• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Liberalizimi i vizave / “Reuters”: BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin me Kosovën

Vinny nga Vinny
6 Tetor, 2021
Në Aktualitet, Bota, Kryesore, Politika, Rajoni
0
0
NDARJET
27
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja ekzekutive e Bashkimit Evropian (BE) është munduar të mërkurën që t’i risigurojë gjashtë shtetet ballkanike që synojnë anëtarësim se ato janë një familje, e cila një ditë do t’i bashkohet bllokut pas komenteve më të ftohta nga shtetet e BE-së, të cilat po frikësohen nga reagimet e ashpra në shtëpi rreth migrimit.

Pas disa javësh me diskutime, udhëheqësit e BE-së do të pajtohen për një deklaratë të samitit, me të cilën do të riparaqitet premtimi 18 vjet i vjetër për anëtarësimin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë, nëse ato i përmbushin kriteret, shkruan “Reuters”.

Por me procesin e zgjerimit të bllokuar nga mosmarrëveshje të ndryshme edhe në Bruksel, edhe në rajon, shumë figurave në Ballkan u duket se deklarata e BE-së është diçka boshe. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është munduar që ta kundërshtojë këtë.

“Mesazhi është që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian. I dëshirojmë ata në Bashkimin Evropian. Ne jemi një familje evropiane”.

“E ndajmë historinë e njëjtë. I ndajmë vlerat e njëjta dhe jam thellësisht e bindur se e ndajmë fatin e njëjtë, gjithashtu”, ka thënë von der Leyen para gazetarëve me të arritur në samitin me udhëheqësit ballkanikë në Slloveni.

BE-ja është bindshëm investuesja e huaj dhe partnerja tregtare më e madhe e gjashtë shteteve që kanë dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftërat etnike të viteve të nëntëdhjeta.

Por përpjekja nga presidenca sllovene e BE-së për ta bërë vitin 2030 synim për anëtarësimin e gjashtë shteteve ishte e pasuksesshme dhe blloku gjithashtu ka dështuar që t’i mbajë premtimet që janë të prekshme për qytetarët, si udhëtimi pa viza për Kosovën.

“Ky është oborri ynë”

“Ka qenë një padrejtësi e madhe, një mungesë e drejtësisë ndaj qytetarëve të vendit tonë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur ka arritur në samit, duke theksuar se pesë shtete të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

“Unë jam për mungesë të frikës në anën e BE-së dhe për mungesë të hidhërimit në anën e Ballkanit. Ende kam shpresë”, ka thënë ai.

Ai pritet të takohet më vonë të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Emmanuel Macronin e Francës dhe me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Pas një darke të martën në Kështjellën e Bërdos, afër kryeqytetit Lubjanë, gjatë të cilës fokusi ishte në strategjinë e BE-së ndaj Kinës, Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara, disa udhëheqës të BE-së thanë se politika e jashtme duhet të fillojë nga shtëpia, në Ballkan.

“Folëm gjerësisht për rolin e Evropës. Këtu është një shembull se ku, nëse duam ta bëjmë Evropën më të fuqishme dhe gjithashtu ta zgjerojmë ndikimin tonë gjeopolitik, ky është oborri ynë”,  ka thënë para gazetarëve kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins.

Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

“Nëse Bashkimi Evropian nuk i ofron këtij rajoni një perspektivë të vërtetë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se superfuqitë tjera – Kina, Rusia ose Turqia – do të luajnë një rol më të madh atje. Rajoni i takon Evropës gjeografikisht dhe i duhet një perspektivë evropiane”, ka thënë Kurzi.

Shtetet veriore si Danimarka, Franca dhe Holanda kanë frikë për një përsëritje të pranimit të ngutshëm të Rumanisë e Bullgarisë më 2007 dhe përsëritje të imigrimit të menaxhuar dobët të punëtorëve të Evropës Lindore në Britani, gjë që i ktheu shumë britanikë kundër BE-së.

Bullgaria është kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të një mosmarrëveshjeje kulturore e gjuhësore në lidhje me historinë e përbashkët.

Një këshilltar presidencial francez i ka thënë agjencisë “Reuters” se Parisi dëshiron që “t’i lyejë rrotat me vaj” në procesin e zgjerimit dhe ta kthejë në rrjedhën e vet këtë proces, duke ndihmuar në tejkalimin e mosmarrëveshjeve rajonale.

Shkrimi Mëparshëm

Rama për “EL PAIS”: Nuk presim më asgjë nga Bashkimi Evropian

Shkrimi Vijues

Ka ardhur koha t’u kthejmë vendeve emrat origjinalë shqip!

Shkrimi Vijues

Ka ardhur koha t’u kthejmë vendeve emrat origjinalë shqip!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist