Marrëveshja e Rajhshtadit dhe Shqipëria
Në kohën e Krizës Lindore, Rusia zhvillonte paralelisht dy politika, njërën zyrtare nëpërmjet
të së cilës shprehte kundërshtimin për hapjën e krizës, dhe tjetrën jozyrtare duke i shtënë
krizës zjarr. Marrëveshja e izoluar me austro-Hungarinë, rivalin kryesor në çështjet
ballkanike, për rrethanat aktuale ishte veprimi me i qelluar i Peterburgut. Edhe Vjena e
përkrahur nga Berlini tregoi gatishmëri në këtë drejtim. Si rezultat i negociatave të zhvillura
ndërmjet dy përsonaliteteve më të larta shtetrore austro-hungareze dhe ruse (Andrashi dhe
Gorçakov) dhe rrjedhimisht ndërmjet dy sovranëve, FrancJozefit I dhe Aleksandrit II, më 8
korrik të vitit 1876 u lidhë e ashtuquajtura Marrëveshje e Rajhshtadit, e formalizuar me
Konventat e Budapestit (Konventa ushtarake dhe Konventa politike), më 15 janar të vitit
1877.(Rizaj,2011).
Qeveria ruse, me ultimatumin e 2 tetorit 1876 e detyroi Turqinë të lidhtë armpushim me
Serbinë. U ndje e domosdoshme mbajtja e një konference nderkombëtare në të cilën do të
zgjidheshin shumë probleme në lidhje me çeshtjen lindore.(Pllana, 1978).
Më 24 dhjetor 1876 Konferenca Ndërkombëtare i filloi punimet në Stamboll, buzë Bosforit.
Aty Rusia parashtroi “reformat” që Perandoria duhej t`u akordonte popullsive kryengritëse.
Sulltan AbdylHamiti i përkrahur nga Anglia shpalli, kushtetutën e përgatitur nga Mithat
Pasha, e cila u përshendet me të shtëna artilerie, çka i çuditi mjaft diplomatët
europian.(Castelan, 1991). Kushtetuta ishte përfundim i një procesi të gjatë reformash, që po
kryheshin në Perandorinë Osmane. Ajo u hiqte nga dora Fuqive të Mëdha mjaft nga
argumentet që përdornin për të kërkuar rishqyrtimin e Çështjes Lindore. Tanimë Shteti
Osman dukej se kishte një regjim fare të ngjashëm me atë të shteteve moderne të Perëndimit.
Mantran (2004). Kushtetuta u garantonte nënshtetasve pa dallim besimi dhe kombi të drejtat
politike, lirin e shtypit dhe të tubimit, por nuk pranonte përkatësinë nacionale të popujve. Me
këmbnguljen e fuqive të tjera të mëdha, Konferenca Ndërkombëtare i vazhdoi punimet në
Londer.(Pllana, 1978).
Qellimi themelor i këtyre marrëveshjeve ishte ndarja e Ballkanit. Austria u zotua në
neutralitetin e saj në konfliktin e mundshëm ruso-osman dhe si këmbin austriakëve do tju
lejoheshin të pushtonin krahinën e Bosjnës dhe Hercegovinës. Austria gjithashtu siguroi një
8
premtim nga Rusia, sipas të cilës në Ballkan nuk do të vendosej asnjë shtet i madh sllav,
Mullai (2008). ndërkaq Rusia hoqi dorë nga kunërshtimi i saj ndaj okupimit të mundshëm
austriak të Bosnjës e Hercegovinës. Ndërkaq Britania e Madhe po përpiqej të mbonteosmnët
nga Rusia, e cila morri një iniciativë për të mbledhur një konferëncë ndërkombëtare në
Konstantinopojë për ta mbajtur Rusinë larg Rusisë. Pikat kryesore qe përfshiheshin në
Marrëveshjen e Rajhshtadit dhe Konventat e Budapestit ishin: (Rich, 2006).
- Në rastë se Perandoria Osmane fiton, Serbisë dhe Malit të Zi do ti garantohet gjendja
e paraluftës dhe që Malit të Zi (e jo edhe Serbisë) ti njihet pavarësia. - Në rast se Serbia dhe Mali i Zi fitojnë në luftë, këto dy principara mund të zgjerohen
në drejtim të Sanxhakut të Jeni Pazarit (Vilajetit të Kosovës), e jo në drejtim të
Bosnjës dhe Hercegovinës - Pjesët me të mëdha të Bosnjës dhe Hercegovinës do ti jepen Austrisë, ndërkaq Rusia
do ta kthejë Besarabinë e humbur në vitin 1856 dhe do të fitojë ca lëshime në pjesën
aziatike të Peranorisë Osmane. - Në rast se Perandoria Osmane shkatërrohet, Bullgaria, Rumelia dhe Shqipëria do ta
fitojnë autonomin, Greqia do të fitojë Tesalinë dhe Kretën, ndërkaq Stambolli do të
shoallet qytet i lire. (Rizaj, 2011).
Në Rajhshtad, Rusia angazhohej për mbrojtjen e Serbisë dhe Malit të Zi po që së këto
dyja do ta hmbninluftën, ndërkaq Austria dëshironte ta pengonte krijimin e një shteti të
madhë sllav në zemër të Ballkanit. Duke tentuar që prej rusëve të nxirrte pajtimin për
okupimin e Bosnjës e Hercegovinës dhe krijimin e disa shteteve të reja në Ballkan përfshirë
këtu edhe Shqipërinë. Derisa Austro-Hungaria dhe Rusia bënin marrëveshje në Rajhshtad,
Serbia dhe Mali i Zi u mundën nga Shteti Osman. Kjo disfatë e shqetësoj shumë Rusinë.
(Rizaj, 2011).
Marrëveshja e Rajhshtadit, megjithatë u u konkretizua me nenshkrimin e Konventës së
Budapestit, me 15 janar 1877. Sipas kësaj konvente Austro-Hungaria do të
qendronteasnjenëse në luftën ruso-osmane. Si shpërblim ajo fitonte të drejtën të pushtonte
ushtarakisht Bosnjën e Hercegovinën, kurse fati i Sanxhakut të Novi Pazarit do të caktohej
nga me një marrëveshje të veqantë që do të lidhnin Peterburgu me Vjenën. Perandoria
dualiste zotohej të mos i prekte Rumaninë, Serbinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia
i mbante di territore të Zonës se saj të ndikimit. Perandoria Ruse do të kënaqej me aneksimin
e Besarabisë në Ballkan dhe të Batumit në Kaukaz.(Historia popullit shqiptar, 2002).
Marrëveshjet që dolën nga Rajhshtadi dhe Budapesti, kur kemi të bëjmë me çështjen
shqiptare përmbanin një pikë mjaftë të pafavorshme për të, pra pajtmin që Serbia mund të
zgjerohej në drejtim të vilajetit të Kosovës. Në fakt dispozitat nga këto konventa do tu
sherbejn qeverive të mëvonshme serbe, si justifikim për okupimin e territoreve të sanxhakut
të Nishit, si shkallë, kaluese për okupimin e mëvonshem të Kosovës.
Megjithatë, në Rajhshtad doli edhe një pikë shumë e favorshme për ndërkombëtarizimin e
çështjes shqiptare. Nën tryesnin austriake, për herë të parë u fol në parim që edhe Shqipëria
mund ta fitonte autonomin në rastë të shkatërrimit të Perandorisë Osmane. Pra ishte kjo hera
e parë që emri Shqipëri nuk po trajtohej nga diplomacia evropiane vëtem si një shprehje
gjeografike, por si një faktor i ri ballkanik.(Rizaj, 2011).
Edhe pse nuk kishte ndikim të drejtpërdrejtë mbi shqiptarët Qeveria Ruse në rrethanat e
krijuara më vëmendje të posaqme do ta përcjellë disponimin e shqiptarëve. Diplomatet rusë,
gjatë kohës së luftës serbo-osmane e tutje, e kishin informuar rregullisht qeverinë e vetë mbi
vetëdijen e ngritur të shqiptarëve për vetëqeverisje dhe për disponimin e tyre kryengritës
kundër Portës. Mirëpo, sipas vlerësimeve të tyre, shqiptarët hezitonin ta fillonin kryengritjen,
duke shpresuar në shpërthimin e shpejtë të luftës ruso-osmane. (Rizaj, 2011).
Marrëveshja e Rajhshtadit vuri në levizje edhe Italinë fuqinë e tretë të madhe që ishte e
interesuar për fatin e Ballkanit. E shqetsuar nga se në Rajhshtad nuk u përfillen lakmitë e saj
ekspansioniste drejtë Lindjes Roma filloj të aktivizohej më të shpejtë ndaj shqiptarëve. Me
shpresë se mund të terhiQqte simpatinë e tyre doli me motton : “Shqipëria e shqiptarëve”. Në
të njejtën kohë, me qellim që të ngrinte popujt e Evropës Juglindore kundër Austo-Hungarisë,
ajo nxori edhe motton tjetër: “Ballkani i ballkanasve”. Kështu lindi edhe në qarqet qeveritare
dhe jashtëqeveritare italiane ideja e krijimit të një shteti kombëtar shqiptar, të cilin mendonin
se do ta fusnin nën ndikimin e tyre, me ndihmen e arbëreshëve që banon prej qindra vjetesh
në Italinë e Jugut dhe ca me tepër duke vënë në krye të këtij shteti njerin nga të ashtuquajturit
princa italianë që pretendonin se ishin pasardhës të Skenderbeut.(Frashëri, 1997).
Marrëveshja e Budapestit u hartua mbi platformën e miratuar gjashtë muaj më parë në Rajhshtat dhe u plotësua me një marrëveshje shtojcë që u nënshkrua më 18 mars 1877. Sipas tyre, Austro-Hungaria do të qëndronte asnjanëse në luftën ruso-turke. Si shpërblim ajo fitonte të drejtën të pushtonte ushtarakisht Bosnjën dhe Hercegovinën, kurse fati i sanxhakut të Novi Pazarit (Pazarit të Ri) do të caktohej me një marrëveshje të veçantë që do të lidhnin Peterburgun me Vjenën. Perandoria dualiste zotohej të mos i prekte Rumaninë, Serbinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia i mbante si territore të zonës së saj të ndikimit. Perandoria Ruse do të kënaqej me aneksimin e Besarabisë në Ballkan dhe të Batumit në Kaukaz. Por, në rast se Perandoria Osmane do të shembej krejtësisht, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria do të bëheshin shtete autonome; Kreta, Thesalia dhe Epiri do të aneksoheshin nga Greqia, kurse Stambolli me rrethinën e tij do të shpallej qytet i lirë.
Po aq negative për çështjen shqiptare qenë edhe vendimet që morën Fuqitë e Mëdha në Konferencën Ndërkombëtare të Londrës, e cila i mbylli punimet e saj me nënshkrimin e një protokolli në mars të vitit 1877. Konferenca nuk e mori fare në shqyrtim çështjen shqiptare. Protokolli i Londrës e njohu parimin e autonomisë për kombësitë e Perandorisë Osmane, por edhe nga ky parim shqiptarët u përjashtuan, pasi nuk u panë si një komb i veçantë. Protokolli e detyronte Portën e Lartë të pranonte formimin e një province autonome në Bosnjë-Hercegovinë dhe të dy provincave autonome të Bullgarisë dhe të Rumelisë Lindore. Madje njëra prej tyre, vilajeti perëndimor (Bullgaria) me qendër në Sofje, do të përfshinte në kufijtë e vet edhe disa vise të banuara nga popullsi shqiptare, siç ishin krahinat e Kaçanikut, të Tetovës, të Gostivarit, të Kërçovës e të Dibrës deri në rrjedhën e lumit Drin. Protokolli e detyronte gjithashtu Perandorinë Osmane që t’i jepte Malit të Zi, përveç të tjerave, tre ishuj në liqenin e Shkodrës dhe t’i njihte atij të drejtën e lundrimit të lirë në këtë liqen dhe në lumin Bunë./usalbanianmediagroup.com
REFERENCA
Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Historia e Popullit Shqiptarë. (2002). Vëll. II. Rilindja
Kombëtare vitet 30 të Shek. XIX-1912. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i
Historisë. Toena: Tiranë.
Belegu, Xh. (1939). Lidhja e Prizrenit e veprimet e saj, 1878 – 1881. Tiranë.
Bozbora, N. (2002). Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane. Tiranë.
Castellan, G. (Tiranë: 1991). Histori e Ballkanit, Tiranë.
Demaj, F. (2011). Britania e Madhe dhe Çështja Shqiptare 1875-1913. Prishtinë: Instituti i
Historisë.
Dugolli, B. (2011). Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe 1878-1912. Prishtinë: Universiteti i
Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Historisë.
Frashëri, K. (2008). Historia e Qytetrimit Shqiptar (Nga kohët e lashta deri në fund të Luftës
së Dytët Botërore). Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Tiranë.
Frashëri, K. (1997). Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881. Toena: Tiranë.
Gawrych,G. (2007). Gjysëm hëna dhe shqiponja sundimi osman islamizmi dhe
shqiptarët 1874-1913 Tiranë.
Grimberg, K. (2005). Historia botëroredhe qytetërimi 11. Tiranë.
Mullai, A. (2008). Historia e Ballkanit, shek. XIX – 1918. Tiranë.
Pllana, E. (1987). Kosova dhe reformat në Turqi, Prishtinë.
Raça, Sh. (1990). Marrëdhëniet Shqiptaro-Greke 1829-1881. Prishtinë.
Rich, N. (2006). Diplomacies e fuqive të mëdha. Tiranë.
Rizaj, G. (2011). Shqipëria e Sipërme 1800-1913. Prishtinë: Instituti Albanologjik.
Rizaj, S. (1998). Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1877-1885. Prizren.
Robert, M. (2004). Historia e Perandorisë Osmane. Tiranë.
Schevilld, F. (2002). Ballkani historia dhe qytetërimi. Tiranë.
35
Skendi, S. (2000). Zgjimikombëtarshqiptar: 1878-1912. Tiranë.
Vlora, E. (1973). Kujtime 1885-1925. Tiranë