E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Konstandini i Madh, iliri më i shquar në histori

29 Mars, 2022
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Konstandini i Madh lindi më 27 shkurt të vitit 272, nga një familje fisnike ilire në Naissus të Dardanisë. I ati i tij Kostanti, ishte në kohën e Dioklecianit njëri prej dy Çezarëve, që mbretëronte në Galinë, Britaninë e madhe dhe Spanjën. Më 25 korrik të vitit 306 i vdes babai, Konstanti në Jork dhe Konstandini shpallet August (perandor) nga ushtria, e cila përbëhej kryesisht nga ilirë.

Konstandini i Madh ishte perandori i parë i krishterë dhe themeluesi i Kostandinopojës. Vizioni i tij për Romën qytet të përjetshëm që mishërohej në Kostandinopojën jetoi për 1129 vjet. Është shpallur shenjt nga Kisha Katolike. Kisha e Lindjes e konsideron si shenjtorin më të madh.

Portret

Flav Valer Kostandini, mbiquajtur i Madhi, ishte një nga perandorët e famshëm të Romës, me origjinë ilire.

Përveçse si një perandor i madh, ai njihet si themelues i Kostandinopojës, kryeqendrës së perandorisë së mëvonshme të Bizantit, por mbi të gjitha ai njihet si perandori i parë i krishterë.

img_7572

Akti i konvertimit të Kostandinit nga pagan në të krishterë, përbën një akt historik jo vetëm pse shembulli i tij u ndoq nga një numër i madh nënshtetasish të perandorisë, por dhe sepse me këtë rast, mbas tre shekujsh përndjekjeje në perandorinë romake, krishterimi nis të marrë frymë lirisht. Në epokën e sundimit të tij mori fund një herë e mirë persekutimi i të krishterëve.

Ky perandor i madh ishte i biri i Kostant Klorit, që në kohën kur lindet Kostandini ishte një komandant i thjeshtë, dhe i Elenës (e cila më vonë u konsiderua shenjtore dhe përmendet si pelegrinia e parë në tokën e shenjtë të Jeruzalemit, prej ku dhe pati sjellë në Kostandinopoli Kryqin e Vërtetë).

Konstandini e kaloi rininë në oborrin e perandorit Dioklecian, i cili edhe ai ishte ilir. Në vitin 305, falë sistemit të ri politik, tetrarkisë, vendosur nga Diokleciani, i cili pak vite më vonë do të abdikojë, babai i tij bëhet një nga perandorët, ndërsa Kostandini, i cili kishte treguar talent të veçantë ushtarak në Lindje, shkon mbas të atit në Britani. Në vitin 306 i ati, Kostant Klori vdes dhe Konstandini proklamohet perandor falë mbështetjes së legjionarëve të Eburakumit, në Britani -pjesa më e madhe e të cilëve ishin gjermanë dhe keltë. Në njëzet vitet e ardhshme ai është i detyruar të luftojë kundër mëtuesve të tjerë për fron, që ishin Maksimiani, Masenci, Liçini, Galeri e Maksimilian Daia.

Ai arrin të shpallet perandor vetëm në vitin 324.

Kur më 312 Galeri e Maksimiani vdesin, Konstandini ripushton Italinë, lidh aleancë me Liçinin-për më tepër duke i dhënë për grua të motrën nga babai, Kostancën- dhe i kundërvihet Masencit. Sipas legjendës, në prag të betejës së Saxa Rubra-s, Kostandinit i shfaqet në ëndërr Jezusi, i cili i kërkon të shkruajë dy gërmat e para të emrit të tij, në greqisht XP, mbi shqytet e legjionarëve. Thuhet se në ditën që pasoi Konstandini pa diellin të shfaqej në formën e një kryqi, dhe në qiell pa të shkruara këto fjalë: “In hoc signo vinces” (“Me këtë shenjë ti do të fitosh”). Kjo ndodhi profetike shënoi fillimin e dilemës së tij për t’u konvertuar në të krishterë.

Ditën e nesërme ai e dërrmoi Masencin në rrethinat e Romës dhe senati e njohu ligjërisht si fitimtar duke i dhënë titullin August. Kështu Konstandini hipi në fronin e perandorisë romake të Perëndimit, duke u vënë krahas Licinit, i cili tashmë qe proklamuar August dhe perandor i Lindjes qysh në vitin 308. Në vitin 313 Kostandini i Madh nënshkroi ediktin e Milanos, nëpërmjet të cilit ai i dha fund persekutimeve që i qenë bërë deri atëherë të krishterëve në perandorinë romake.

Sapo Maksimilian Daia mposhtet nga rivali i tij Liçini, shumë shpejt antagonizmat me dyAaugustëve, Kostandinit dhe Liçinit shtohen, derisa shpërthen një luftë e vërtetë për pushtet. Të dy betejat që këta perandorë zhvilluan mes tyre, beteja e Adrianopolit dhe ajo e Krisopolit, përfunduan me fitoren e Kostandinit, i cili në vitin 324 bëhet i vetmi perandor për Lindjen dhe Perëndimin.

Totius orbis imperator (Perandor i vetëm)

Në vitin 293, perandori Dioklecian e kishte ndarë qeverisjen e perandorisë në katër pjesë, sistem ky që u quajt tetrarki, duke mbajtur për vete Lindjen dhe duke ua besuar pjesët e tjera Maksimianit, Galerit dhe Kostant Klorit, babait të Konstandinit. Sistemi i ri funksionoi deri në vitin 305, kohë kur Diokleciani abdikoi nga froni, duke e detyruar edhe kolegun e tij të bënte të njëjtën gjë. Galeri e Kostant Klori u emëruan Augustë gjatë një ekspedite në Britani, Kostanc Klori vdiq më 26 qershor 306. Legjionarët e të atit shpallën August Konstandinin, por meqë ky gjest nuk u njoh zyrtarisht, ai u detyrua të qeveriste në atë vend të largët deri në vitin 311, kohë kur Galeri vdiq në Sirmio. Tashmë kishin mbetur tre persona që ndanin mes tyre pushtetin suprem: Liçini që sundonte Ilirinë, Trakinë e Provincat e Danubit, Maksimini që kishte pjesën lindore të perandorisë, e Konstandini, por edhe Masenci, që edhe pse nuk ishte i veshur me pushtet zyrtar merrte pjesë aktivisht në luftën për pushtet.

Beteja e Saxa Rubra-s përfundoi në favor të Konstandinit, i cili bëhet zoti i plotfuqishëm i tërë Europës. Përpara se të nisej për në Romë, ai i dhuroi papa Melkiadit pallatin antik të familjes së Lateranëve dhe ndërtoi me shpenzimet e veta bazilikën e parë të Romës, Shën Gjoni i Lateranos. Në ditët e para të janarit të vitit 313, Konstandini u largua nga Roma për t’u takuar me Liçinin.

Dy perandorët përmes ediktit të Milanos shpallën: “NE, KOSTANDIN AUGUSTI, E NE, LIÇIN AUGUSTI, kemi vendosur të garantojmë respektimin e kultit hyjnor, t’u sigurojmë të krishterëve e gjithë të tjerëve që të ndjekin lirisht çdolloj forme besimi që t’u pëlqejë, me qëllim që çdo hyjni që banon në qiej të na ndihmojë ne e të gjithë ata që janë nën pushtetin tonë”.

Dy perandorët mbetën miq për një kohë të shkurtër, sepse më 314 mes tyre shpërtheu lufta, e cila do të zgjaste plot nëntë vjet, për të përfunduar në vitin 323 me betejën e famshme të Krisopolit (Uskudar) ku Liçini u kap i gjallë, u gjykua dhe u ekzekutua. Tashmë Konstandini ishte perandori i vetëm- Totius orbis imperator

Gjatë luftës civile Konstandini u afrua përherë e më shumë me kristianët, duke i shtuar ligjet në dobi të tyre, por ai nuk i persekutoi asnjëherë as dhe paganët, duke i ndenjur besnik ediktit të Milanos, të vitit 313.

Reformat e Konstandinit të Madh

Me politikën e tij energjike ai arriti ta bashkonte një perandori të tronditur, paçka se në të vërtetë hendeku i thellë kulturor mes Lindjes dhe Perëndimit mbeti diçka e pashërueshme.

Përveç absolutizmit të padiskutueshëm shtetëror, Kostandini ua bën të qartë të gjithëve se personi i tij përfaqëson një gjykatës suprem pa kurrfarë mundësie apelimi në të gjitha çështjet: juridike, ushtarake, politike dhe ekonomike.

Ai bëhet perandor edhe për çështjet religjioze, është zot dhe kryeprift, e në të njëjtën kohë perandor dhe papë.

Konstandini i Madh bëri reforma shumë të rëndësishme administrative: riorganizoi ushtrinë dhe e shpalli veten komandant suprem, plotësoi edhe më ndarjen mes autoriteteve civile dhe atyre ushtarake, ide kjo e filluar nga paraardhësi i tij Diokleciani.

Urdhëroi prerjen e monedhave të reja të arit, të cilat mbetën baza e këmbimit deri në rënien e perandorisë bizantine më 1453.

Roma e re në buzë të Bosforit

Kur perandori ilir i Romës, Konstandini, e pa për herë të parë Bizantin, qyteti kishte thuajse njëmijë vjet jetë. Që në shekullin VII para Krishtit ekzistonte këtu një qytet i vogël, me akropolin në kodër, aty ku sot shtrihet Shën Sofia dhe Pallati i Sulltanëve. Në të vërtetë fillimisht Konstandini kishte në plan thjeshtë të ndërtonte një qytet, ku të përjetësonte emrin e tij, por pas vizitës së dytë në Romë, e pa se qyteti i vjetër, me tërë atë traditë republikane dhe pagane s’kishte se si të shndërrohet në zemrën e Perandorisë së re të krishterë. Prandaj në vitin 330 të erës sonë, në atmosferën e festimeve, që zgjatën katër ditë, Konstandini i Madh e transferoi rezidencën e tij perandorake në brigjet e Bosforit.

IMG_2893

Konstandinopoja ishte e rrethuar me mure në pjesën e saj detare dhe një mur trefish në pjesën perëndimore. Për më shumë se njëmijë vjet, muret e Kostandinopojës e shpëtuan Perandorinë prej humbjeve, madje edhe prej zhdukjes së plotë prej armiqëve të saj të shumtë. Në fakt, muret e Kostandinopojës mbronin më shumë se Perandorinë; ato mbronin qytetërimin romako-bizantin. Qyteti ishte bërë prej kohësh shprehje e dëshirës konstandiniane për ndërtimin e Perandorisë së Krishterë Romake, e cila duhet të ishte shteti i të gjithë të krishterëve të botës, në kufijtë e mëparshëm të Perandorisë. Kisha dhe Shteti ishin bashkuar në një partneritet të pandashëm, që reflektonin rregullin hyjnor. Administrues i këtij rregulli ishte Perandori Romak, zëvendës i zotit në tokë dhe “Apostull i Trembëdhjetë i Krishtit”, që sundonte si një autokrat i krishterë prej selisë së tij në Kostandinopojë. Konstandini e pati lënë punën e nisur në mes dhe ndër pasardhësit, Justiniani siguroi madhështinë konstandiane. Ai shpenzoi gjithë periudhën e vet të sundimit për realizimin e madhështisë romake.

Në vitin 332, i biri, Kostanci dërrmoi gotët. Ndërkohë mbreti i persisë, Shapur, ngriti pretendime për disa provinca të perandorisë. Kostandini u vu në krye të një ushtrie dhe marshoi kundër persianëve, por me të arritur pranë Nikomedisë, e kuptoi se çasti i tij i fundit kishte ardhur.

Vdekja

Para se të jepte frymën e fundit, ai pranoi të pagëzohej nga peshkopi Euzebio i Nikomedisë. Vdiq në mesditën e 22 majit të vitit 337. Sipas porosisë së tij, funerali ishte madhështor. Sot janë tri kisha që e quajnë Konstandinin të shenjtë: Kisha greke, Kisha ruse dhe Kisha armene.

Mendime mbi Kostandinin

Ka mendime se Flav Valer Kostandini ka qenë perandori më largpamës i tërë historisë romake, përfshirë edhe atë të Lindjes. Qe një gjeneral i madh, një ushtar i madh.

Ai e kuptoi se Krishterimi ishte tashmë një fe që mund të përdorej për qëllimet e veta; duke qeverisur mendjet e njerëzve ai mund të arrinte të kontrollonte drejtpërdrejt popullsinë e vet. Nuk ishte rastësi që ai i mbajti funksionet fetare në grushtin e vet. Ishte i pari perandor i krishterë, dhe i pari që ndërfuti doktrinën e re të quajtur Cezaropapizëm; e në të vërtetë ai e mbajti për sa ishte gjallë postin e kryepriftit-papës.

Constantine_I_Hagia_Sophia-e1475921842142

Ka qenë i pari perandor i Perandorisë Romake të Lindjes, që, duke ndërtuar një kryeqytet të ri në Bosfor, kryeqytet i cili mori emrin e tij, i dha rrugë krijimit të një perandorie të re që do jetonte shekuj të tërë, deri më 1453.

John Julius Norwich thotë: “Kostandini I, perandori i Romës. Askush nuk e ka merituar titullin “i Madh”, sa ky sovran që brenda pesëmbëdhjetë vitesh mori dy vendime epokale, secila e aftë për të ndryshuar historinë: përshtatja e kristianizmit si fe zyrtare e Perandorisë, dhe transferimi i kryeqytetit të Perandorisë nga Roma në një qytet të ri, ndërtuar mbi themelet e qytetit antik të Bizantit. Aq të rëndësishme qenë rrjedhojat e këtyre dy vendimeve sa Kostandini, -me përjashtim të Krishtit, Budës dhe profetit Muhamed-, mund të pretendojë në mënyrë të ligjshme që të konsiderohet njeriu më me ndikim në tërë historinë.”

Shkrimi Mëparshëm

Noli: Shqipërinë e bëjnë vetëm idealistët!!!

Shkrimi Vijues

Negociatat me Rusinë, Ukraina: Do të miratojmë statusin neutral me një kusht

Të Ngjashme

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”
Kultura

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij
Kultura

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Negociatat me Rusinë, Ukraina: Do të miratojmë statusin neutral me një kusht

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist