E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!” Më 20 dhjetor të vitit 1966 vdiq në Tiranë, Ali Asllani, poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar

21 Dhjetor, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Më 20 dhjetor të vitit 1966 vdiq në Tiranë, Ali Asllani,  poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar. U lind në fshatin Vajzë të Vlorës më 28 nëntor të vitit 1884. Ngeli jetim në moshë të re, kur ishte ende 6 vjeç,  Me ndihmën e të afërmve dhe miqve të të atit, mundi të ndiqte shkollën e mesme të Vlorës. Gjithashtu ndiqte shkollën greke. Në vitin  1898 nisi të studiojë në Janinë. Në Institutin e Lartë administrativ “Mylkije” në Stamboll, u diplomua në vitin  1906. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit “Bashkimi”. Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke. Mundi t’i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit “Bashkimi” të Janinës.

Në vitin 1910 u kthye në Stamboll. U emërua sërish nënprefekt me ndërhyrjen e Shahin bej Kolonjës, por me kusht që të punonte në viset shqiptare.  Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 – 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Me vendosjen  e regjimit komunist në Shqipëri ishte  ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ali Asllani është poet realist, i njohur për satirën e tij goditëse. Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.

Fragment nga “Hakërrimë” e Ali Asllanit

HAKËRRIM

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

Ali Asllani – Vlorë Municipality Archive
Etiketa: aliasllanihakerrimeperkujtohet
Shkrimi Mëparshëm

Përkujtohet At Justin Rrota, i pari që solli në Shqipëri kopjet e fotografuara të “Mesharit”, nga Biblioteka e Vatikanit

Shkrimi Vijues

Ekspozitë në 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Petro Marko

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist