’. Por mos pandehet se veç këtyre abeceve nuk ka tjetër. Jo, mos u gënjeni. Se shqiptarët që kanë qenë kaq shterpë për vepra literare, kanë qenë shumë pjellorë dhe të zotët në të shpikurit abece. Thonë se më i madhi shpikës amerikan, Edisoni, ka shpikur gjer më sot 300 vegla dhe maqina. Ashtu dhe shqiptarët! Më i dobëti i shkronjave, më i gjori i fjalëve kujtonte se do të linte një emër të pavdekur duke ngrehur një palë shkronja të reja, duke nderuar zën’ e shkronjave. Edhe këtu ditë më ditë po na dilte një abetare, si këpurdhat pas shiut”

Periudha e Dytë Kushtetuese shënoi fillimin e një faze të re në marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Duke ndjekur modelin romantik evropian dhe duke besuar thellë në rolin modernizues dhe emancipues të Kushtetutës osmane, elita shqiptare i shtoi përpjekjet për hapjen e klubeve, shoqërive dhe shkollave në gjuhën shqipe. Një shembull tjetër i këtij vetorganizimi të brendshëm është Kongresi i Manastirit, si model kërkimi i unitetit dhe identitit kulturor shqiptar.

Gazeta “Lirija” dhe Kongresi i Abecesë

Kongresi i Manastirit dhe diskutimet e shqiptarëve për alfabetin patën mbulim të gjerë në shtypin shqiptar dhe osman të kohës. Në këtë drejtim paraprinte gazeta shqiptare “Lirija”, e cila dilte çdo të shtunë në Selanik dhe shtypej me shkronjat e Alfabetit të Stambollit. Kështu, disa ditë para hapjes së Kongresit, gazeta “Lirija” në artikullin e saj të emërtuar “Kongres i abecesë” paralajmëronte mbajtjen e një kongresi me qëllim që t’i jepej fund nevojës së madhe për bashkimin e të gjithë shqiptarëve të vendit. Në artikullin tjetër të gazetës publikohej thirrja e bërë më 27 gusht të vitit 1908 nga ana e klubit “Bashkimi” në Manastir, i cili mori nismën për organizimin e këtij kongresi, duke bërë dhe ftesat e para. “Shoqëria e klubit Bashkimi me anë të Pleqësisë së saj merr nderë t’u ftonjë të urdhëroni e të ndodhi në Kongren’ e Përgjithshme, e cila do të hapet më 1 të Vjeshtësë III-të, ditën e shtunë në Manastir në Klubin Bashkimi”, shkruhej në thirrjen e klubit shqiptar.

Image
Gazeta osmane “Sabah” për Kongresin e Manastirit

Konica dhe një ftesë e vonuar

Elita intelektuale shqiptare do t’i përgjigjej pozitivisht thirrjes së klubit “Bashkimi”. Ndërkohë që “Bashkimi” i Shkodrës njoftonte se në Kongres do të përfaqësohej nga Atë Gjergj Fishta, Noli nga Bostoni, nëpërmjet një letre njoftonte me keqardhje mbi pamundësinë e pjesëmarrjes. “E mora grishimin e shoqërisë s’uaj dhe ju përhiroj tepër për mirësinë që patët për të më ftuar si delegat i shqiptarëve të Amerikës. Por, sikurse e kuptoni mirë, s’munt t’vinja pa lënë një tjetër prift në vent t’im”, shkruante Noli në përgjigjen e tij për klubin “Bashkimi”. “Kombi do t’jua dijë për të mirë këtë që po bëni dhe Zoti ju faltë shëndet dhe mbarësi për të mirën e vendit tonë”, shkruante me fjalët më të mira në një pjesë të letrës. Në të kundërtën e Nolit, intelektuali tjetër shqiptar Faik Konica, në përgjigjen e tij për klubin, refuzoi ftesën duke shpalosur më pak argumente gjuhësore dhe duke shfaqur më shumë pakënaqësitë e tij mbi mënyrën e organizimit dhe mbi ftesën që sipas tij ishte e vonuar. Madje, në kopjen e letrës të publikuar në revistën “Albania”, Konica me një fodullëk të paparë i quante pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit çobanë dhe vetë Kongresin e Manastirit kongres të shqiptarëve xhonturk në Maqedoni. “Një kongres për abenë do të mblidhet, mos kini frikë. Po the right Congress, by the right man, in the right time, at the right place”, shkruante Konica me një ton përqeshës. I njëjti nuk dënjoi të marrë pjesë as në Kongresin e Elbasanit, me gjithë ftesën që iu bë.

Image
Anëtarët e Kongresit të Manastirit
Etiketa: alfabetikoheskongresimanastiritshtypi
Shkrimi Mëparshëm

Beogradi pagoi për të marrë pikturën e ‘luftëtarit shqiptar’/ Reagon Artan Lame: Serbë të poshtër! Pse nuk e bleu shteti ynë?

Shkrimi Vijues

Euractiv: Athina zyrtare hakmerret për Belerin

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Euractiv: Athina zyrtare hakmerret për Belerin

Euractiv: Athina zyrtare hakmerret për Belerin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist