• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Letërkëmbimet e Kadaresë/ Ftesa që i bënte nobelisti Gunter Grass, si i përgjigjej shkrimtari në 1987

Vinny nga Vinny
15 Janar, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
0
Letërkëmbimet e Kadaresë/ Ftesa që i bënte nobelisti Gunter Grass, si i përgjigjej shkrimtari në 1987
0
NDARJET
13
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Berlin, 10 gusht 1987, letër dërguar Kadaresë nga Günter Grass – I nderuar zoti Kadare, kemi kënaqësinë t’ju përcjellim ftesën për të qenë pjesë e “Takimit të Artistëve Europiane”, i cili do të mbahet në Amsterdam në 10-14 dhjetor 1987.

Kjo ftesë që nobelisti Günter Grass i drejtonte Ismail Kadaresë që në vitin ‘87, duke i shkruar në emër të Akademisë së Arteve në Berlin, në një takim me qëllim forcimin e lidhjeve mes Lindjes dhe Perëndimit tregon rolin e shkrimtarit mes artistëve të mëdhenj evropianë.

Dokumenti i rrallë është ekspozuar në shtëpinë muze të Kadaresë. Për herë të parë zbulohen dhe letërkëmbime me producentët dhe regjisorët francezë të filmit Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur apo komunikimet me përkthyes të ndryshëm për ta sjellë veprën e tij në gjermanisht, rumanisht, anglisht e madje arabisht.

“Janë dokumente të një rëndësie të veçantë historike, që tregojnë Kadarenë, që ndonëse jetonte në një vend të izoluar, ai komunikonte përmes letrave me Perëndimin. Kuptojmë këtu që Kadare ka qenë një zë shumë i rëndësishëm i mendimit evropian”, shprehet drejtoresha e “Shtëpive Botuese Kadare – Agolli”, Anisa Ymeri.

Ishte koha kur vepra e shkrimtarit po qarkullonte kudo në Evropë, por vetë Kadare nuk mund t’u përgjigjej pozitivisht ftesave. Përballë izolimit të vendit, ai u përgjigjej me diplomaci botuesve evropianë.

Tiranë, 2 qershor 1986, letra e Kadaresë drejtuar botuesit britanik – Ju falënderoj për ftesën tuaj për të qenë i pranishëm në Londër për publikimin e librit tim të parë. Kjo paraqet vështirësi, që lidhen me mungesën e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve, ndaj mendoj se është e parealizueshme.

Në ekspozitë, gjenden dorëshkrime të kolosit të letrave. Mes shënimeve në blloqet e vogla, duke qartë edhe autocensura…

“Kemi zgjedhur ta sjellim për të treguar përmes çfarë procesesh kalonte vepra e shkrimtarit, përpara se të shkonte në dorën e botuesit. Kemi që nga fletore të holla me viza ku fillon të shkruhet Emblema e Dikurshme. Aty ka dhe fillesa të shkrimeve psh. Eskili, ky humbës i madh”, shton Ymeri.

Foto ku si rrallë herë Kadare shfaqet i buzëqeshur, letra dhe dekorata, do të qëndrojnë të ekspozuara në shtëpinë muze përgjatë janarit, muajit të lindjes së shkrimtarit.

Etiketa: grassgunterkadareleterkembiminobelistshkrimtar
Shkrimi Mëparshëm

322 vjet nga Kuvendi Kishtar i Arbërit

Shkrimi Vijues

202 vite nga lindja e rilindasit të shquar Jani Vretos

Shkrimi Vijues
202 vite nga lindja e rilindasit të shquar Jani Vretos

202 vite nga lindja e rilindasit të shquar Jani Vretos

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist