Në Shkodër është organizuar ceremonia e nderimit të 56 të vrarëve në 29 gusht të vitit 1948. E njohur si masakra e Koplikut konsiderohet si një nga aktet më të rënda të qeverisë komuniste.
Tashmë edhe pas 34 vitesh kur regjimi ka rënë ende nuk bëhen publik emrat e atyre që organizuan vrasjen.
Në fjalën e tij Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, shton se e vërteta nuk duhet të dalë për hakmarrje.
Nderimi për viktimat e viteve të para të pushtetit komunist u bë në ditën evropiane të përkujtimit të viktimave nga regjimet totalitare e njohur si “Dita e Shiritit të Zi”.