E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë, firmosen 19 marrëveshje

20 Qershor, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është mbajtur në Prishtinë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.  Nga kjo mbledhje u nënshkruan 19 marrëveshje dhe memorandume mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbledhja e së hënës shënon takimin e tetë të tillë mes dy qeverive. Qeveria e Kosovës ka thënë se marrëveshjet e memorandumet ndërqeveritare janë arritur në fushën e arsimit, doganave, energjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes e drejtësisë.

Në sektorin e arsimit është arritur marrëveshje për mundësi konkurrimi dhe vijim të studimeve në 19 universitete të të dyja shteteve, në kushte të barabarta.

Në takim, palët janë pajtuar për të punuar drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve, më pas për të krijuar një platformë të përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dyja vendeve.

Në sektorin e transportit është arritur marrëveshje për një studim fizibiliteti që i hap rrugën ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë, projekt që mëton të lehtësojë transportin e njerëzve dhe mallrave.

Kryeministri Edi  Rama bëri me dije sot nga Prishtina se Shqipëria do të paraqesë në Këshillin e Evropës një diskutim në lidhje me pavërtetësinë e akuzave të Dick Marty për gjoja krimet e luftës në Kosovë. Rama tha se bota duhet ta dëgjojë këtë fakt.

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer ironitë lidhur me deklaratat se ai ka qëndrim pro-serb dhe është vëllai i Presidentit Aleksandër Vuçiç. Nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Kurti, e cila u mbajt në Prishtinë pas mbledhjes  së tetë të dy qeverive, Rama i tha gazetarëve se nëse do ta shikonin bashkë me kryeministrin Kurti do ndërronin mendim.

“Për të ardhur te proserbizmi im, unë jam më shumë se kaq. Unë jam vëllai i Vuçiçit, ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që unë jam vëllai i tij, por përtej kësaj dua të them që këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin sot. Ne na duhet të bëjmë çmos që të rrisim të gjitha mundësitë që e integrojnë këtë pjesë të Evropës, në një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror. Unë nuk hyj në çështjen e administrimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është çështje ekskluzive e dy vendeve. Ashtu sikundër unë nuk besoj në asnjë sekondë që qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton qasjen apo qëllimin përfundimtar. Janë dy rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qëllim, që është zgjidhja përfundimtare dhe njohja e Kosovës nga Serbia dhe paqja e drejtë që i takon shqiptarëve të Kosovës.

Dhe thënë të gjitha këto, dua ta përsëris që me Albinin ne kemi një marrëdhënie që është e kahershme, që është shumë miqësore dhe që do të jetë e tillë gjithmonë. Ne jemi njerëz me bindje të forta dhe të gjedh tani njerëz me bindje të forta që janë në një mendje do të thotë që ose i janë dobësuar bindjet, ose s’i kanë pasur ndonjëherë të forta. Në këtë pikë jemi të qetë dhe këtë e tregon fakti që po të jeni kur ne jemi bashkë dhe të shikoni volumin e qeshjeve do habiteni dhe do thoni s’qenka vëllai i Vuçiçit, qenka vëllai i Albinit. Më lini të jem vëllai i të dyve se mund t’ju duhem”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe një herë tek heqja e barrierave doganore për Kosovën, duke thënë se sot ka një problem të vjetër, pasi pala e Kosovës ka kërkuar kohë për të studiuar çështjen.

Rama nuk i kurseu batutat edhe në këtë pjesë duke thënë se synohet që volumi tregtar të bëhet 1 miliardë, ndërsa sot është më shumë se çmimi i këpucëve të Cristiano Ronaldos. “E kishim volumin e sa këpucët e Cristiano Ronaldos. Ambicia është për mbi 1 miliard të volumit tregtar. Tani jemi mbi Cristiano Ronaldon. Duam të shkojmë tek i gjithë Manchester United.” tha Rama.

Ballkani i Hapur ishte temë diskutimi në konferencën e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit Kurti në Prishtinë.

Kryeministri Kurti u shpreh se me Shqipërinë Kosova ka marrëdhënie vëllazërore dhe nuk ka nevojë për ndërmjetësues. Ndërsa kryeministri Rama mendon se nisma Ballkani i Hapur nuk e bashkon Shqipërinë me Kosovën, por as nuk e ndan. Të dy vendet ndajnë pikëpamje të ndryshme për sa i përket nismë Ballkani i Hapur, pasi Kosova refuzon t’i bashkohet.

“Duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje, protokolle dhe memorandum gjithsej 19 dhe kjo është për tu përshëndetur. Marrëdhëniet tona janë vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues ndërmjet njëri-tjetrit. Çështja është e ngritur, është e një dimensioni tjetër, nuk është mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk kam asnjë gjë të re për të thënë.”-tha Kurti.

Rama u shpreh: “Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon por ama Ballkani i Hapur nuk na ndan, në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, nuk është sekret, por këto këndvështrime të ndryshme nuk na pengojnë që të ecim përpara në marrëdhëniet bilaterale. Tarifat doganore, heqja e të gjitha tarifave doganore për kompanitë, është sot në Ballkanin e Hapur dhe duam ta bëjmë e me Kosovën. Ne do ta bëjmë këtë pa asnjë diskutim, madje për sa i përket tarifave doganore Kosova ka kërkuar pak kohë për studim, dhe ne do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme dhe do ta hapim pa tarifa doganore kufirin për bizneset e Kosovës”.

Kryeministri Edi Rama e ka mbyullur me një mesazh fjalën e tij në konferencën me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, para se të dy të prisnin pyetjet. “Qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”, ishte mesazhi i Ramës, teksa njoftoi edhe zhvillimiet për një abetare të unifikuar dhe projekte të tjera.

“Ky është një projekt që nuik kemi thesjht ekspozuar një video. Është rezultat i një pune të detajuar. Kemi firmosur bashkarisht financimin e studimit të për të shkuar më pas te hekurudha Durrës-Prishtinë.

Tjetra që është shumë e rëndësishme, në mbledhjen e kaluar kemi rënë dakord për një abetare unike. Abetarja është në një proces të avancuar me një komisiojn të përbashkët ekspertësh është përzgjedhur varianti fitues. Jemi në fazën e zbatimit dhe shpresjmë t’i shpërndajme abetaret e para në një kohë sa më të shpejtë.

E fundit është dakordësia financiare, për shkrimin e enciklopedisë shqiptare. 10 vëllime që do përmbledhin gjithë korpusin enciklopedik të popullit shqiptar.

Kam një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur mes dy qeverive, me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve, shpresoj ky të konsiderohet fakt dhe jo për të bërë spekulime të tjera politike, sepse jam tërësisht i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës.

Sapo u kënduan himnet qeni nuk lehu më. Kur ne fokusohemi dhe puna vazhdon lehjet mbeten prapa. Qentë le të lehin, karvai le të ecë përpara”, tha Rama.

Rama tha se me qeverinë e Kurtit, Shqipëria ka regjistruar nivelin më të lartë të marrëveshjeve të firmosura mes dy vendeve, duke hedhur poshtë spekulimin për raportet jo të mira me Albin Kurtin.

“Kemi rënë dakord për disa gjëra me rëndësi. Pas çdo mbledhjeje të përbashkët i afrohemi qëllimit për partneritetin strategjik mes dy vendeve. Ramë dakord që në kuadrin e 110 vjetorit të flamurit tonë kombëtar të organizojmë për herë të parë Kuvendin e Përbashkuar të dy republikave. Ramë dakord që në periudhën e fundit të viti të publikojmë revistën e parë bashkeqeveritare. Do të kemi një fletore zyrtare të të dyja qeverive, do publikohet në fund të çdo viti për të informuar të interesuarit për bashkëpunimin mes nesh. Volumi tregtar Shqipëri Kosovë ka qenë 136 mln euro, sot jemi në 433 mln euro. ASmbicia jonë të shkojmë mbi 1 miliardë. Është rezultat i djersë, ambicies së sipërmarrësve shqiptarë në dy anët dhe lehtësirave që kemi krijuar. Kam një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye për ata që komentojnë për mos ecurinë mes 2 qeverive. Kemi shkallën më të lartë të niveli të marrëveshjeve të nënshkruara. Të konsidertohet fakt dhe jo arsye për spekulime. Kemi ekspozuar projektin e portit të ri të Durrësit”, tha kryeministri Edi Rama.

Etiketa: kosovekurtimarreveshjembledhjeqeveriramashqiperi
Shkrimi Mëparshëm

Integrimi / Gjermania kërkon të hapen menjëherë negociatat me Shqipërinë

Shkrimi Vijues

Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski refuzojnë Samitin e Brukselit: S’është ndonjë spektakël që ia vlen të shihet

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues

Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski refuzojnë Samitin e Brukselit: S’është ndonjë spektakël që ia vlen të shihet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist