E diel, 19 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Letra e panjohur e Fishtës për Jakomonin: Kombi shqiptar, do t’ju dijë për nder silllmi albanologun Norbert Jokli

28 Prill, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Tue lexue me vëmendje biografët e studiuesit e Fishtës kam vërejtë, me keqardhje, se nuk asht studiue sa duhet epistolari i Fishtës, që flet për marrëdhëniet e Fishtës me bashkëkohësit, me dijetarë e punëtorë të letrave shqipe, me patriotë e luftarë të çashtjes shqiptare, me politikanë të huej e vendas. E, pra, ky epistolar diçka na mëson, diçka na edukon, diçka na frymëzon. Epistolari i pasun e i çmueshëm i Fishtës përmban mozaikë mendimesh e ndjenjash, ngjarjesh e personazhesh, episodesh e të dhanash, kujtimesh e intimitetesh, që plotësojnë, sqarojnë a zbukurojnë biografinë a veprimtarinë e tij të shumanshme.

Aty gjen: diku copëza prozash artistike a estetike, diku të dhana me vlera historike a arsimore, diku gjykime interesante a vleresime veprash letrare, ngjarjesh a personazhesh, diku figura mendimesh të goditura e shpesh humor të zgjedhur e të gëzueshëm. Për interesimin rreth mbledhjes dhe botimit të letrave të Fishtës, na sinjalizon Atë Mark Harapi S.J. Që më 24 mars 1941, i vleri dijetar shkruente: “… po s’u kerkuen pa vonesë, udobisht mundet se humbin e s’gjinden ma’. Dhe vërtetë disa letra janë të shpërndara në organe tashma të rralla; disa i konsiderojmë të zhdukuna; disa presin ditën e botimit.

E të gjitha ekzistueset kërkojnë studimin objektiv e kompetent, mbasi janë përdorë fragmente të shkëputuna nga konteksti, vetëm për disktreditim. Ndërsa bashkëvëllau e miku im i zemrës, Atë Pal Dodaj në artikullin ‘Atë Gjergj Fishta OFM, në korrispondencë me një si vëlla të përzemërt’, analizon 200 letra vetjake, çka i duket interesante, të cilat, për fat të keq, nuk janë botue të plota. Një kontribut me vlerë ka dhanë Dodiq në punimin e vet botue në ‘Aktet e Kolokiumit Albanologjik Ndërkombëtar, Innsbruck, 1972’”.

Edhe një punë të mirë e të frytshme ka ba edhe Dr. Petrit Kotrri me kumtesat e artikujt e tij, lidhun me epistolarin fishtjan. Por në këtë kumtesë synoj të tërheq vëmendjen për interesimin e intelektualëve shkodranë (pse në Shkodër ka pasë mjaft intelektualë që kanë pasë letërkëmbime me Joklin), për përpjekjet e vëllazenve Justin e Kolë Rrota e sidomos me ndërhymjet e Fishtës, për të shpëtue Joklin nga fundi tragjik, sipas një letre të pabotueme.

Pa u zgjatë e pa e përsëritë po citoj nga revista “Cirka”: “Në këtë rasë nuk mundemi me ndejë pa e shfaqë edhe na dishirin e urimin, që kje tregue edhe prej ndonjë anës tjetër, qi Prof. Norbert Jokli, shkencëtari albanolog me famë botnore i Universitetit të Vjenës, të merret në shërbim prej shtetit shqyptar…! Profesor Jokli, i cili sot ka mbetë pa plang, pa atdhe, duhet të gjejë çerdhen e vet në këtë Shqypni, e cilla atij i detyron sa vepra vigane qi ia kanë zbulue randësin e bukurin e vet, ditunis ndërkombëtare” (“Cirka”, 1939, f.56-57).

Në “Shejzat” e Prof. Ernest Koliqit, numër i veçantë, përkujtimuer (më saktë, 74-vjetorit, mbasi Koliqi ka lindë më 1901, siç e kam ba të ditun në një artikull të botuem e, jo më 1903, siç thonë shkrimet e të gjithëve, edhe ftesa juej), Messing ka dhanë një Memorandum mbështetë mbi një deklaratë të Kolë Rrotës, ish-Konsull i Shqipnisë dhe lektor në Universitetet, në lidhje me vdekjen e profesor Joklit, ku bahet fjalë për kërkesën e Joklit shpreh Kolë Rrotës, që të merrej vesh me autoritetet shqiptare, nëse do të ishte e mundun të transferohej në Shqipni, për emnimin e prof. Joklit si administrues i Bibliotekes Shqiptare, me një rrogë mujore 600 franga ari, për burgosjen e vdekjen e tij, për kërkimet për të gjetë se ku gjindej biblioteka e pasun e dorëshkrimet e Joklit.

(Ma gjatë lexo: “Shejzat” numer perkujtimuer). Nga bisedat e dikurshme e të shumta me Pader Justin Rrotën, mbaj mend edhe një fakt tjetër mendoj i panjohun: “Kur më 1938 filluen përndjekjet naziste kundër çifutenve në Austri, françeskanët me Fishtën, Justinin në bashkëpunim me Kolë Rrotën, u përpoqen ta tërhiqnin Joklin në Shqipni. Ideja e Fishtës, në fillim, ishte ta mbante Joklin në Kuvendin Françeskan. U ba gati edhe dhoma, njashtu si u mbajt Luigj Gurakuqi në periudha të vështira të jetës, sidomos gjatë viteve 1921-1923. E synuen t’i nxirrej nënshtetësia shqiptare. Pastaj ky variant u ndryshue, nderhyn edhe Koliqi e të tjerë, por ngjarjet precipituen shpejt dhe Jokli u arrestue”.

Shumë vite ma vonë, më 1950, në një letër të Kolë Rrotës, dergue Justinit, lexojmë: “Sa për zhdukjen e të ndjerit Prof. Joklit në vjetin 1942, po të diftoj se unë atëherë jam mundue me gjithë shpirt me e shpëtue prej thojve të nazistave. Shkurt, ky mbaroi në Minsk, po ashtu si u banë therorë miliona e miliona njerëzish tue u helmue me gaz”. Edhe në korrispondencën me Kolën, të vëllanë, edhe me lambercin, Justini asht interesue për dorëshkrimet e Joklit, veçanërisht për “Fjalorin etimologjik” si edhe për bibliotekën e tij.

Por të kthehemi te Fishta. Orvajtjet e tij, me cilësinë e akademikut, për të shpëtue Joklin, deri-diku dihen. Po japim një letër të panjohun e të pabotueme të Fishtës, drejtue Françesko Jakomonit, më 23 shtator 1939, shkrue në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë, me të cilën, pasi shpreh vlerësimin ma të naltë për Joklin, shfaqë dëshirën që të gjindet mundësia me ardhë Jokli në Shqipni, në ndonjë nëpunësi, të përshtatshme me famën e tij, si shkencëtar e gjuhëtar i shquem:

Shkelqesisë së tij, Françesko Jakomoni, Luogotenente Shkëlqesi,

Mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë, asht profesor Norbert Jokli, me kombësi çifute që, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit te Vjenës e, profesor gjuhësie në të njajtin universitet. Tashti, më shkruejnë nga Vjena, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem, të largohet, brenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut. Ai, tashma, asht i ndrymë, beqar, me një fat mjaft modest. Atij, natyrisht, i duhet të rropatet me gjetë ndonjë vend, kudo të jetë, sa me jetue. Duket se don me shkue në Amerikë.

Shkelqesi, pa dyshim, do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombëtare shqipe, në qoftëse ky shkencëtar, me famë europiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tij të padiskutueshëm, ka mbajtë gjatë interesin e filologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe, të jetë i shtrënguem me braktisë Europën. Kombi shqiptar, i tani, do t’ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqësia e juej, të mund të gjejë mundësinë ta bajë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty një vend, edhe pse jo aq fitimprurës, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.

Jam i sigurt se do ta merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim timin, që unë e paraqes në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë.

Përfitoj nga rasti, për t’Ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe me mirënjohje të thellë. / Memorie.al

I Shkëlqesisë suej, i devoçëm e mirënjohës

Etiketa: fishtajakomoniletrapanjohur
Shkrimi Mëparshëm

Avni Rustemi, mes deformimit historiografik, kujtesës popullore dhe narrativave politike të rishikimit të historisë pas viteve ’90-të

Shkrimi Vijues

Berati, Pulkeria dhe Tomori hyjnor! Osmanët e quajtën “Arnaut Beligrad”, Beligradi shqiptar

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist