E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Komisioneri i BE-së Micallef: Angazhim i fortë i BE-së për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

17 Qershor, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian, UNOPS dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shënuan arritje në restaurimin e fasadës së ish-Kinostudios dhe modernizimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Si pjesë e vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Glenn Micallef, komisioner i Bashkimit Evropian për Drejtësinë Ndërbreznore, Rininë, Kulturën dhe Sportin, vizitoi këto dy site kyçe të trashëgimisë kulturore të mbështetura nga programi EU4Culture: fasadën e restauruar të ish-Kinostudios dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, i cili është pajisur me teknologji të avancuar për digjitalizimin e materialeve.

Vizita u shoqërua me ceremoni përuruese ku morën pjesë përfaqësues kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Lira Pipa, zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Hubert Perr, shef i Bashkëpunimit pranë delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri; dhe Sabine Kania, drejtore e Zyrës së UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën, së bashku me përfaqësues të institucioneve kulturore dhe autoriteteve vendore.

“Ky është misioni im i parë si Komisioner Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe jam veçanërisht i lumtur që Tirana, Shqipëria, është ndalesa ime e parë. Jam krenar që sot shënojmë përfundimin me sukses të dy ndërhyrjeve kryesore të EU4Culture, restaurimin e fasadës së ish-Kinostudios dhe dorëzimin e pajisjeve në Arkivin Kombëtar të Filmit. Ky investim pasqyron angazhimin e fortë të BE-së për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe thekson solidaritetin tonë. Promovimi, mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore është një përparësi politike për mua dhe do të jetë një gur themeli i busullës së kulturës për Evropën”, tha Micallef.

“Restaurimi i ish-Kinostudios dhe Arkivit Qendror të Filmit nuk është thjesht një investim në ndërtesa, por një akt ripërtëritjeje i kujtesës sonë kolektive dhe një hap i guximshëm drejt së ardhmes. Këto hapësira historike po shndërrohen në qendra krijimi, edukimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, duke dëshmuar se kultura nuk është luks, por infrastrukturë jetike për një shoqëri që aspiron të jetë e hapur, e zhvilluar dhe e lidhur me rrënjët e saj”, u shpreh zëvëndësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa.

“Ish-Kinostudio dhe Arkivi i Filmit janë dy institucione të rëndësishme që përfaqësojnë të kaluarën e pasur kinematografike të Shqipërisë dhe qëndrueshmërinë e saj kulturore. Ndërhyrjet e realizuara përmes programit EU4Culture, me mbështetjen bujare të BE-së, kontribuojnë për t’i përgatitur këto site për të ardhmen. Ne si UNOPS,  ndihemi të privilegjuar që ndihmojmë në lidhjen e kujtesës me inovacionin dhe kulturës me zhvillimin e qëndrueshëm”, theksoi Sabine Kania, drejtore e UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën.

Këto ndërhyrje janë pjesë e EU4Culture, një program i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

Programi synon të rigjallërojë dhe promovojë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit.

Në kuadër të programit EU4Culture, ndërtesa e ish-Kinostudios, një pikë referimi emblematike për kulturën shqiptare, iu nënshtrua punimeve konservuese, që përfshinë restaurimin e fasadës historike, riparimet e dëmtimeve nga tërmeti dhe përmirësime infrastrukturore. Punimet, me vlerë prej 376,000 euro, u zhvilluan nga marsi 2024 deri në mars 2025.

E ndërtuar në fillim të viteve 1950, ndërtesa e Kinostudios shërbeu si qendra e kompanisë shtetërore të prodhimit të filmave “Shqipëria e Re”. Sot, ajo është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, për vlerat e saj arkitektonike dhe kulturore.

Pranë saj, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përfitoi pajisje moderne për digjitalizim dhe ruajtje të materialeve, me një investim prej rreth 100,000 euro përmes programit EU4Culture. Këto pajisje rrisin ndjeshëm kapacitetin për të mbrojtur materialet delikate audiovizive dhe për të përmirësuar aksesin e publikut në përmbajtjen arkivore përmes platformave digjitale.

Arkivi, i themeluar në vitin 1947, ruan mbi 4,330 vepra audiovizive, përfshirë filma, dokumentarë, animacione dhe pamje të rralla historike që datojnë që nga vitet 1920.

Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë. Ai fokusohet në rinovimin dhe rivitalizimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuara nga BE me një buxhet total prej 40 milionë eurosh. Programi synon gjithashtu të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike vendore dhe rajonale.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri mbështet vendin në rrugën e tij drejt integrimit në BE. Delegacioni menaxhon programet e asistencës së BE-së dhe informon publikun shqiptar, vendimmarrësit dhe formuesit e opinionit mbi procesin e integrimit, institucionet dhe politikat e BE-së, shkruan atsh.

Misioni i UNOPS është të ndihmojë njerëzit të ndërtojnë jetë më të mira, dhe vendet të arrijnë paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ne ndihmojmë Kombet e Bashkuara, qeveritë dhe partnerët e tjerë për të menaxhuar projekte dhe për të ofruar infrastrukturë të qëndrueshme dhe prokurim në mënyrë efikase. 

Etiketa: cultureeukultureshqiptaretrashegimi
Shkrimi Mëparshëm

Ekspozita: Karl Gega inxhinieri që ndërtoi hekurudhën e 1-rë malore

Shkrimi Vijues

Paja Jovanoviç, një piktor serbo-kroat që skaliti me mjeshtërinë e ngjyrës elemente të përkatësisë identitare shqiptar

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist