E premte, 5 Korrik, 2024
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Kjo është strategjia!

“Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vër çadrën” – Olta Xhaçka harron një moment aktrimin populist si mëkëmbëse e investitorit strategjik dhe shpreh hapur përbuzjen për njerëzit e thjeshtë.

Duhen marrë masa që brigjet shqiptare nga jugu në veri të jenë publike. Natyra është e gjithë shqiptarëve, e jo vetëm e disave, që ta prostituojnë tek paguesi më i mirë. Kjo politikë dritëshkurtër e zhvatjes, po shpie në një përçarje vëllavrasëse dhe diferencim tejet të shëmtuar krahinist dhe klasor.

Fjalët e zonjës nuk janë një shkarje e momentit, por pjesë e një mendësie përçmuese dhe diskriminuese të kultivuar ndër vite nga të pasurit (vjedhës) ndaj të varfërve (të vjedhur nga të parët). Ky është jo thjesht lapsus, kjo është strategjia e strategjikëve.