E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Libri biografik i Ilir Ikonomit: Fan S. Noli – “Apostulli” prezantohet në Boston

18 Mars, 2024
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Tiranës, Prishtinës, Shkupit, dhe Nju Jorkut, ishte Bostoni nolian, ai që do të priste në një takim shqiptarët, në paraqitjen e librit të Ilir Ikonomit, “Fan S. Noli- Apostulli”

Aktiviteti kulturor të shtunën(16 mars)  në një nga auditoriumet e kompleksit të ndërtesave antike të Universitetit Harvard, Kembrixh(Cambrigde – Massachusstte), sallën “Boylston Hall” të Harvardit, në 59 – vjetorin të ndarjes nga jeta të Fan S. Nolit, klierikut, shkrimtarit, politikanit e dijetarit të madh të kombit shqiptar Fan S. Noli, u mbajtë nën organizimin e degës së Vatrës në Boston, e cila e organizojë së bashku me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.

Në këtë prezamtin shumë të veçantë të këtij libri për Nolin, morën pjesë dhjetra lexues të librit, shkrimtar, studiues, studentë té shkollave të larta amerikane, gazetar e aktivist të komunitetit.

Përveç shumë intelektualëve shqiptarë të Bostonit e zonës përrreth tij, ishin të pranishëm edhe disa veprimtar të dalluar të komunitetit, përfshirë edhe drejtoreshen e biblotekës së Fan Nolit,  që ndodhet pranë Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, znj. Neka Doko. 

Ky prezantim libri i mundësuar në këtë ambjent studentor nga administratori në Departamentin e Letërsisë Krahasuese në Harvard, Faton Limani, përfaqëues i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Havard, u hapë me fjalën e Kryetarit të degës së Vatrës në Boston, z. Mentor Maksutaj.

I cili foli në cilësinë e mikëpritësit të këtij aktiviteti duke përshëndetur autorin,  ndërsa,  tha se ky prezantim i librit Apostulli, bëhet në 59 – vjetorin e ndarjes nga jeta së Fan Nolit, duke na bërë bashkë në këtë vend , ku u diplomua dhe shqiptari i parë në këtë universitet (Harvard University Cambridge MA); ” Jeta dhe vepra e tij është një udhërëfyes si për gjithë shqiptarët edhe për ne këtu në Amerikë.”, tha Maksutaj.

Ndërsa, administratori i këtij universiteti Faton Limani,  theksoi se është një simbolikë e bukur paraqitja  i librit në Universitetin e Havardit, ku Noli ka studjuar, sygjerojë se ne pasardhësit e tij, “duhet të ruajmë gjuhën, kulturën, traditën shqiptare këtu në emigrim, duke shpresuar se në vitet në vazhdim pranë Harvardit të hapet edhe një Institut i Studimeve Albanologjike”.

Gazetari Flamur Vezaj,  njëhereshit dhe sekretar i degës së Vatrës në Boston, e quajti prezamtimin e këtij libri një ditë historike; që pas 112 vitesh Fan Noli,  “kthehet” në Harvard!, 

“Por studenti i atëhershëm i Harvardit, i pari ndër shqiptarët, që u diplomua në vitin 1912, erdhi këtë radhë si një personazh biografik nga gazetari Ilir Ikonomi “Fan Noli – Apostulli”, në 59 – vjetorin e ndarjes nga kjo botë! ” tha Vezaj.

Neka Doko, e cila është edhe përgjegjësja e Bibliotekës së Nolit, mbasi vlerësoi punën e palodhur kërkimore të autorit të librit Iliri Ikonomit, tha se në këtë arkiv ai(Ikonomi)ka gjetur shumë materiale me vlerë për figurën e Nolit, në Biblotekën e Kishës së Shëngjergjit, por këshilloi ajo  se “ka edhe shumë/shumë materiale të tjera të “pafund” që duhen studiuar, dhe këto materiale duhen dixhitalizuar”.

Peshkopi Theofan Koja, n/kryetar i degës së Vatrës në Boston, mbajti edhe një kumtes të gjatë, duke vënë në pahë atë se ky libër historik, është një punim shkencor, ku “çdo fletë e tij është qepur si me gjilpërë”, nga autori “duar artë”.

Ndër të tjera ai tha se: “Për Fan Nolin,janë shkruar libra edhe në regjimin e kaluar por nuk ka qënë liria që është sot dhe ka mjaft gjëra që nuk janë thënë. Në ndërkohë që ato asnjëher nuk kan qenë ashtu si po na i rrefen gazetari dhe studuesi i pavarur , nga Washingtoni Ilir Ikonomi,”.

Autori i librit, Ilir Ikonomi, pasi falendreroi degën e Vatrës në Boston dhe grupimin “Çunat e Bostonit” për organizimin e paraqitjes së këtij libri tha:

““Çdo libër që del është i ri, por ky libër është i ri në disa pikëpamje sepse shqyrton periudhën e parë të Nolit kur shkoi në Amerikë në vitin 1906 dhe mbaron në vitin 1920. Ka shumë detaje, ka fakte të reja dhe është një këndvështrim i ri”.

 Ikonomi më tej tregojë se ka punuar për këtë libër prej gati dhjetë vjetëve, duke gërmuar në arkiva të ndryshme si në Boston, në Washington,  në New York, në Arkivin e Shtetit në Tiranë, Austri, edhe në arkivin e Vatrës, etj. Megjithë punën e madhe që kam bërë, tha ai them se  Fan Noli është si një oqean i madh që sado të gërmosh, përsëri nuk e kë zbuluar plotësisht figurën e tij.  

“Kam theksuar edhe në libër, unë zgjodha rrugën që t’i hidhja faktet në tryezë dhe ta lija përsonazhin tim të fliste vetë, duke i paraqitur lexuesit Nolin e pa filtruar, të “papërpunuar”. Jam përpjekur të dokumentoj me saktësi çdo akt, fjalim, shkrim dhe gjithçka tjetër që lidhet me Nolin dhe epokën e tij, në mënyrë që të shuhen dyshimet për subjektivizëm dhe që të jetë si një film i plotë dhe i paprerë. Ashtu siç shkruhet edhe në gazetën amerikane Boston Globe të vitit 1919 ”Fan Noli përfaqëson shpirtin kombëtar të shqiptarëve”.

Gazetari dhe moderatori i kësaj veprimtarie , Flamur Veizaj, pos një fjale të shkurtër mbi konkluzionet etij për librin : Fan Noli – Apostulli” të shkrimtarit dhe studiuesit Ilir Ikonomi, kishte përgatitur edhe disa pyetje për autorin e librit, me qëllim që të ishte edhe si një bashkëbisedim ose “panel” me pjesëmarrësit të cilët bënë pyetje të forta dhe komente për këtë libër. 

Mes atyre që bënë pyetje të forta shoqëruar me komente ishte edhe kritiku i rreptë i Nolit, ish i përndjekuri Viktor Martini.

Prezantimi i  librit biografik të Ilir Ikonomit, “Fan Noli – Apostulli”, u mbyll me një foto në grup tek shkallët e auditoriumit Boylston Hall, ndërtesës antike të Universitetit të Havardit.

Diçka mbi librin :

“Apostulli” është libri i parë i biografisë prej tre vëllimesh për Fan Nolin i autorit Ilir Ikonomi. 

“Në agimin e shekullit të njëzetë, lufta e Shqipërisë për pavarësi nga Perandoria Turke u drejtua nga një grusht të rinjsh të rëndësishëm, shumë prej të cilëve shfrytëzuan Shtetet e Bashkuara si bazë për të zhvilluar një fushatë të fortë nacionaliste. Njëri ndër më kryesorët, Fan Stilian Noli, erdhi në Amerikë nga Egjipti në vitin 1906 në kërkim të rrugëve për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij të organizoheshin, duke u bërë eksponent i suksesshëm i ideve liberatore.

Libri “Fan S. Noli – Apostulli” është një biografi e “papërpunuar” e Nolit, nga Ilir Ikonomi,  bazuar në “përvojën njerëzore të hyrjes së emigrantve të parë shqiptar në SHBA “, si dhe një histori mjaft interesante që nisë nga fund shekulli i IXX-të dhe fillim shekulli i XX- të, që ngroh zemrën patriotike, dhe krenarinë shqiptare në mërgim të shqiptarve./BEQIR SINA

Etiketa: bostonfanikonomiilirnoliprezantohet
Shkrimi Mëparshëm

Mbi kontributin e Gjerasim Qiriazit dhe familjes së tij për lartësimin e kombit shqiptar

Shkrimi Vijues

Karnavalet në Gjirokastër! Festa e verës zgjati katër ditë, shtohen vizitorët në qytetin turistik

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Karnavalet në Gjirokastër! Festa e verës zgjati katër ditë, shtohen vizitorët në qytetin turistik

Karnavalet në Gjirokastër! Festa e verës zgjati katër ditë, shtohen vizitorët në qytetin turistik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist