E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Mathew Aref: Shpjegim emrash me anë të gjuhës pellazgo-shqipe

12 Maj, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Demetër = Dhè motër

Bija e Kronos dhe e Reas, ka qënë një hyjni e rëndësishme e “tokës së lëruar dhe pjellore”, çfarë ajo mishëronte si dhe më në veçanti kokrra gruri. Kujtojmë kalimthi se Pellazgët janë të parët që sollën kulturën e drithrave në Europë. Gjithashtu perëndesha e frutave dhe e të gjitha pasurive të tokës, ajo ishte simbol i qytetërimit antik: begatia e të korrave dhe e zhvillimit ekonomiko shoqëror. Kulti i saj u ruajt në disa rajone të Greqisë antike, në veçanti në Arkadi, ku Pellazgët ruajtën për një kohë më të gjatë tradidat e tyre. Një legjendë tregon se Demetra kishte mbërritur në Greqi nëpërmjet Kretës. Grekët e quanin Nëna e tërshërës. Gjithsesi të lashtët, të gjithë njëhërësh e cilësonin perëndesha Tokë ose Toka – Mëmë. Dhe pjegimi shqip i mësipërm është më se i qartë: Dhe – Motër që do të thotë Toka Motër. Është me vend të shënohet përputhja e kuptimeve midis Demetër (perëndeshë e kultures dhe e mbjelljes) dhe bija e saj Kore (perëndesha e të korrave): ajo që mbjell nëna dhe ajo që korr bija!

Hadi = Ha deks, Ha vdeks

Biri i Koronos dhe Reas, Hadit i ranë pjesë zotërimi sovran mbi botën e nëndheshme. Ai është zot i botës së përtejme dhe i mbretërisë së të vdekurve. Ai paraqitet në fund të botës së përtejme mbi një fron duke mbajtur një skeptër në dorë, me të cilin ai sundon pa mëshirë shpirtrat e të vdekurve. Grekët e kanë përkthyer emrin e tij i padukshmi, ndërkohë që në gjuhën shqipe Ha deks (gegë) ose Ha vdeks nënkupton ai që ha të vdekurit.

Hesiona = E zanë

Egzistojnë dy versione në lidhje me këtë. Në versionin e parë ajo është një Oqeanidë, bashkëshorte e Prometeut. Në versionin tjetër ajo është bija e Laomedonit. E lidhur me zinxhir pas një shkëmbi në brigjet e Trojës, krejt e zhveshur dhe e zbukuruar ma bizhuteritë e saj dhe për jetën e saj i detyrohet Heraklesit që e zgjidhi nga zinxhirët. Emri i saj shpjegohet në mënyrë të përkryer në gjuhën shqipe: E zanë (gegë) ose E zënë (toskë), pra në të dy dialektet e kapur.

Odise = Odhysseus = Udhës, Udhësi

Uliksi, pasi kishte luftuar për dhjetë vjet, u nis ndër aventura për dhjetë vjet të tjerë. Penelopa, gruaja e tij, e priti gjatë njëzet viteve të luftimeve dhe të dhe shtegëtimeve të ndryshme. Uliksi është më i njohur për aventurat dhe udhëtimet e tij. Madje është vetë emri i tij që na e zbulon këtë: Udhës, Udhësi, Udhëtar që rrjedhin nga fjala shqipe Udhë. Uliksi është emri i latinëve. Edhe ky emër shpjegohet nga fjala shqip Ulic d.m.th. rrugë e vogël.

Penelopa = Penë* e lyp

Bija e nimfës Periboea dhe e Ikarios, vëllai i Tindarit. Ajo është gruaja e të famshmit Uliks. Gjatë mungesës së bashkëshortit të saj edhe për të shmangur prtenduesit e mundshëm për martesë, ajo vuri në zbatim një strategji: ajo shpalli se së pari duhej të përfundonte endjen e qefinit të vjerrit të saj, Laertit. Por natën ajo e zhbënte atë që kishte bërë ditën. Emri i saj shpjegohet mjaft qartë në gjuhën shqipe: Penë e lyp, që do të thotë Ajo që ka nevojë për fill. Grekët e shpjegojnë me ajo, fytyra e së cilës është mbuluar me një vello. Penelope është epiteti që jepet sepse në të vërtetë ajo quhet Arnea ose Arnakia (ajo që arnon?)

Hipos

Kjo fjalë në greqisht do të thotë kalë. Mirëpo sigurisht kjo fjalë rrjedh nga fjala pellazgo-shqipe hip. Në të vërtetë për të emërtuar kalin gjuha shqipe ka ruajtur formën më arkaike të belbëzimeve të para të njeriut parahistorik: kal. Njohja e kalit nga ana e Grekëve është arritur nëpërmjet pellazgëve (Thrakët, Frigjanët), tashmë kali ishte një kafshë e zbutur shtëpiake, d.m.th. i hipshëm. Pra, Grekët gjatë mbërritjes së tyre ne gadishull do ta kenë emërtuar Hip-os : ai që hipet. Kjo “folje” përfundoi duke u dhënë Grekëve “emrin” e kalit, ndërkohë që Shqiptarët kanë ruajtur formën e tij arkaike: kal.

Homeri = Omerë, O mirë

Kjo thirje admiruese, tipike pellazgo- shqiptare do të thotë sa bukur, sa këndëshëm! Ky interpretim përmbush tezën e atyre që mendojnë se Homeri kurrë nuk ka egzistuar, se Iliada dhe Odisea, janë vetëm poema parahelene të kënduara nga brezi në brez nga rapsodë anonimë. Në të vërtetë ne mund të mendojmë se këta poetë epikë, rapsodë ose këngëtarë popullorë në epokën pellazge ( meqënëse të lashtët na thonë se Pellazgët “zotëronin vendin që do të bëhej Greqi, përpara mbërritjes së helenëve”, nuk mund të anashkalojmë këtë pohim të njëzëshëm), kanë përcjellë gojarisht epopetë e lashta që u morën nga helenët kur ata mbërritën në vendin e Pellazgëve, dhe këto epope i përshtatën, i përpunuan dhe më në fund i transkriptuan në gjuhën e tyre duke ruajtur termat dhe emrat që nuk i kuptonin, të tilla si ato të perëndive dhe toponimeve pellazge. Pra ata do t’i kenë dëgjuar këta poetë epikë të recitojnë epopetë e tyre dhe njërëzinë që të thërrasë: O mere dialekti gegë i Shqipërisë së Veriut, sepse në Jug thuhet O mirë.

*Penë = peri, filli.

Marrë nga libri “Shqipëria, odisea e pabesueshme e një populli parahelen” i autorit Mathew Aref

Etiketa: arefemragjuhemathewpellazgishtshpjegimshqip
Shkrimi Mëparshëm

Pashko Vasa: Epirotët dhe Maqedonasit nuk janë popuj helenik

Shkrimi Vijues

Publikohet në shqip “punimi i parë shkencor për Skënderbeun, në fundin e Shekullit të XIX”

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Publikohet në shqip “punimi i parë shkencor për Skënderbeun, në fundin e Shekullit të XIX”

Publikohet në shqip "punimi i parë shkencor për Skënderbeun, në fundin e Shekullit të XIX"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist