E hënë, 8 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Kori i Filharmonisë së Kosovës çon në Itali traditën muzikore shqiptare

19 Mars, 2024
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në qytetin me traditë të vjetër muzikore, në Romë, Kori i Filharmonisë do të shpalosë programin e pasur me vepra shqiptare e botërore. Me tri koncertet që shpalosin artin e zërave, institucioni do të prezantohet këtë muaj para publikut të njërës prej kryeqendrave të muzikës klasike. “Palladium Teatro” në Romë, i ndërtuar midis viteve 1926 dhe 1927, do të jetë stacioni i parë në Itali i Korit të Filharmonisë së Kosovës. Do të jetë në përcjellje të sopranos italiane Federica Raja, mexosopranos Marta Lotti, po ashtu nga Italia e tenorit Charles-Isaac Denys

Do të ishte organizimi madhështor i shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan kur Filharmonia e Kosovës do të interpretonte si pjesë e agjendës së ngjarjes në fillimshtator të 2016-s. Në qytetin me traditë të vjetër muzikore, në Romë, Kori i Filharmonisë do të shpalosë programin e pasur me vepra shqiptare e botërore. Me tri koncertet që shpalosin artin e zërave, institucioni do të prezantohet këtë muaj para publikut të njërës prej kryeqendrave të muzikës klasike.

“Palladium Teatro” në Romë, i ndërtuar midis viteve 1926 dhe 1927, do të jetë stacioni i parë në Itali i Korit të Filharmonisë së Kosovës. Do të jetë në përcjellje të sopranos italiane Federica Raja, mexosopranos Marta Lotti, po ashtu nga Italia e tenorit Charles-Isaac Denys. Zërat kosovarë do të harmonizohen edhe me atë të basit Karol Flich, me përcjellje muzikore nga “Roma Tre Orchestra” dhe dirigjuar nga italiani Sieva Borzak.

Ai edhe e kishte ftuar Korin për të interpretuar me orkestrën që e udhëheq. Opera solemne “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kryezot i Arbërit” e Vasil Toles, e shfaqur premierë në formë koncertale në Prishtinë vitin e kaluar qe bërë sebep. Dirigjent ishte italiani Sieva Borzak.

“Në dy koncertet e para do të interpretohet vepra e famshme e Mozzartit – ‘Requiemi’ – aty jemi me orkestrën italiane. Dirigjent do të jetë italiani Borzak që edhe na ka ftuar. Kjo ftesë nga ky dirigjent italian ka ardhur si rezultat i punës së tij vitin e kaluar me Orkestrën dhe Korin tonë në Prishtinë, kur është realizuar opera ‘Skëndërbeu’ e Vasil Toles, vitin e kaluar në formë koncertale”, ka thënë drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari.

Sipas programit, nis me interpretimin e “Simfonisë në F minor. 65”, të gjermanit Bach e më pas do të interpretohet “Ave Verum Corpus në D major K. 618” e të austriakut Mozzart. Një ditë më pas do të interpretojnë në Universitetin e qytetit të Teramos, që gjendet rreth 150 kilometra nga Roma.

Prezantimi i Korit të Filharmonisë së Kosovës kulmon më 27 mars kur në koncertin “Intorno al Requiem” në qendër do të jetë “Requiemi” i Mozzartit. Koncerti që do të drejtohet nga dirigjenti Rafet Rudi prezanton vepra shqiptare e të huaja në versionin a-capella. Koncerti do të mbahet në sallën akademike të “Conservatorio Santa Cecilia” në Romë. Salla madhështore e ndërtuar në vitin 1894 do të jetë pa dyshim me kushte shumë më të denja sesa ato ku Kori po zhvillon prova për këto koncerte në Atelienë e Pallatit të Rinisë.

Institucioni akademik në ambientet e të cilit të do të zhvillohet koncerti është themeluar në vitin 1565 dhe që tash njihet si Akademia Kombëtare e Shën Cecilisë.

Vepra nga Jan Kukuzeli, Mark Kaçinari, Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi e Baki Jashari çojnë në Itali kulturën e hershme e deri me atë të sotme të muzikës klasike shqiptare. Do të interpretohet edhe vepra “Koncert fantazi” e kompozitorit Rudi, që për zanafillë ka këndimet tradicionale liturgjike arbëreshe. Vepra vokaliste do të përcillet edhe me tinguj violine ku si soliste do të paraqitet violinistja Sihana Badivuku.

Drejtori i Filharmonisë, Baki Jashari, ka thënë se për bis janë lënë këngë popullore, ato të polifonisë së jugut.

“Krejt këto tregojnë për një prezantim sa më gjithëpërfshirës të Kosovës në kuptimin e krijimtarisë sonë krahas aspektit interpretativ”, ka thënë Jashari.

Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës kishin marrë pjesë në koncertin e organizuar në prag të shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan. Ishte interpretuar vepra e Kreshnik Aliçkajt për soprano, lahutë, kor dhe orkestër, Solistë ishin sopranoja Elbenita Kajtazi dhe lahutari Sherif Kurti.

“Përderisa në 2016-n kemi qenë në kuadër të agjendës së shenjtërimit të Nënës Terezë, tani po shkojmë në një aktivitet koncertal, artistik. Filharmonia do të prezantohet me tri shfaqje koncertale, dy nga të cilat janë me orkestrën italiane ndërsa një koncert do të jetë a-capella me dirigjent Rafet Rudin, pra Kori interpreton pa orkestrën”, ka thënë Jashari, i cili bashkë me Bujar Llapajn e kishin drejtuar koncertin.

“Ka qenë një ngjarje e madhe historike për mbarë kombin shqiptar. Ka qenë një organizim i jashtëzakonshëm në nivel të të dy shteteve. Kanë qenë Kori e Orkestra, që është kompletuar edhe me instrumentistë nga Shqipëria si shenjë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Kemi qenë dy dirigjentë: Bujar Llapaj dhe unë”, ka thënë maestro Jashari.

Filharmonia e Kosovës vjet ka koncertuar në Lisbonë, Braga, Selanik edhe në Tajlandë më 23 qershor, ku ishin veç disa anëtarë e bashkëpunëtorë.

Orkestra Simfonike Mbretërore e Bangkokut ishte nikoqire e solistëve dhe interpretuesve të Kosovës në atë që ishte quajtur “Koncerti i miqësisë midis Tajlandës dhe Kosovës”. Me sopranon Besa Llugiqi e violinisten Sihana Badivuku si soliste, me Visar Kuçin si koncert-mjeshtër në koncertin e dirigjuar prej Toshio Yanagisawas, dirigjent nderi i Filharmonisë së Kosovës, institucioni më i lartë i muzikës serioze në vend kishte përfaqësuar atje kulturën vendore.

Hapja e koncertit ishte bërë me “Simfoninë nr. 2” të Kreshik Aliçkajt. Ishte luajtur edhe “Baresha” ikonike e Rexho Mulliqit.

Filharmonia e Kosovës para koncerteve në Itali do të shfaqet në Prishtinë më 22 mars, nën drejtimin e dirigjentit francez Aurélien Azan Zielinski. Si soliste do të paraqitet violonçelistja Aurélienne Brauner, po ashtu nga Franca.

Etiketa: filharmoniaitalikorikosove
Shkrimi Mëparshëm

Scientific evidence for the Illyrian-Albanian affiliation of Epirus

Shkrimi Vijues

470 vjet më parë nisi udhën “Meshari” i Gjon Buzukut

Të Ngjashme

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan
Aktualitet

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë
Aktualitet

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?
Aktualitet

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij
Kultura

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

8 Dhjetor, 2025
Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip
Kultura

Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

8 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
470 vjet më parë nisi udhën “Meshari” i Gjon Buzukut

470 vjet më parë nisi udhën “Meshari” i Gjon Buzukut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

8 Dhjetor, 2025
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

8 Dhjetor, 2025
Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

8 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist