E hënë, 8 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

“Marije Logoreci krijoi një galeri figurash, që mbeten referencë për çdo aktor, pasi ajo interpretoi personazhe…”/ Historia e panjohur e legjendës së skenës dhe kinematografisë shqiptare

23 Qershor, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Marije Logorecit (19 qershor 1988), kujtojmë një ndër figurat më përfaqësuese të skenës dhe ekranit shqiptar, një ikonë që me fuqinë e talentit, karakterit dhe përkushtimit të saj, ngjizi një art të pakrahasueshëm dhe të përjetshëm. Të përpiqesh të përshkruash Marije Logorecin, është si të kërkosh të përkufizosh të pakufishmen. Ishte një aktore që nuk përfaqësonte thjesht një emër, por një epokë.

Në çdo rol të saj jetonte e gjithë ndërgjegjja e një shoqërie, e gdhendur me ndjeshmëri, temperament, thellësi psikologjike dhe një vëzhgim të imët njerëzor. Figura e saj, si në teatër, ashtu edhe në kinematografi, është e ngulitur në kujtesën tonë si një shkreptimë që nuk zbehet, si një tingull i fuqishëm që nuk shuhet. E lindur në Shkodër më 23 shtator 1920, Marija – e njohur me përkëdheljen “Tushi” – u rrit në një mjedis ku ndërthureshin dashuria për artin dhe përkushtimi ndaj traditës.

Shkollimi i saj në institutin e “Motrave Stigmatine”, la gjurmët e para të një ndjeshmërie artistike që do të shpalosej më vonë në mënyrë të natyrshme. Vizatimet e saj të hershme, këndimi i ëmbël dhe përfshirja në botën e legjendave të Veriut, të njohura nga malësorët që bujtnin në shtëpinë e saj, qenë baza shpirtërore e asaj që më vonë do të bëhej një shpërthim i madh artistik.

Në Tiranë, Marija u martua me Kolë Logorecin, ekonomist i shquar dhe bir i patriotit e dijetarit Mati Logoreci. Në mjedisin e shtëpisë Logoreci, ajo u përball për herë të parë me mendimin elitar shqiptar: bisedat me Fishtën, Koliqin, Çabejn, Xhuvanin. Këto nuk ishin vetëm takime, por horizonte që formësuan kulturën dhe gjuhën e saj skenike, pasuruan shpirtin dhe vizionin e saj krijues. Po ashtu, bashkëshorti i saj, e mbështeti plotësisht rrugën artistike që ajo zgjodhi, në një kohë kur kjo nuk ishte e zakonshme për një grua.

Karriera e saj nisi me muzikën: në vitin 1945 këndonte në Radio – Tirana këngë popullore dhe partizane. Talenti i saj e çoi drejt Teatrit Popullor në vitin 1947, ku do të niste një rrugëtim të gjatë e të ndritur. Kalimi nga muzika te skena, nuk ishte i lehtë, por Marija e fitoi skenën me punë, me disiplinë dhe me një përkushtim të rrallë.

Marije Logoreci krijoi një galeri figurash që mbeten referencë për çdo aktor. Ajo interpretoi personazhe të dramave më të mëdha botërore dhe atyre kombëtare, me një intensitet që nuk lë vend për harresë. Nga Lokja e “Tokës tonë”, që është një ndër kulmet e saj dramatike, te “Bernarda Alba”, Gertruda te “Hamleti”, Fatimja tek “Halili dhe Hajria”, apo Kristina Padera tek “Komploti i të dënuarve” – çdo rol i saj ishte një përjetim, një zhytje në natyrën njerëzore, një gdhendje karakteri me skalpelin e një mjeshtreje.

Në kinematografi, Marija mbetet ndër të parat që solli shpirtin teatror në ekran: në “Toka jonë”, “Përmbytja e madhe”, “Cuca e maleve”, “Muri i madh”, “Përkolgjinajt”, etj., ajo ndërtoi figura të forta, shpesh femra të thyera nga jeta, por me një dinjitet të patundur. Në një kohë kur filmi shqiptar sapo po hidhte hapat e parë, ajo e ruajti thelbin skenik të interpretimit, duke ia përshtatur ekranit me intuitë dhe përvojë.

Përtej rolit si aktore, Marija ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Lexonte shumë, kujdesej për shtëpinë, për lulet, për qentë e macet, e për kopshtin. Nuk e njihte fjalën “lodhje”. Ishte një shpirt i gjallë, i qeshur, gjithmonë i gatshëm për të ndarë një këshillë, një fjalë të urtë, një mendim të mençur. Kujtesa e saj fenomenale dhe pasioni për letërsinë, mitologjinë dhe legjendat e bënin një rrëfimtare të lindur dhe një shoqe frymëzuese për të gjithë.

Me punën e saj, Marije Logoreci i dha teatrit dhe filmit shqiptar jo vetëm art të mirëfilltë, por një metodë, një qëndrim, një etikë. Ajo mbetet një figurë që nuk imitohet, por studiohet. Zëri i saj, fjala e ngarkuar me ndjenjë, ekspresiviteti i thellë i fytyrës dhe gjesteve, i dhanë publikut atë që është më e rrallë në art – përjetimin. Në rolet e saj u mishërua e qara dhe e qeshura e jetës, absurdi dhe tragjikja, absurdi i përditshmërisë dhe sakraliteti i shpirtit njerëzor.

Marije Logoreci, “Artiste e Popullit”, mbetet një ndër emblemat e artit shqiptar – një monument frymëzimi, një zë që nuk shuhet dhe një emër që meriton të përmendet me nderim, përulësi dhe krenari. Në çdo përvjetor të saj, ne rikthehemi jo thjesht për të kujtuar, por për të medituar mbi madhështinë që ajo përfaqëson./ Memorie.al

Etiketa: ekranifigurashgalerilogorecimarieshqiptarskena
Shkrimi Mëparshëm

“Emri i humbur” – Pse Noli i dha Shëngjinit emrin “Willson”?

Shkrimi Vijues

Historia e një fotoje/ Çështja Çame

Të Ngjashme

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan
Aktualitet

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij
Kultura

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

8 Dhjetor, 2025
Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip
Kultura

Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

8 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″
Aktualitet

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit
Aktualitet

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Historia e një fotoje/ Çështja Çame

Historia e një fotoje/ Çështja Çame

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

8 Dhjetor, 2025
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

8 Dhjetor, 2025
Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

8 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist