• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

In Memoriam / Akademik Rexhep Qosja: ndriçues i shkencave të albanistikës

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
8 Maj, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
In Memoriam / Akademik Rexhep Qosja: ndriçues i shkencave të albanistikës
0
NDARJET
4
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Prof. dr. Hasan Mujaj

Mund të thuhet me arsye se akademik Rexhep Qosja u nda nga jeta vetëm fizikisht, sepse ai la pas vetes një veprimtari të pasur, tejet të pasur dijesh të ndryshme me shtrirje të gjerë nga sasia dhe me vlera shumë të larta shkencore, kulturore, kombëtare etj. nga cilësia dhe, si e këtillë, kjo veprimtari, do të jetojë aq sa do të rrojë gjuha shqipe, do të thotë përherë.

Akademik R. Qosja, në bashkërendim me akademikët: Idriz Ajeti, Ali Hadri, Fehmi Agani e shumë të tjerë, qe njëri nga organizatorët kryesorë të organizimit dhe të mbajtjes së Konsultës Gjuhësore të Prishtinës që zhvilloi punimet në Prishtinë më 22 e 23 prill të vitit 1968, e cila ishte njëra nga arritjet më të rëndësishme jo vetëm shkencore gjuhësore, porse me relevancë të lartë historike, kulturore dhe gjithëkombëtare.

Konsulta Gjuhësore e Prishtinës pati si pikëmbështetje themeltare qëndrimin: “Një komb- një gjuhë letrare,” të cilin ( komb ), siç dihet, e kishte ndarë dhe shpërndarë në disa shtete politika antishqiptare. Njësimin e kombit shqiptar, nga pikëpamja e gjuhës standarde në përdorimin zyrtar të saj, akademik Rexhep Qosja, me shumë të drejtë, e kishte kualifikuar si veprim të rëndësishëm të integrimit dhe të ndërlidhjes tërëkombëtare përkitazi me zhvillimet risimtare jo vetëm të shkencave të albanologjisë, por edhe të dijeve të tjera siç u dëshmua më vonë nga bashkëpunimi në rrjedhën e kohës.

Veprimtaria shkencore e prof. dr. R. Qosjes shtrihet në hapësirë të gjerë të gjurmimeve holistike të dijeve simotra si: historia e letërsisë, kritika letrare, letërsia imagjinative, formacionet ( drejtimet ) letrare, stilistika letrare, publicistika, zhvillimet politike aktuale në Kosovë dhe në shkallën gjithëkombëtare etj.

Stili i akademik R. Qosjes është shumë i pasur, sidomos në aspektin e ndërtimit të njësive kumtuese gjuhësore me funksion të gjerë semantik dhe të ekspresivitetit të lartë të shprehësisë së tekstit. Ai del të jetë eksklamativ, metaforik, apodiktik, patetik, persuasiv etj., sidomos nga forca e figurës së përsëritjes funksionale me të cilën apostrofon nergut kuptimin e mendimit dhe nga përdorimi i pyetjeve retorike, të cilat (pyetje) përmbledhin në vete përpilimin persuasiv ( të bindshëm ) të tekstit të autorit.

Me këto mjete të të shprehurit prof. Qosja spikat, labërgon dhe thellon shtrirjen semantike të konstrukteve gjuhësore në dritën e dijeve të ndryshme, pra jo vetëm gjuhësore, por edhe më gjerë si në shembujt e sjellë: Konsulta Gjuhësore e Prishtinës:

“ Ishte ngjarje e rëndësishme kombëtare.
Ajo ishte ngjarje e rëndësishme shkencore.
Ajo ishte ngjarje e rëndësishme kulturore.
Ajo ishte ngjarje e rëndësishme politike.”

(Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, 1968 , Prishtinë, 2008, f. 11 )

Jo vetëm për veprimtarinë e pasur dhe historikisht faktike e persuasive me shkrime, fjalime zyrtare, ligjërime, vepra të botuara etj. që të gjithë shqiptarët ta kenë, ta mësojnë dhe ta zhvillojnë njësimin e gjuhës letrare shqipe, porse, me të drejtë, gjuhën e pa si pjesë të kulturës në nivel kombi. Kontributi i prof. Qosjes nuk qëndron vetëm brenda veprimtarisë për standardizimin e gjuhës së njësuar letrare shqipe. Jo. Ai është më i madh. Tejet i madh; ai shtrihet në disa fusha me vlerë të përhershme si p. sh.: arsimore, shkencore, kulturore, historike, letrare, gjuhësore, kritike, gjithëkombëtare etj. Veprimtaria e ndritur, e pasur, e gjerë, e lartvlerësuar shkencërisht e prof. dr. Rexhep Qosjes, në shkencat e filologjisë shqiptare, ka lënë gjurmë të përhershme në të gjitha veprimtaritë e sipërpërmendura.

Por, jo vetëm si njëri nga themelvënësit më aktivë të gjuhës së njësuar letrare shqipe që vunë bazën e patrandur të saj për të gjithë shqiptarët me Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968 në krye si flamurtare e kësaj arritjeje historike gjithëkombëtare, porse edhe shumë më gjerë: si njëri nga studiuesit elitarë të albanologjisë në tërësi, sidomos me veprat: për romantizmin në letërsinë shqipe në tri vëllime; me veprat për kritikën letrare të letërsisë së sotme shqipe; me veprat letrare nga krijimtaria imagjinative si p. sh. vepra “Vdekja më vje prej syve të tillë” e përkthyer edhe në gjuhën frënge; shkrime për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon në të cilën shpërfaq masat represive e të dhunshme të politikës serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, sidomos që nga demonstratat e studentëve të vitit 1981 dhe në vazhdimësi deri në marrjen e autonomisë së Kosovës, e cila i ishte dhënë me Kushtetutën jugosllave të vitit 1974 dhe u shpall e pavlefshme madje me ekspozimin e tankeve ushtarake rrugëve të Prishtinës dhe të marrjes së kompetencave të institucioneve të Kosovës etj.

Akademiku ynë, këto masa represive antishqiptare, i pasqyroi në veprën “Fati i pambrojtur,” e përkthyer edhe në gjuhën kroate “ Nezashtiqena sudbina “ e shumë publikime kritike të tjera lidhur me krimet e politikës të Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Konsulta Gjuhësore – veprim i elitës shkencore

Se Konsulta Gjuhësore e Prishtinës nuk qe vetëm një Konsultë thjesht gjuhësore-gramatikore, por edhe një takim i elitës shkencore, arsimore, kulturore, intelektuale etj. jo vetëm nga Kosova, porse edhe përfaqësues shqiptarë nga republikat ish-jugosllave me relevancë të veçantë historike për ndërlidhjen e bashkërendimit shkencor dhe arsimor të Kosovës me Shqipërinë që, më vonë, do të sjellë zhvillime të reja kombëtare, u pa shumë shpejt nga qarqet e politikës antishqiptare serbe, prandaj pasuan reagimet e mëdha destruktive e kundërvënëse në nivel shteti të atëhershëm për të mos e lejuar mbajtjen e Konsultës Gjuhësore, sepse, sipas politikës serbe, ajo, në realitet, do të thoshte homogjenizim gjithëkombëtar. Aksiomë. Më se e vërtetë.

Me gjithë përpjekjet dhe ndërhyrjet e politikës serbe që të mos mbahet Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, kjo iniciativë me vlerë të lartë historike e kombëtare, me përkushtimin e vendosur akademikëve të lartpërmendur dhe të elitës intelektuale të Kosovës, me miratimin edhe të udhëheqësve shqiptarë të Kosovës të kohës përkatëse, Konsulta Gjuhësore e Prishtinës u mbajt, e cila, nga rëndësia shkencore, historike, kombëtare etj. që pati, edhe sot e gjithë ditën do të qëndrojë në faqet më të ndritura të historisë shqiptare si pararendëse e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të kësaj arritjeje madhështore historike e kombëtare që njëherës shënoi riintegrimin brendashqiptar.

Kumtesa e akademik Rexhep Qosjes me titullin: Konsulta Gjuhësore e Prishtinës dhe vetëdija kombëtare, e paraqitur në sesionin shkecor në Prishtinë më 22 prill të vitit 2008, në të cilin morën pjesë me kumtesa shumë studiues nga Prishtina, Tirana, Shkupi etj. qe shumë e thukët. Konsultën e Prishtinës prof. Qosja e vuri re nga disa këndvështrime: nga rrethanat e politikës serbe ndaj Kosovës në kohën kur u mbajt Konsulta dhe kritikat ndaj saj, nga rëndësia e kërshëria e sendërtimit të saj në Prishtinë dhe në Tiranë si një zhvillim i ri historik, shkencor e kombëtar që përgatiti terrenin për Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe etj.

Prof. Qosja, në fund të kumtesës, me shumë të drejtë, bëri edhe një vrojtim kritik ndaj të gjithë atyre që mohojnë e kundërshtojnë vlerat gjuhësore, kulturore, kombëtare, arsimore etj. të këtyre dy arritjeve madhështore: të Konsultës Gjuhësore dhe të Kongresit të Drejtshkrimit si dy nga shtyllat qendrore mbi të cilat do të pasojnë bashkërendimet risimtare shkencore, arsimore, kulturore, letrare etj. të shkallës gjithëkombëtare.

Megjithëkëtë, këto arritje vlerash të larta tërëkombëtare edhe sot herë – herë sikur vihen në dyshim pa dëshmi shkencore nga disa “studiues”, të cilët vazhdojnë të kërkojnë kthim pas, të cilët vijojnë t ’i kritikojnë arritjet kombëtare dhe historike pa pasur arsye shkencore, nga disa “studiues” që nuk kanë kapital të duhur shkencor për t’u marrë me dije të reja e me nëndisiplina shkencore të filologjisë shqiptare.

Nga ky vëzhgim, akademik Qosja, edhe në këtë kumtesë, reagoi me disa pyetje retorike dhe ironike në të cilat përmblidhet implikatura befasuese dhe, logjikisht, kombëtarisht e shkencërisht, të paqëndrueshme.

Në pyetjet retorike si p. sh.: “Përse të jetë përjashtim populli shqiptar? Përse të mos ketë edhe ai një gjuhë të njësuar letrare si dëshmi e njësisë së tij dhe e funksionimit të tij si komb modern? “

Në këto pyetje retorike dhe në të tjera të këtilla akademik Rexhep Qosja shpreh konstatimin të mbështetur në të dhëna të dëshmuara gjuhësore, shkencore, kulturore, kombëtare etj. sipas të cilit ( konstatim ), Konsulta e Prishtinës e vitit 1968, shënoi hapin e madh historik të përafrimit dhe të ndërlidhjes së kombit të ndarë politikisht për uzurpime territoresh nga politika serbe.

Akademik Rexhep Qosja, për rëndësinë historike, kulturore dhe shkencore të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës, ndër të tjera, shkroi: “…qëndrimet e sotme mohuese ndaj rëndësisë gjuhësore, kulturore, politike, prandaj edhe kombëtare të saj (të Konsultës ), në thelb, nxisin ndarjen, shpërbërjen, veçimin, krahinorizmin në jetën kombëtare shqiptare.” (Konsulta…, 2008, 20 ).

Tendencat që sjellin ndasi ndërshqiptare mbi baza rajonesh e dialektesh, nuk u duhen shqiptarëve.
Akademik Rexhep Qosja, me shumë vepra të botuara, ligjërata, kumtesa shkencore, fjalime publike etj., këtu e mbi një gjysmë shekulli më parë dhe në vijimësi edhe sot, është dhe do të mbetet përherë njëri nga më të merituarit për arritjet e mëdha me vlerë shkencore, historike, letrare, arsimore, akademike etj. me rëndësi gjithëkombëtare.

Gjuha shqipe, e njësuar, sot është ndërkombëtarizuar si e këtillë; po mësohet me kërshëri në përmasat botërore unike për tërë kombin; ajo mund të pasurohet përditë me njësi të reja leksikore, por “ pa e trandur themelin e saj “– tha, ndër të tjera, akademik Idriz Ajeti.

Të mbahet parasysh përherë porosia e dalë nga Konsulta Gjuhësore e Prishtinës: “Një komb – një gjuhë letrare.”

Etiketa: akademikalbanologHasan Mujajmemoriamrexhep qosja
Shkrimi Mëparshëm

Konstantinos Siamakis: Pellazgët para dyndjeve indoevropiane dhe formimit të botës helene

Shkrimi Vijues

Kodi i Justinianit dhe Kanuni i Lekë III Dukagjinit

Shkrimi Vijues
Kodi i Justinianit dhe Kanuni i Lekë III Dukagjinit

Kodi i Justinianit dhe Kanuni i Lekë III Dukagjinit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Studimi që po trazon Ballkanin: ADN-ja e shqiptarëve hap debate

Studimi që po trazon Ballkanin: ADN-ja e shqiptarëve hap debate

8 Maj, 2026
Kodi i Justinianit dhe Kanuni i Lekë III Dukagjinit

Kodi i Justinianit dhe Kanuni i Lekë III Dukagjinit

8 Maj, 2026
In Memoriam / Akademik Rexhep Qosja: ndriçues i shkencave të albanistikës

In Memoriam / Akademik Rexhep Qosja: ndriçues i shkencave të albanistikës

8 Maj, 2026
Konstantinos Siamakis: Pellazgët para dyndjeve indoevropiane dhe formimit të botës helene

Konstantinos Siamakis: Pellazgët para dyndjeve indoevropiane dhe formimit të botës helene

8 Maj, 2026
Studimi që po trazon Ballkanin: ADN-ja e shqiptarëve hap debate

Studimi që po trazon Ballkanin: ADN-ja e shqiptarëve hap debate

8 Maj, 2026
Kodi i Justinianit dhe Kanuni i Lekë III Dukagjinit

Kodi i Justinianit dhe Kanuni i Lekë III Dukagjinit

8 Maj, 2026
In Memoriam / Akademik Rexhep Qosja: ndriçues i shkencave të albanistikës

In Memoriam / Akademik Rexhep Qosja: ndriçues i shkencave të albanistikës

8 Maj, 2026
Konstantinos Siamakis: Pellazgët para dyndjeve indoevropiane dhe formimit të botës helene

Konstantinos Siamakis: Pellazgët para dyndjeve indoevropiane dhe formimit të botës helene

8 Maj, 2026
Shqiptarët në optikën e Edward Stanford: Trashëgimtarët e pelasgëve dhe “grekët elementarë” të Ballkanit

Shqiptarët në optikën e Edward Stanford: Trashëgimtarët e pelasgëve dhe “grekët elementarë” të Ballkanit

7 Maj, 2026
Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh drejt regjistrimit në UNESCO

Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh drejt regjistrimit në UNESCO

7 Maj, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.