E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Le Monde”: Loja e rrezikshme, e dyfishtë e Serbisë

29 Dhjetor, 2023
Në Aktualitet, Rajoni
An image of Serbian President Aleksandar Vucic is seen during a pre-election rally of his ruling Serbian Progressive Party in Belgrade, Serbia, Saturday, Dec. 2, 2023. When Serbia formally opened membership negotiations with the European Union, back in 2014, it was a moment of hope for pro-Western Serbs, eager to set their troubled country on an irreversible path to democratization. Those days are long gone. Now, they feel betrayed, both by the government and the EU. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Share on FacebookShare on Twitter

Nga  Jean-Baptiste Chastand

Në një editorial të numrit të fundit të gazetës franceze Le Monde, me titull “Loja e dyfishtë e rrezikshme e Sebisë” analizohet situata e fundit pas zgjedhjeve dhe kujdesi që duhet të tregojë Evropa ndaj regjimit të Vuçiçit sidomos pas protestave të opozitës që thonë se zgjedhjet janë manipuluar.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, fitues i zgjedhjeve të shoqëruara me parregullsi, ka refuzuar t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë dhe nuk ka hequr dorë prej ambicieve të tij që ta rimarrë Kosovën, duke rrezikuar kësisoj që t’i shtyjë gjasat e vendit të tij për integrim në BE

Larg prej fushëbetejave në Ukrainë, një tjetër front i luftës së Rusisë po shpaloset në Ballkan, ku Moska ka tentuar t’i shfrytëzojë tensionet nacionaliste kundër aspiratave të vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zëdhënësja diplomatike e Rusisë, Maria Zakharova, së fundi i krahasoi protestat në Serbi kundër mashtrimeve në zgjedhjet e 17 dhjetorit me ato të Sheshit Maidan në Kiev më 2014 – të cilat hapën rrugën për ardhjen e liderëve properëndimorë në pushtet në Ukrainë.

Qëkur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me qindra demonstrues i sfiduan përditë forcat e sigurisë për të protestuar kundër parregullsive të vëzhguara zgjedhore. Përderisa rezultatet zyrtare flasin për një fitore me 46.72 për qind të votave për Partinë Progresiste nacionaliste të presidentit, Aleksandar Vuçiç, vetëm 23.58 për qind e votave shkuan për koalicionin proevropian “Serbia Kundër Dhunës”, shtatë prej liderëve të të cilit janë në grevë urie.

Vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës denoncuan parregullsi serioze, përfshirë “blerjen e votave” dhe “mbushjen e kutive të votimit”. Megjithëkëtë, presidenti serb ka insistuar se zgjedhjet “ishin më të drejtat në historinë e fundit të Serbisë” teksa ka akuzuar “shtetet e fuqishme të huaja” se synojnë “ta destabilizojnë vendin”.

Ky kontekst helmues e reflekton strategjinë e tensioneve të Vuçiçit, duke i konfirmuar dyshimet në rritje për orientimin evropian të Serbisë. Duke qenë në pushtet prej pothuajse 10 vjetësh, presidenti ka shpërfaqur admirimin e tij për ish-diktatorin Slobodan Milosheviq, i cili vdiq para se të përfundonte gjykimi i tij për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Vuçiçi nuk hoqi dorë nga ambicia e tij për ta rimarrë kontrollin mbi Kosovën – pavarësinë e së cilës nuk e pranoi kurrë që prej shpalljes së saj më 2008 – siç mund të demonstrojë edhe operacioni i zmbrapsur i komandove serbë, i ndërmarrë në shtator.

Së fundmi, ani se është president i një shteti që është kandidat për anëtarësim në BE (prej së cilës ka pranuar fonde), ai ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisë dhe ka ndaluar së zbatuari reformat e kërkuara nga blloku.

Evropianët qysh moti besonin se marrëdhëniet tregtare të Serbisë me BE-në, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit, në fund të fundit do të triumfojnë mbi retorikën nacionaliste të Vuçiçit. Ata tani e kanë çdo arsye për ta parë lojën e tij të dyfishtë me kujdes. Franca, në veçanti, është shumë e lidhur me ambicien për ta ankoruar Ballkanin – dhe rrjedhimisht edhe Serbinë – në bllok. Kjo dilemë nuk është asgjë tjetër veçse e drejtpërdrejtë, ngase sa më e largët të duket të jetë hyrja e Serbisë në BE, aq më tepër do të përfitojnë nga kjo situatë Rusia e Kina për t’i avancuar interesat e tyre.

Megjithëkëtë, shembulli i vendosur nga Hungaria e Viktor Orbanit, e që ka synuar të veprojë sikurse Kali i Trojës i Rusisë përbrenda BE-së, duhet t’i shtyjë vendet anëtare të kërkojnë pajtueshmëri të plotë dhe të pakthyeshme me sundimin e ligjit, për ta parandaluar Beogradin që një ditë ta përsërisë taktikën e njëjtë. Evropianët e dinë nga historia e tyre se rreziqet e një krize në Ballkan mund të mbartin pasoja shkatërruese, larg përtej vetë rajonit. Kundruall sfondit të përkeqësimit të tensioneve nga agresioni i Rusisë në Ukrainë, ata duhet të jenë vigjilentë përballë teprimeve të presidentit serb.

Etiketa: lojamondeserbivucic
Shkrimi Mëparshëm

Gjon Mili dhe Frank Sinatra

Shkrimi Vijues

“Daily Star”: Skiatorët e huaj zgjedhin “Bjeshkët e Nemuna” për pushimet dimërore

Të Ngjashme

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve
Aktualitet

Varri monumental në Bulqizë/ Shkreli: U grabit me mjete të rënda para zbulimit të arkeologëve

10 Shtator, 2025
Arkeologët çojnë në 80 numrin e varreve mesjetare të gjetura në Kastërc të Suharekës
Aktualitet

Arkeologët çojnë në 80 numrin e varreve mesjetare të gjetura në Kastërc të Suharekës

10 Shtator, 2025
RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën shqipe arbërore
Aktualitet

RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën shqipe arbërore

9 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
“Daily Star”: Skiatorët e huaj zgjedhin “Bjeshkët e Nemuna” për pushimet dimërore

“Daily Star”: Skiatorët e huaj zgjedhin “Bjeshkët e Nemuna” për pushimet dimërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist