• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

Vinny nga Vinny
21 Tetor, 2025
Në Aktualitet, Kultura
0
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
0
NDARJET
21
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Vizatimi është një akt i pastër, i çliruar nga gjykimi, një mënyrë për të komunikuar me ndjenjat përtej arsyes.

Për piktorin Gazmend Leka, vizatimet nuk janë thjesht akt përgatitor drejt pikturës, por është magji më vete, ndaj ekspozitën me mbi 80 krijime në Galerinë FAB e titulloi “Magjia e Vizatimit”.

Për mjeshtrin e penelit, vizatimi është një akt krijues që merr jetë në të brendshmen tonë dhe ndriçon shpirtin.

“Për mua, vizatimi zë një vend shumë të rëndësishëm në krijimtarinë time, kam një lidhje shumë të fortë me të, sa herë që krijoj ciklet e pikturave, sigurisht që merrem edhe me koleksionin e vizatimeve. Këtë herë, nuk doja të ndërtoja vizatimin si një servil të pikturës, si një paradhomë të pikturës.

Kam marrë disa imazhe, të cilat i kam pasqyruar në të gjithë krijimtarinë time 40-vjeçare dhe i kam ripërtypur edhe njëherë. Nga memoria ime, kam liruar disa figura, të cilat kishin një lloj aktivizimi, nuk kishin vdekur përfundimisht në shpirtin tim”, tha piktori Gazmend Leka.

Vija që konturojnë portrete, ngjyra e nuanca që diferencojnë format, dritëhije që përballin botë të ndryshme.

“Kjo është një lloj ndjeshmërie që ka njeriu kur merret gjatë me një gjë, është ajo përplasje që ke gjatë ditës, çohesh në mëngjes ka diell, në darkë bie nata. Edhe krijimi ka stilin e tij, ka momente kur fut dritën më të fortë, ka momente kur drita bëhet më përkëdhelëse dhe ka më shumë hije”, deklaroi piktori.

Një tjetër element i veçantë janë titujt që qëndrojnë pas çdo krijimi që joshin më shumë publikun dhe nxisin imagjinatën.

“Është fare normale që kur lind një fëmijë, duhet t’i vendosësh emër patjetër pa kaluar ai 30-40 ditëshi. Zakonisht përpiqem të mos ia vë emrin direkt, që pasi publiku të marrë emocionin e parë, kur lexon titullin, krijon edhe shtresat e mendimit”, u shpreh ai.

Ekspozita, që është një ritregim i të gjitha personazheve të Gazmend Lekës në mbi katër dekada, mirëpret artdashësit në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve deri më 2 nëntor.

Top Channel

Etiketa: ekspozitegazmentlekapikturavizatime
Shkrimi Mëparshëm

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

Shkrimi Vijues

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

Shkrimi Vijues
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

12 Mars, 2026
Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

11 Mars, 2026
Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

11 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist