E hënë, 3 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Italia dhe Bashkimi Evropian marrin përsipër zhvillimin dhe vlerësimin e parqeve arkeologjike të Bylisit dhe Apolonisë

3 Nëntor, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Një investim prej 6.25 milionë eurosh për trashëgiminë kulturore dhe turizmin arkeologjik në Shqipëri

Me një investim të përbashkët prej 6.25 milionë eurosh, Italia dhe Bashkimi Evropian po udhëheqin një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm kulturor në Shqipëri: vlerësimin dhe restaurimin e Parqeve Arkeologjike të Bylisit dhe Apolonisë. Projekti është pjesë e nismës “EU for Economic Development – Tourism-led, Local Economic Development with a Focus on Cultural Heritage”, që synon të nxisë zhvillimin ekonomik vendor përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe promovimit të turizmit arkeologjik si burim i qëndrueshëm rritjeje. 6 milionë janë tê investuar nga Bashkimi Europian en 250 mijë euro nga Italia.
Ky program realizohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, dhe përbën një prej ndërhyrjeve më ambicioze të dekadës së fundit në fushën e ruajtjes së monumenteve të kulturës.

Bylisi

Parku Arkeologjik i Bylisit, në zemër të Mallakastrës, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 30 hektarësh dhe përfshin rrënoja monumentale që datojnë që nga shekulli IV para Krishtit: teatër me kapacitet mbi 7 mijë spektatorë, rrugë me kalldrëm, bazilika paleokristiane dhe mure të gjera mbrojtëse që dëshmojnë për një qytet të lulëzuar ilir.

Në kuadër të projektit të ri, Bylisi do të përfitojë ndërhyrje në restaurimin e strukturave antike, përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe krijimin e qendrave të interpretimit kulturor. Po ashtu, parashikohet hartimi i Planit të Menaxhimit 2024–2029, që do të garantojë ruajtjen afatgjatë dhe integrimin e parkut në rrjetin kombëtar të trashëgimisë kulturore.

Apolonia – perla e Adriatikut

Në qendër të të njëjtit program bashkëpunimi ndodhet edhe Parku Arkeologjik i Apolonisë, me një sipërfaqe prej rreth 140 hektarësh, që shtrihet mbi një kodër madhështore pranë lumit Vjosë, në afërsi të Fierit. Dikur një nga qendrat më të rëndësishme të botës ilire. Apolonia përfaqëson një thesar unik të arkitekturës, filozofisë dhe artit antik ilir.

Investimi i ri parashikon restaurimin e akropolit, përmirësimin e shërbimeve për vizitorët, krijimin e rrugëve interpretative dhe ngritjen e hapësirave të reja ekspozuese. Qëllimi është që Apolonia të bëhet jo vetëm destinacion turistik, por edhe qendër kërkimore dhe edukative ndërkombëtare për studimet arkeologjike.

Projekti që bashkon Mesdheun

Ky projekt madhor u prezantua për herë të parë në Borsën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik (BMTA), një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit në Paestum të Italisë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2025.

Ngjarja bashkon vende mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme për të ndarë përvoja në fushën e turizmit arkeologjik dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Këtë vit, Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) dhe AICS prezantuan një seri projektesh që përfshijnë Shqipërinë, Sirinë, Tunizinë, Libinë dhe Marokun, duke i dhënë një vend të veçantë Bylisit dhe Apolonisë si shembuj të bashkëpunimit euro-mesdhetar në fushën e kulturës dhe zhvillimit lokal.

Nga turizmi masiv te turizmi arkeologjik

Në një kohë kur Shqipëria përpiqet të gjejë balancën mes rritjes turistike dhe mbrojtjes së mjedisit kulturor, ky projekt përfaqëson një vizion të ri: zhvillimin përmes trashëgimisë. Ndryshe nga turizmi bregdetar i masës, që shpesh sjell shkatërrim mjedisor dhe ekonomik afatshkurtër, turizmi arkeologjik ndërton vlera të qëndrueshme, duke i dhënë jetë komuniteteve lokale dhe duke forcuar identitetin kombëtar.

Bylisi dhe Apolonia janë dëshmi të një pasurie unike që Shqipëria ka në Ballkan, një trashëgimi që nduhet të ruhet dhe të promovohet me dinjitet. Vetëm përmes këtij lloj zhvillimi, vendi mund të krijojë një markë të veçantë kulturore shqiptare, që tërheq turistë jo për detin, por për historinë, artin dhe shpirtin e lashtë të Ilirisë.

Ky investim i përbashkët BE–Itali nuk është thjesht një projekt infrastrukturor: është një rikthim i kujtesës dhe i vlerës kombëtare, ku Italia ka marrë në duar këtë mision.

Sfidat

Por përtej entuziazmit të investimit, sfidat që qëndrojnë përpara këtij projekti janë po aq monumentale sa vetë qytetet që ai synon të rivlerësojë.

Bylisi dhe Apolonia nuk janë vetëm dëshmi historike për t’u vizutuar por kërkojnë mbrojtje të përditshme, profesionalizëm, asistencë teknike dhe përgjegjësi qytetare.

Mungesa e infrastrukturës rrugore mbetet pengesa e parë dhe më e dukshme: rrugët që çojnë drejt këtyre parqeve janë të amortizuara, të ngushta dhe shpesh të paarritshme në kiushte moti të keq. Kjo jo vetëm ul numrin e vizitorëve, por e shkëput trashëgiminë nga jeta e përditshme e komunitetit.

Mungesa e tabelave dhe sinjalistikës arkeologjike është një tjetër plagë: udhëtari që mbërrin në portat e Bylisit nuk gjen udhërrëfyes. Në vend të një rrëfimi të historisë, vizitori përballet me mungesën e një gjuhe që ta shpjegojë atë.

Rreziku nga ndërtimet dhe aktivitetet bujqësore të pakontrolluara pranë kufijve të parqeve është gjithashtu i madh. Në disa raste, tokat përreth Bylisit janë kthyer në terrene ndërtimi apo prodhimi intensiv, pa marrë parasysh kufijtë e mbrojtur të zonës arkeologjike.

Aktet vandaliste dhe gërmimet e paligjshme vazhdojnë të dëmtojnë pasuritë në heshtje. Një mozaik i dëmtuar, një gur i zhvendosur, një mbishkrim i fshirë janë humbje që nuk maten në para, por në kujtesë.
Ndërkohë, mungesa e digjitalizimit dhe e një sistemi bashkëkohor dokumentimi bën që shumë nga këto vlera të mbeten të panjohura ose të rrezikuara nga harresa. Shqipëria ka nevojë për një arkiv kombëtar dixhital të trashëgimisë, ku çdo gur, mozaik apo mbetje arkeologjike të ketë zërin e vet në historinë e dokumentuar.

Dhe në fund, ndoshta sfida më e madhe është mungesa e një kulture bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet institucioneve, ekspertëve dhe komunitetit. Pa këtë lidhje njerëzore, asnjë investim nuk mund ta mbrojë një qytet që ka mbijetuar për më shumë se 2.000 vjet.

“Trashëgimia kulturore, në shprehjet e saj të shumta materiale dhe jomateriale, përfaqëson jo vetëm një element identitar, por edhe një instrument konkret për nxitjen e kohezionit shoqëror, të rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, të dialogut ndërmjet komuniteteve dhe të bashkëpunimit ndërmjet popujve të Mesdheut,” deklaroi Zëvendësministri, duke kujtuar se portofoli i ndërhyrjeve të Bashkëpunimit Italian për mbrojtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore në vendet e Mesdheut arrin rreth 20 milionë euro, të cilave u shtohen edhe fondet e Bashkimit Evropian të menaxhuara nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), sipas formave të bashkëpunimit të deleguar.

Këtë deklaratë e bëri Zëvendësministri italian Cirielli në Paestum, gjatë edicionit të XXVII të Bursës Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik në eventin dedikuar Parkut të Bylisit.

Ky takim vjetor në Paestum, i vetmi në botë i dedikuar vlerësimit të trashëgimisë arkeologjike dhe promovimit të turizmit kulturor, numëroi këtë vit mbi 110 konferenca, 150 ekspozues nga 20 vende dhe rreth 600 folës e moderatorë, me seksione të dedikuara për arkeologjinë nënujore, inovacionin dixhital, qasjen dhe formimin.

Etiketa: apolloniabashkimi europianbebylisitalitrashegimi
Shkrimi Mëparshëm

Nis në Korçë konkursi “Gjuha Ime”, promovim i dashurisë për gjuhën dhe trashëgiminë kulturore

Shkrimi Vijues

Një muaj me aktivitete kulturore në Luginë dhe Sanxhak

Të Ngjashme

Një muaj me aktivitete kulturore në Luginë dhe Sanxhak
Aktualitet

Lini, “Ansambël Arkitektonik”/ Fshati turistik i Pogradecit merr statusin e veçantë, mbrojtje jo vetëm nga UNESCO
Aktualitet

Lini, “Ansambël Arkitektonik”/ Fshati turistik i Pogradecit merr statusin e veçantë, mbrojtje jo vetëm nga UNESCO

3 Nëntor, 2025
Kontaminimi i hapësirës mediale nga Kremlini, publikuan 353 artikuj dezinformues për Kosovën
Aktualitet

Kontaminimi i hapësirës mediale nga Kremlini, publikuan 353 artikuj dezinformues për Kosovën

3 Nëntor, 2025
‘Lahuta e Malcis’ merr formë të re në skenën e Lezhës
Kultura

‘Lahuta e Malcis’ merr formë të re në skenën e Lezhës

1 Nëntor, 2025
“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Një muaj me aktivitete kulturore në Luginë dhe Sanxhak

Një muaj me aktivitete kulturore në Luginë dhe Sanxhak

3 Nëntor, 2025
Italia dhe Bashkimi Evropian marrin përsipër zhvillimin dhe vlerësimin e parqeve arkeologjike të Bylisit dhe Apolonisë

Italia dhe Bashkimi Evropian marrin përsipër zhvillimin dhe vlerësimin e parqeve arkeologjike të Bylisit dhe Apolonisë

3 Nëntor, 2025
Nis në Korçë konkursi “Gjuha Ime”, promovim i dashurisë për gjuhën dhe trashëgiminë kulturore

Nis në Korçë konkursi “Gjuha Ime”, promovim i dashurisë për gjuhën dhe trashëgiminë kulturore

3 Nëntor, 2025
Lini, “Ansambël Arkitektonik”/ Fshati turistik i Pogradecit merr statusin e veçantë, mbrojtje jo vetëm nga UNESCO

Lini, “Ansambël Arkitektonik”/ Fshati turistik i Pogradecit merr statusin e veçantë, mbrojtje jo vetëm nga UNESCO

3 Nëntor, 2025
Një muaj me aktivitete kulturore në Luginë dhe Sanxhak

Një muaj me aktivitete kulturore në Luginë dhe Sanxhak

3 Nëntor, 2025
Italia dhe Bashkimi Evropian marrin përsipër zhvillimin dhe vlerësimin e parqeve arkeologjike të Bylisit dhe Apolonisë

Italia dhe Bashkimi Evropian marrin përsipër zhvillimin dhe vlerësimin e parqeve arkeologjike të Bylisit dhe Apolonisë

3 Nëntor, 2025
Nis në Korçë konkursi “Gjuha Ime”, promovim i dashurisë për gjuhën dhe trashëgiminë kulturore

Nis në Korçë konkursi “Gjuha Ime”, promovim i dashurisë për gjuhën dhe trashëgiminë kulturore

3 Nëntor, 2025
Lini, “Ansambël Arkitektonik”/ Fshati turistik i Pogradecit merr statusin e veçantë, mbrojtje jo vetëm nga UNESCO

Lini, “Ansambël Arkitektonik”/ Fshati turistik i Pogradecit merr statusin e veçantë, mbrojtje jo vetëm nga UNESCO

3 Nëntor, 2025
Kontaminimi i hapësirës mediale nga Kremlini, publikuan 353 artikuj dezinformues për Kosovën

Kontaminimi i hapësirës mediale nga Kremlini, publikuan 353 artikuj dezinformues për Kosovën

3 Nëntor, 2025
‘Lahuta e Malcis’ merr formë të re në skenën e Lezhës

‘Lahuta e Malcis’ merr formë të re në skenën e Lezhës

1 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist