E premte, 12 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Investimi në Muzeun Kombëtar të Kosovës: Gati tre milionë, 18 muaj punime

14 Gusht, 2024
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Me fiks 2 milionë e 946 mijë e 757 euro MKRS-ja ka vendosur që grupi i operatorëve ekonomikë “Froni 1 Sh.P.K” dhe “Çeta-General Invest Group” ta marrin përsipër implementimin e projektit më kompleks të punuar deri më tash për këtë monument që ruan thesarin e trashëgimisë kulturore të luajtshme të vendit. Në procedurën e prokurimit që ishte hapur në maj të këtij viti, për MKK-në dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës, sipas shkresave të lëndës, kishin konkurruar dy konsorciume.

Ministria e Kulturës ka përcaktuar që me afro 3 milionë euro t’ia mësyjë projektit më të madh në raport me Muzeun Kombëtar të Kosovës, atij për restaurimin e tërësishëm të ndërtesës. Për këtë është përzgjedhur një konsorcium kompanish, të cilave u është besuar projekti kapital. Me fiks 2 milionë e 946 mijë e 757 euro MKRS-ja ka vendosur që grupi i operatorëve ekonomikë “Froni 1 Sh.P.K” dhe “Çeta-General Invest Group” ta marrin përsipër implementimin e projektit më kompleks të punuar deri më tash për këtë monument që ruan thesarin e trashëgimisë kulturore të luajtshme të vendit. Në procedurën e prokurimit që ishte hapur në maj të këtij viti, për MKK-në dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës, sipas shkresave të lëndës, kishin konkurruar dy konsorciume. 

Afro 100 mijë euro ka kushtuar veç projekti për të ndërhyrë në institucionin më të lartë muzeor në vend. Për herë të parë do të intervenohet në depon e muzeut. Problemet aty janë të shtresuara ndër vite. Kushtet aspak brenda parametrave e nganjëherë edhe lagështia kanë qenë të tepërta. Për disa muaj në një pjesë ka qëndruar edhe uji. MKRS-ja ishte vonuar për të blerë një motor për ta nxjerrë atë. Por tash me tre milionë synohet shumë.

Do të preket edhe ekspozita e përhershme. Nëpërmjet projektit të realizuar nga konsorciumi “ALB Architect; ACTI” parashihen ndërhyrje në shumicën e pjesëve të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Njëherësh në këtë periudhë do të trajtohen edhe eksponatet e institucionit. Për krejt këtë ndërmarrje do t’i vendoset dryni muzeut për një kohë jo të shkurtër.

Sa i përket projektit, Vjollca Aliu, zëvendësuese e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, në maj kishte thënë se projekti i miratuar në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në pjesën e fundit të vitit të kaluar, parashihet që të implementohet në tërësi. Sipas saj, kanë qenë në koordinim me Ministrinë e Kulturës që të iniciohet procedura e prokurimit edhe vitin e kaluar, por kjo nuk ka ndodhur.

“Projekti përfshin ndërhyrjen në tërë ndërtesën, depon, laboratorët, sallat ekspozuese, hapësirat e punës dhe oborrin e institucionit”, kishte thënë ajo. Kishte treguar se pjesa e jashtme e monumentit do të ruhet ashtu siç është. “Pjesa ku është sigurimi, aktualisht do të pësojë një ndryshim në formë, por e ruan funksionin primar”, ka thënë ajo.

Njoftimi për projektin që do të realizohet ishte dhënë nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, nëpërmjet profilit të tij në Facebook. Kishte bërë të ditur se do të ketë edhe rikonceptim ekspozitash.

“Muzeu Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet restaurimit të përgjithshëm, me fokus në konsolidimin e kushteve të depos. Vlera që kemi ndarë për këtë ndërhyrje kapitale është tre milionë euro. Krahas restaurimit, gjatë periudhës sa muzeu do të qëndrojë i mbyllur, do të bëhen edhe rikonceptimi dhe përditësimi i ekspozitave të përhershme”, kishte shkruar Çeku. Deri më tash, sa i përket projekteve të mëdha kapitale, ato sillen veç nëpër rrjetet sociale të ministrit të Kulturës. Implementimi është çështje më vete. 

Zëvendësuesja e drejtorit të MKK-së, Vjollca Aliu, ka thënë se shpresojnë që të mos ketë vonesa dhe punimet të nisin sa më shpejt, në mënyrë që siç e parasheh thirrja për 18 muaj të zbatohet projekti.

“Muzeun kjo situatë e vendos në një pozicion të favorshëm dhe sfidues, pasi ne do të merremi me trajtimin e fondit muzeor. Sipas meje, janë dy procese të rëndësishme që e presin institucionin më të lartë muzeor në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit që vjen”, ka thënë ajo. MKRS-ja fillimisht kishte pasur idenë që fondi i institucionit të zhvendoset në një tjetër hapësirë gjatë punës. Por menaxhmenti i MKK-së e ka kundërshtuar këtë.

“Fondi do të trajtohet krejtësisht brenda ambienteve të muzeut. Janë mbi 50 mijë eksponate. Ideja është të trajtohen, numërohen dhe regjistrohen”, ka thënë Aliu. MKK-ja ka pasur tentime të inventarizimit disa herë. Por këtij procesi nuk i është vendosur asnjëherë pika. Sipas Aliut, do të ketë kurime të reja të ekspozitës së përhershme të MKK-së.

“Çështja e mbylljes së institucionit është diskutuar me Këshillin Drejtues dhe besoj që së shpejti do të dalim me një vendim. Do ta njoftojmë publikun për çdo hap gjithnjë në koordinim me Këshillin Drejtues e Ministrinë e Kulturës”, ka thënë ajo.

Muzeu me ekspozitë të përhershme, apo siç quhej asokohe ekspozitë bazë është bërë në shkurtin e vitit 2013. Shuma e investuar kishte kaluar 300 mijë euro. Ajo ekspozitë qe kritikuar goxha nga shumë profesionistë. Por drejtori i asokohshëm i MKK-së, Skënder Boshtrakaj, kishte thënë se edhe “Muzeu i Kosovës është Kosovë”.

“Muzeu i Kosovës i ka specifikat e veta. Muzeu i Kosovës është në Kosovë, ka stafin e Kosovës, eksponatet e Kosovës dhe Muzeu i Kosovës është Kosovë”, kishte thënë Boshtrakaj. Ekspozita në vetvete ka shumë probleme. Pos që është punuar nxitimthi, nuk është respektuar në përqindje të madhe as koncepti i punuar nga grupi punues, ku bënin pjesë Edi Shukriu, Gazmend Riza, Florina Jerliu, Bujar Demjaha, Agim Rudi, Arben Hajdari, Zanita Halimi, Milot Berisha, Elvis Shala, Skënder Boshtrakaj e Vjollca Aliu.

Kurse sa u përket ndërhyrjeve restauruese institucioni ka një histori të gjatë. Në periudhën prej vitit 2012 deri më 2015 në objekt janë shpenzuar afro 200 mijë. Që nga rinovimet e vitit 1983 në objektin e Muzeut Kombëtar të Kosovës nuk është ndërhyrë deri në vitin 2012, kur është shtruar dyshemeja dhe janë rregulluar tualetet. Kjo punë kishte zgjatur me muaj. Edhe atëherë kishte pësuar agjenda vjetore e këtij institucioni. “Euroing” nga Suhareka qe kompania e cila për 180 mijë euro kishte shtruar me granit të porositur nga Italia dyshemenë në të tri katet e muzeut. E njëjta kompani fitoi edhe tenderin prej 10 mijë eurosh për rregullimin e tualeteve.

Në vitin 2015 një konsorcium “NBT-ING” dhe “As-ing” nga Suhareka kishte marrë përsipër atë që u quajt rinovim i tërësishëm për 230 mijë euro. Depot nuk qenë prekur. Në dhjetor të atij viti ishte lidhur edhe aneks-kontrata në vlerë prej 22 mijë e 587 eurosh. Por nuk kishte përfunduar me kaq. Tre zyrtarë ministrorë dhe punëkryesi, siç kishte raportuar gazeta, të mbledhur në një zyrë të MKRS-së, kishin vendosur që t’i jepnin punë shtesë në vlerë mbi 33 mijë eurosh konsorciumit të njëjtë. Të gjitha “procedurat” qenë zhvilluar midis tyre, qe nënshkruar marrëveshja pa u përfillur Ligji për prokurimin publik, pa kaluar kontrata nëpërmjet Komisionit rregullativ të prokurimit Publik dhe pa hapur thirrje publike për pranimin e ofertave. Skënder Boshtrakaj, asokohe drejtor i Muzeut të Kosovës, Gani Gashi, mbikëqyrës i punimeve, Vjollca Aliu, asokohe menaxhere e projektit, dhe Tahir Sopa, përfaqësues i kompanisë, janë ata që kishin vënë nënshkrimin në marrëveshjen e nënshkruar në tetor të 2016-s, në mbledhjen e mbajtur në zyrën e Vjollca Aliut, ku i pranishëm kishte qenë edhe Burim Reçica, asokohe drejtor i Zyrës së Prokurimit në MKRS. Marrëveshja titullohej “Raport i ndryshimit të pozicioneve në projektin ‘Rinovimi i godinës së Muzeut të Kosovës’” dhe sipas saj për shkak të nevojave të domosdoshme dhe mosparashikimit të disa punimeve në projekt, paramasë e parallogari, me kërkesën e drejtorit të muzeut ishte “marrë vendim që të punoheshin disa pozicione të paparapara në projekt, si dhe të bëheshin disa ndryshime brenda paramasës dhe parallogarisë së projektit me qëllim të funksionalizimit të projektit”. MKRS-ja e kishte kundërshtuar këtë pagesë nëpërmjet një shkrese drejtuar Thesarit të Shtetit. Por Ministria e Financave kishte bërë pagesën. Krejt investimet e bëra pas luftës së fundit, veç në ndërtesë dhe ekspozitën e përhershme, pa përfshirë projektet vjetore, kapin shifrën e mbi 770 mijë eurove.

Etiketa: investimikombetarkosovemuzeu
Shkrimi Mëparshëm

Në përvjetorin e vdekjes/ Musine Kokalari, intelektualja disidente që vdiq në internim

Shkrimi Vijues

Sot në datëlindjen e mjeshtrit/ Trashëgimi momentesh unike të popullit shqiptar nga Pietro Marubi

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Sot në datëlindjen e mjeshtrit/ Trashëgimi momentesh unike të popullit shqiptar nga Pietro Marubi

Sot në datëlindjen e mjeshtrit/ Trashëgimi momentesh unike të popullit shqiptar nga Pietro Marubi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist