E premte, 12 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Kur kreu i shtetit publikisht të bën gati çantat, të mbetet vetëm të zgjedhësh rrugët

9 Janar, 2023
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Patriotizmi folklorik i dalë huq dhe gazetaria me hemoragji “like”-sh!

Kryeministri i Shqipërisë në një postim në rrjet e prezantoi si të re çantën e para pesë viteve të “Louis Vuitton” me simbolet e flamurit kombëtar. Sakaq shumica e faqeve informative në rrjet, e klonuan dhe shumëfishuan pa kurrfarë filtri vërtetimi një informacion që as patriotizmit folklorik nuk i shërben sepse atë çantë shqiptarët e thjeshtë nuk e blejnë dot.

E vërteta është se çanta nuk është e re, Louis Vuitton ka filluar ta prodhojë këtë model në 2018, dhe çmimi i saj është 9,900 dollar.

  Mikrobi i “copy-paste” dhe publikimi i punës së tjetrit si tënden, është mungesë profesionalizmi, vjedhje, dhe tallje me punën dhe publikun. Është mjerim mbi të cilin s’mund të bëhet më as moral e as humor se i ka dalë boja aq shumë sa mediat vendase ç’do gjë tashmë e publikojnë me logon e tyre përsipër, përndryshe ta rrëmbejnë dhe sakaq që e bastardojnë e publikojnë si të tyren, Edhe faqja jonë modeste “usalbanianmediagroup.com ”ka filluar të vidhet rregullisht dhe tekstet, videot e punimet tona grafike gjenden lartë e poshtë nëpër portale patriotësh për “like”.

Të publikuarët për klikime nuk është gazetari, nuk është informim dhe nuk do të jetë kurrë. Sepse në fund të ditës detyrohesh të publikosh vetëm çfarë i pëlqen ndjekësve, sipas perceprimit, sakaq që qëllimi i gazetarisë është të thotë me përgjegjësi të vërtetën.

“Gazetari është të publikosh atë që dikush tjetër nuk dëshiron të publikohet: gjithçka tjetër është “marrëdhënie me publikun” (ose e thënë vendëshe, qokë).” ka shkruar George Orwell.

Por le të shqyrtojmë qëndrimin publik të zyrtarit që përfaqëson shtetin tonë faqe botës. Me përmasat minimaliste të çantës LV ishte edhe flamuri shqiptar, përball atij grek, disa herë më të madh. Shpalosur kur erdhi për vizitë kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Derviçan të Dropullit. Kjo quhet fyerje dhe mungesë reciprociteti. Në këtë fshat minoritar në sy të kreut të shtetit tonë u quajt edhe Himara zonë minoritare. Dhe si përgjigje ndaj kësaj mënxyre diplomatike, erdhi një lutje me zë të lartë e kryeministrit tonë, ndaj kolegut grek, për të qënë i pranishëm në përurimin e një shtatore të të atit në atë fshat. Arsyeja e shtatores ende e paqartë.

Për një patriot që publikon ora me Skënderbeun dhe çanta me flamur kombëtar, sa i hijshëm është ky qëndrim?

Kur kreu i shtetit publikisht të bën gati çantat, të mbetet vetëm të zgjedhësh rrugët nga do ja mbathësh

Drejt evoluimit të realitetit. Cila është arsyeja pse në vendin tonë nuk ka revolucion, por evolucion

Largimi vjen nga keqqeverisja dhe mungesa e sigurisë së jetës, familjeve, fëmijëve, sipërmarrjeve dhe gjithçkaje tjeter që i ka themelet e betonit, investimit ose te perceptimit përqark nesh. Vështirësitë njerëzit kanë vendosur t’i bëjnë ballë duke u larguar, e duke e braktisur vendin. Largime të kësaj natyre janë të njohura mes shqiptarëve kjo për një arsye tejet te thjeshte. Shtetformimi dhe ligjzbatueshmëria nuk janë talentetet tona më të spikatura.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), numri i lidhjeve me kurorë në 2021 ishte 12% më i ulët se në 2019-n dhe 15% më pak se në 2018-n. Me përjashtim të vitit të pandemisë, 2021-i është periudha me martesat më të ulëta pas viteve 90.

Raporti i OKB tregon shpopullimin masiv të Shqipërisë. Sipas kësaj liste 30.7 për qind e popullsisë shqiptare jeton në diasporë, thënë shqip, mërgatë.

Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull, Evropa Perëndimore, thotë raporti.

Sot shumica e shqiptarëve jashtë kufijve janë vendosur në Itali, Greqi, Angli, Amerikë e shumë vende të tjera.

Deformimi përmes megafonëve të porositur i perceptimit qytetar, të këtyre të dhënave, bëri artificialisht krenarë shqiptarët që kishin diasporën-mërgatën e tretë në botë, për nga përqindja. Kur në fakt kjo është një këmbanë alarmi që flet qartë për marrëdhënien e shqiptarëve me jetesën në vendin e tyre.

Nëse ikin shqiptrët a mundet realisht të vijnë në punë cilësore (sipas legjendave urbane) bangladeshasit?! A janë të përgatitur bangadeshasit që të abuzohen e keqqeverisen? A është kjo një zgjidhje që i shkon për shtat qytetarëve shqiptarë, apo një përcjellje e heshtur.

Kur do mund të themi “u bë Shqipëria”?! Evoluimi do ketë shije të hidhur

Evoluimi do te vijë pikërisht nga largimi masiv i forcës punëtore, ndryshe njohur si gjaku i shoqërisë. Për shembull sipërmarrësit shumë shpejt do gjenden para dy zgjedhjeve të detyruara. E para është më e vështira, mbyllja e afërt e biznesit të tyre për mungesë të personelit ose e dyta është vlerësimi më i lartë i punëtorëve, përmes pagesës, kushteve të mira të punës dhe kontratave të rregullta, në mënyrë të atillë që punëtorët të qëndrojnë.

Pra nëse do ketë ndonjëherë një evoluim pozitiv pas së cilit të mund të themi “u bë Shqipëria”, atëherë është pikërisht ky. Që punëtori, profesionisti i të gjitha niveleve të ndjejë mbi të gjitha dinjitetin e munguar prej dekadash e që e ka kërkuar, duhet thënë suksesshën, rrugëve të Europës.

Retorika e llojit, “punë ka, por s’ka profesionistë” do marrë një përgjigje shumë shpejt. Në mos e ka marrë.  Kushdo që pajtohet ose mbështet këtë parullë, duhet të pyesë veten, përse nuk ka profesionistë? Përse po ikin? Pasi është e qartë që profesionistët cilësorë investojnë tek vetja që të mund të jetojnë denjësisht përmes punës së tyre dhe kjo që është fare lehtë e arritshme kudo në Europën perëndimore ku sot gjenden shumë shqiptarë që me djersën e ballit jetojnë të qetë, larg shqetësimeve që sjell politika e shëmtuar që në Shqipëri ka hyrë deri në shtrat mes njerëzve e s’i lë të mbledhin veten e të flenë të qetë.

Pra nëse do ketë ndonjëherë një evoluim pozitiv pas së cilit të mund të themi “u bë Shqipëria”, atëherë ky evoluim duhet të kalojë patjetër përmes respektimit dhe dhënies së dinjitetit dhe vlerës së jetës së shqiptarëve në Shqipëri.

/usalbanianmediagroup.com /

Postimi i Kryeministrit te Shqiperise ne facebook
Vizita e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Derviçan të Dropullit 
Pasqyrimi ne gazete i lajmit mbi canten
Etiketa: cantakryeministrilouisramavuitton
Shkrimi Mëparshëm

Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

Shkrimi Vijues

10 vite nga largimi i lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë!

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
10 vite nga largimi i lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë!

10 vite nga largimi i lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist