• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Lufta e Janinës/ Si u pushtua nga Greqia, kryeqyteti i Toskërisë!

Vinny nga Vinny
6 Tetor, 2023
Në Kultura
0
Lufta e Janinës/ Si u pushtua nga Greqia, kryeqyteti i Toskërisë!
0
NDARJET
216
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Përparim Rexhepaj, historian ushtarak ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv për të folur për luftën e Janinës. Zoti Rexhepaj tha se kjo luftë është lënë në harresë. Ai tregoi me argumente historike se si ra Janina në duart e Greqisë.

“Lufta e Janinës ka ngelur në harresë. Vetëm në këngët popullore ruhet kujtimi për luftën e madhe që u bë në Janinë. Bëhet fjalë për vitet 1912-1913, pra lufta e parë ballkanike, atëherë kur Greqia dhe Mali i Zi bënin aleanca të fshehura për të copëtuar trojet shqiptare.

Greqia u fut në Luftën e Parë Ballkanike me dy armata, atë të Thesalisë me 120 mijë vetë dhe armata e Epirit me 10 mijë vetë. Armata e Thesalisë kishte detyrë të pushtonte jugun e Maqedonisë dhe Selanikun, kurse armata e Epirit duhet të sulmonte Janinën. U bënë luftime në Prevezë, në Nikopolis, te Pesë Puset dhe gradualisht trupat greke iu afruan Janinës. Janina ishte qytet shumë i fortifikuar, me fortifikime gjermane. Kishte gati 100 topa dhe 12 mitraloza. Më shumë kishte artileri korpusi i Janinës se ushtria greke. Kemi një divizion turk dhe një divizion shqiptar, përballë divizionit grek. Më 9 dhjetor 1912, kur Shqipëria ishte shpallur e pavarur, erdhi dhe një divizion tjetër nga Thesalia dhe u organizua një mësymje e përgjithshme për të marrë Janinën. Ismail Qemali bëri përpjekje për të mbrojtur Janinën. Ai mori vendim që të mbrohet me çdo kusht Janina dhe u çoi njoftim rretheve Beratit, Gjirokastrës, Delvinës, të merrnin masa për të mbrojtur Janinë. Dërgoi Mehdi Frashërin në Janinën dhe ai takoi Esat Pashë Janinën që ishte komandanti i korpusit të Janinës dhe ishte shqiptar. Mehdi Frashëri i tha që duhet të ngrënë flamurin shqiptar në Janinë. Por Esat Pashë Janina nuk pranoi. Ministri i Jashtëm i Greqisë i dërgoi një kërcënim Ismail Qemalit duke i thënë që nëse vazhdojnë të ndihmojnë Janinën ata do pushtojnë Vlorën. Në janar, grekët dërguan përforcime të tjera dhe ndërmorën një mësymje të përgjithshme, por përsëri nuk e morën, pësuan humbje të mëdha. Vetëm në Bezhan pati rreth 4,200 të vrarë. Në fund të janarit komanda greke shkarkoi gjeneral Sapunin dhe vendosën princin Konstantin. Fitorja e Greqisë, kundër forcave të Turqisë në Janinë dhe në Selanik ishte triumf i artit ushtarak francez, ndaj artit ushtarak gjerman. Se dihet që ushtria turke ishte e armatosur me armatime gjermane dhe zbatonte doktrinën gjermane, ndërsa ajo greke me armatime franceze. Kur kryeministri i Greqisë shkoi në Londër, përfaqësuesit e Anglisë dhe Francës i thanë që ta marrin sa më shpejt Janinën se Konferenca e Londrës po vendos kufijtë e rinj të shtetit shqiptar. Ata i thanë që Janinën ta merrnin me luftë, jo me negociata, se ai qytet që merrej me luftë, i takonte si plaçkë fitimtarit. Natën e 4-5 marsit të 1913-ës ra Janina. Trupat greke shkuan në rajonet e fortifikuara ku ishin ushtarët turq dhe shqiptarë dhe ata nuk bënin asnjë rezistencë. Vetëm në Bezhan u qëllua disa herë me top, sa për të thënë që ne po luftojmë. Kështu u mor Janina për një natë. E pranojnë edhe vetë grekët këtë fakt, që për marrjen e Janinës u vranë 500 ushtarë. Si mund të merret një qytet i fortifikuar me kaq pak të vrarë. Thoshin që pala shqiptaro-turke nuk kishte municione, por edhe kjo nuk është e vërtetë se kishin topa dhe mitroloza.”, u shpreh zoti Përparim Rexhepaj, i cili është nënkolonel në pension, historian ushtarak dhe për shpjegimin që bën i referohet arkivave serbe, malazeze, greke, otomane, shqiptare dhe botimeve amerikane e angleze./K.C/dritare.net

Shkrimi Mëparshëm

Përkujtohet Sulejman Pashë Delvina, atdhetari dhe politikani i shquar

Shkrimi Vijues

Voskopoja, qendër e historisë së Ballkanit

Shkrimi Vijues
Voskopoja, qendër e historisë së Ballkanit

Voskopoja, qendër e historisë së Ballkanit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

13 Mars, 2026
Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

13 Mars, 2026
Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

13 Mars, 2026
“Pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të vjetër” Historia dhe gjeografia shqiptare, në shkollat greke (1834-1914)

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist