E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Marrëveshja me Serbinë, brenda mandatit të qeverisë së re

Lajçak në Prishtinë

2 Mars, 2021
Në Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të martën se pret që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, të arrihet brenda mandatit qeverisës të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ai i bëri këto komente pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër vizitës treditëshe në Prishtinë, në përpjekje për të sigurur rifillimin e bisedimeve menjëherë pas themelimit të institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat doli fituese lëvizja Vetëvendosje.

“Po unë mendoj se ne mund ta përfundojmë këtë proces me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve gjatë mandatit të zotit Kurti dhe zonjës Osmani dhe nuk shoh ndonjë pengesë pse të mos e arrijmë”, tha zoti Lajçak duke nënvizuar se autoritetet në Kosovë kanë mirëkuptim për rolin e rëndësishëm të bisedimeve që sipas tij mund të përmbyllen për disa muaj.

“Nuk kërkon vite, por nuk është në të drejtën e Bashkimit Evropian të vendos. Ne nuk po i nxitojmë palët. Ne nuk jemi duke ngadalësuar procesin. Ne jemi këtu dhe është në dorën e Kosovës dhe Serbisë se sa shpejt dëshirojnë të ecin. Nëse dëshirojnë të takohen në baza mujore ne jemi aty, nëse duan të takohen në baza javore ne jemi aty, pra ne jemi këtu për të lehtësuar dhe siç e thashë, pëfundimisht nuk na duhen edhe dhjetë vjet të tjera, as pesë dhe tre vjet, nëse ka përkushtim dhe gatishmëri nga palët”, tha zoti Lajçak.

Ai tha se me administratën e re amerikane të presidentit Joe Biden, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë në baza ditore për të njëjtin qëllim; për të çuar përpara Kosovën dhe rajonin drejt së ardhmes evropiane.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha se procesi i bisedimeve duhet të rishikohet.

“E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës dhe në veçanti në emër të institucionit që drejtoj, që po ashtu udhëheq me politikën e jashtme, që për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një “reset”, pra një rishikim i cili ndër të tjera ndihmon që Republika e Kosovës të jetë e përgatitur dhe mbi të gjitha të respektojë interesat e veta, interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës në një proces i cili patjetër duhet të rezultojë me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual të Kosovës dhe me Kushtetutën aktuale të Kosovës”, tha ajo.

Zonja Osmani tha se institucionet e reja të Kosovës do të angazhohen në bisedime por, me një qasje të re dhe nuk do të lejojnë që tërësia tokësore e Kosovës të të bëhet pjesë e bisedimeve.

“Pra përfitimi final është anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo të konsiderohet Kosova si një shportë me pemë e perime ku çdo kush merr diçka prej saj duke e shndërruar në një shtet jofunksional, i cili nuk i duhet as qytetarëve të saj, nuk i duhet as rajonit e nuk u duhet as partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha zonja Osmani.

Të hënën, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha pas takimit me zotin Lajçak se nuk është kundër bisedimeve me Serbinë, por kërkon që ato të jenë parimore dhe të përgatitura mirë.

Zoti Lajçak, pas Kosovës do të shkojë në Beograd, është vënë në përpjekje për të siguruar vazhdimin e bisedimeve gjatë këtij viti, meqë vitin e ardhshëm është Serbia që do të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale e parlamentare, gjë që do të çonte në një periudhë tjetër të pezullimit të bisedimeve që filluan dhjetë vjet më parë.

Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 por është përfshirë në bisedime për normalizim marrëdhëniesh që është kusht për integrimet evropiane./VOA/

Shkrimi Mëparshëm

Kishte 250 mijë euro dhe 16 mln lekë në shtëpi, gjykata liron mjekun Edvin Prifti

Shkrimi Vijues

Bashkimi Shqipëri-Kosovë, Kurti nga Lezha: Na ndalon Kushtetuta, por …

Të Ngjashme

“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?
Kryesore

“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?

11 Dhjetor, 2025
Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij
Kryesore

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe
Kultura

Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

9 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente
Aktualitet

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

9 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë
Aktualitet

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore
Aktualitet

Gjuetia për sendet me vlerë/ DASH dhe ambasada e SHBA-së asistencë për të ndalur trafikimin e objekteve kulturore

5 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Bashkimi Shqipëri-Kosovë, Kurti nga Lezha: Na ndalon Kushtetuta, por ...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist