E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Legjenda: Mbretëresha Teutë u hodh nga shkëmbi për të mos u dorëzuar!

7 Shtator, 2022
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mposhtjes së Kartagjenës në Luftën e Parë Kartagjenase, në vitin 241 para Krishtit, Republika e Romës u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Mesdhe.

Megjithëkëtë, kontrolli i deteve nga Roma nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, një tjetër fuqi ishte në rritje. Kjo ishte mbretëria ardiane, e udhëhequr nga një fis ilir që nisi të kërcënojë rrugët tregtare të Romës, të cilat përshkonin mespërmes Adriatikun. Në krye të kësaj mbretërie ishte Mbretëresha shumë e zonja, Teuta.

Teuta ishte bashkëshortja e Agronit, një mbret në mbretërinë Ardiane. Ishte nën udhëheqjen e Agronit që mbretëria e Ardianëve u bë një forcë për t’u marrë në konsideratë. Sipas shkrimtarit romak, Apiani i Aleksandrisë, Agroni e kishte zgjeruar mbretërinë e tij duke përfshirë një pjesë të Epirit, si dhe Korfuzin, Epidamnin dhe Farin. Përtej kësaj, flotës së Agronit i trembeshin shumë në Detin Adriatik.

Në vitin 231 para Krishtit, Agroni vdiq papritur, pas një fitoreje ndaj Etolianëve.

Sipas historianit grek, Polibit, “Mbreti Agron, kur flotilja u rikthye dhe oficerët e tij i dhanë një rrëfim të betejës, ishte kaq i lumtur prej mendimit që kishin mposhtur Etolianët, që në atë kohë ishin populli më krenar, saqë i hyri festave dhe teprimeve të tjera, nga të cilat ra në një pleurit. Jeta e tij mori fund brenda pak ditësh”.

Si trashëgimtar i Agronit, Pini, ishte thjeshtë fëmijë kur vdiq mbreti, kështu që mbretëria Ardiane u udhëhoq nga Teuta, e cila vepronte si mbretëreshë deri kur mbreti i ri të ishte në moshën e duhur. Ndonëse Teuta vazhdoi me politikën ekspansioniste të bashkëshortit të saj të ndjerë, veprimet e saj janë përshkruar në një dritë negative nga Polibi. Ndonëse, kjo mund të ketë qenë një pikëpamje e njëanshme, duke patur parasysh fokusin e tij në historiografinë romake.

Sipas Polibit, Teuta kishte një “dritëshkurtësi prej gruaje” dhe se ajo “nuk mund të shihte asgjë tjetër përveç suksesit aktual, dhe as nuk hidhte sytë se çfarë ndodhte gjetkë”. Polibi përmend gjithashtu se Teuta mbështeste praktikën ilire të piraterisë, dhe plaçkiste pa dallim fqinjët e saj, pasi komandantët ishin udhëzuar që t’i trajtonin të gjithë si armiq.

Ishin këta sulme piraterie që më pas do e shtynin Romën që t’i shpallte luftë Teutës. Senati Romak fillimisht i kishte injoruar ankesat kundër ilirëve nga tregtarët që lundronin në Adriatik. Megjithatë, teksa numri i ankesave u rrit, Senati u detyrua të ndërhyjë. Romakët fillimisht përdorën diplomacinë, dhe dërguan njerëz në oborrin e Teutës.

Burimet e lashtësisë regjistrojnë se Teuta nuk ishte aspak e kënaqur me të dërguarit romakë, dhe nuk ishte e arsyeshme në bisedimet me ta. Më e keqja, ishte shkelur edhe imuniteti diplomatik i këtyre të dërguarve. Polibi shkruan se një prej tyre u vra teksa përgatitej të nisej për në Romë, ndërkohë që Cassius Dio përmend se disa të dërguar u vranë, e të tjerë u burgosën.

Kur lajmi për këto mbërriti në Romë, romakët u zemëruar, dhe i shpallën luftë Teutës. Një flotë me 200 anije u përgatit për pushtimin, bashkë me një ushtri për në tokë. Shënjestra e parë e flotës romake ishte ishulli i Korfuzit, që e mbante Demetri, i cili ishte gjithashtu guvernator i Farit. Në rrëfimet si të Apianit edhe të Polibit, Demetri thuhet se i tradhëtoi ilirët duke dorëzuar Korfuzin dhe Farin tek romakët.

Megjithatë, sipas Cassius Dios, ishte vetë Teuta që kishte dërguar Demetrin të dorëzonte Korfuzin tek romakët, në këmbim të një armëpushimi. Por, menjëherë pas armëpushimit, Teuta sulmoi Epidamnin dhe Apolloninë, duke i detyruar romakët të ndërhyjnë sërish. Më pas, Demetri do të transferonte besnikërinë e tij tek romakët, si rezultat i kapriçove të Mbretëreshës.

Duke kuptuar se nuk i bënte dot ballë romakëve, Teuta u dorëzua në vitin 227 para Krishtit. Sipas Polibit, Teuta “ra dakord të paguajë një haraç që ata vendosën, të hiqte dorë nga e gjithë Iliria përveç disa vendeve, si dhe premtoi të mos lundrojë përtej Lezhës me më shumë se dy anije të paarmatosura”.

Po kështu, Apiani përmend se Korfuzi, Fari, Isa, Epidamni dhe Atintani ilir u vunë nën kontrollin e romakëve. Pjesa e mbetur e perandorisë së Agronit ishte në duart e Pinit, mentori i ri i të cilit ishte Demetri.

Ndonëse Teuta jetoi edhe për dy dekada, ekziston një legjendë që thotë se Teuta ishte hedhur nga një shkëmb në vend që t’u dorëzohej romakëve në Gjirin e Kotorit, aty ku sot është Mali i Zi.

Duke qenë se Risani është i vetmi qytet bregdetar i Malit të Zi pa traditë detare, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të mallkimit të mbretëreshës ilire ndaj qytetit, përpara se të kryente vetëvrasje./Ancient History- bota.al
Etiketa: dorezuarlegjendambretereshashkembiteuta
Shkrimi Mëparshëm

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Shkrimi Vijues

Pas sulmit kibernetik të Iranit, reagon NATO

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues

Pas sulmit kibernetik të Iranit, reagon NATO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist