• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kulturë e shkrimit shqip me alfabet greqisht”

Vinny nga Vinny
13 Mars, 2024
Në Aktualitet, Kultura
0
“Kulturë e shkrimit shqip me alfabet greqisht”
0
NDARJET
62
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Profesor Bardhyl Demiraj, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave, boton nën këtë titull studimet e tij për shkrimet e dorëshkrimet me tekste shqip shkruar me alfabetin e greqishtes.

Në vëmendjen e autorit janë shkrime të njohura e të panjohura në gjuhën shqipe me shkronja të greqishtes duke filluar nga dorëshkrimi shqip i Bibliotekës Ambrosiana të Milanos; dorëshkrimi shqip i Manastirit të Trinisë së Shenjtë në ishullin Halki; mbishkrimet shqip dhe arumanisht në Manastirin e Ardenicës; Fjalori trigjuhësh i Kavaliotit dhe tekstet shqip e arumanisht në Kodikun e Kostë Cepit-Vithkuqarit.

Fragmentet e shqipes së shkruar nëpër dorëshkrime heteroglote, prej shekullit XV deri në shek. XIX, autori i ka kërkuar në biblioteka e arkiva, i ka vënë në kronologji, si dhe ka bërë përshkrimin arkeografik e bibliografik. Në të gjitha rastet paraprin historiku i dorëshkrimit në kontekstin kulturor-fetar, çështje të autorësisë, të burimit të tekstit nga gjuhë të tjera (greqisht, latinisht etj.); të rendit gjuhësor dhe të përkatësisë dialektore; të paleografisë dhe grafematikës, si dhe të ilustrimeve (figurative, muzikore); të liturgjisë (në rastin e shkrimeve ungjillore); të përdorueshmërisë (rasti i fjalorëve); të vijueshmërisë së traditës shkrimore përmes shkronjave greqishte; të pranëgjendjes (biglosisë, triglosisë) së shkrimeve në shqip, greqisht e arumanisht; të shkrimit shqip si romantizëm gjuhësor e kulturë iluministe.

Autori ka realizuar transkriptimin dhe tejshkrimin e teksteve (disa herë alternative ndaj transkripteve të mëhershme), duke stabilizuar kodin grafematik, si dhe duke bërë vlerësimin gjuhësor e hermeneutik. Nuk mungojnë të dhënat për autorët (Kostë Cepi-Vithkuqari, Nektar Tërpo, Teodor Kavalioti); për dukuritë sunduese të kohës; për autoritetin e kishës në historinë e shkrimeve shqip. Disa nga shkrimet shoqërohen e riprodhime diplomatike-anastatike të origjinalit ose riprodhime të fac-simileve. Me shumë rëndësi është studimi i fjalësit shqip dhe konkordancave. Studiuesi ndjek metodën e filologjisë kritike, shoqëruar me gjenetikë tekstore, gjithnjë me praninë e të dhënave të përgjithshme historiografike dhe kulturologjike.

Etiketa: akademiabardhyldemirajgermagreqishteshkencaveshqipvellimi
Shkrimi Mëparshëm

“Dardania” e Evansit vjen me idenë për ndërrimin e emrit të Kosovës

Shkrimi Vijues

Përkujtohet 59-vjetori i ndarjes nga jeta i Fan Nolit

Shkrimi Vijues
Përkujtohet 59-vjetori i ndarjes nga jeta i Fan Nolit

Përkujtohet 59-vjetori i ndarjes nga jeta i Fan Nolit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

13 Mars, 2026
Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

13 Mars, 2026
Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

13 Mars, 2026
“Pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të vjetër” Historia dhe gjeografia shqiptare, në shkollat greke (1834-1914)

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist