• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Justifikimi për likuidimin e intelektualëve… / 70 vjet nga “Bomba në Ambasadën sovjetike” në Tiranë

Vinny nga Vinny
19 Shkurt, 2021
Në Kryesore
0
0
NDARJET
158
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kujton 19 shkurtin e vitit 1951, të orës 18:00 – datën e vendosjes së bombës në Ambasadën sovjetike. Ngjarja që njihet si “bomba në Ambasadën sovjetike”, u përdor si pretekst për ekzekutimin e kundërshtarëve të regjimit.

Një javë më pas, mesnatën mes 25 dhe 26 shkurtit, 22 intelektualë të vendit nxirren nga qelitë e burgut të lidhur në pranga dhe vihen në një kamion që ka marrë udhën për nga Ndroqi. Banorët e zonës kanë parë gjatë atyre ditëve të hapet një gropë e madhe në Mënik, afër Urës së Beshirit. Rreth orës 12:30-01:00 të natës dëgjohen breshëri armësh dhe britma (të një gruaje që thuhet të ketë qenë Sabiha Kasimati).

Atë natë, banorët nuk e dinin se jetët që fikeshin qenë pushkatime pa gjyq. Njëri prej tyre që u ndërrua me ushtarët orët e para të 26 shkurtit, u porosit të hapte fjalën se qenë ekzekutuar kuaj të lodhur. Të nesërmen, kryetari i këshillit të fshatit kaloi për të parë ç’kishte ndodhur dhe pa të shpërndara këpucë e rroba. Duke qenë se trupat e pajetë nuk ishin mbuluar mirë dhe pranë varrit të pamatë afroheshin qentë, ai njoftoi eprorët se çfarë po ndodhte. U porosit të heshtte. Disa ditë më vonë, një ekskavator e rrafshoi vendin.

Pavarësisht porosive, banorët e zonës ishin të vetëdijshëm se breshëritë e shpeshta në errësirë, britmat dhe lëvizjet e kamionëve netëve pranë urës, nënkuptonin jetë të humbura. Pronarët e truallit e kishin lënë me amanet që ajo tokë aty të mos përdorej kurrë për gjë tjetër, veçse për të mbjellë pemë. Ata e dinin që atje kishte varre të panumërta të pushkatuarish nga diktatura.

Eshtrat e 22 intelektualëve që u ekzekutuan në shkurtin e vitit 1951, u gjetën nga ngulmimi i Hysen Shehut, djalit të njërit prej viktimave. Më 1993, ai mundi të mbledhë informacione të dëshmitarëve dhe banorëve të zonës, si familja e ish-kryetarit të këshillit të fshatit, Kadri Hysa. Me identifikimin e vendit, pas gjashtë muajsh gërmime, në 5-6 gropa, u has në një unazë që shënjoi lidhjen me të pushkatuarit për bombën në Ambasadën Sovjetike. Në qershorin e vitit 1993 u krye zhvarrimi i tyre dhe më pas rivarrimi në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Sot, në nderim të tyre, një rrugë mban emrin “26 Shkurti”.

Shkrimi Mëparshëm

30 vite nga rënia e monumentit të diktatorit/ Oliver Schmitt flet për komunizmin shqiptar dhe një diskutim mbi filmat

Shkrimi Vijues

“Jerusalemi ynë shpirtëror, Kosova”/ Deklarata e fortë e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe

Shkrimi Vijues

“Jerusalemi ynë shpirtëror, Kosova”/ Deklarata e fortë e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist