E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Iliriku i lashtë, gadishulli me disa emra, por me një identitet dominant

25 Nëntor, 2022
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Identiteti i mbijetoi mijëvjeçarëve, por si mund të argumentohet mbi konceptin “Gadishulli Ilirik”?

Emri i lashtë i këtij gadishulli është vërtetuar se ishte i lidhur ngushtë me emrin e populsisë që jetonte në të.

Përse quhet sot Gadishulli i Ballkanit?

   Ballkan është emri i një mali, që ndan Bullgarinë nga Rumania (term mesjetar mbi Traine e vjetër), është quajtur nga italianët “Zinxhir i Botës”, dhe nga turqit Dervent, emër i dhënë të gjithë maleve të mbuluar me pyje, ashtu sikurse Ballkan përdoret edhe për shpatet e zhveshura, dhe është ai që në lashtësi njihej me emrin “Haemus”.

Sidoqofte, kudo është pranuar që fjala edhe emri “Ballkan” hyri në gadishull me ardhjen e turqve osmanë. Ndër etimologjite e ndryshme, Inalcik ka preferuar atë persiko-turke të Eren, në të cilën thuhet se fjala vjen nga balta (balk) me prapashtesën turke –an.

Koncepti më i rëndësishëm si rrjedhojë e fjalës “Ballkan” është “Ballkanizim”. Në fund të shekullit të XIX, “Ballkani” filloi të përdorej gjithmonë e më shumë me nënkuptim politik, se sa në kuptimin e thjeshtë gjeografik, për të treguar shtetet që kishin dalë nga Perandoria Osmane. Sipas Norman J.G Pounds termi “ballkanizim” përdorej duke iu riferuar dizintegrimit të një zone gjeografike në nënzona të vogla e shpesh herë të egra.

Termi “gadishulli ballkanik” (1808-…)

Në vitin 1808, gjeografi gjerman Johann August Zeune sugjeroi që një nga gadishujt evropianë të quhej “Balkanhalbinsel”. Këtë e ka bërë në veprën e tij “Gea. Versuch einer ëissenschaftlichen Erdbeschreibung“ redaktuar në Berlin. Zeune në vitin 1808, mori për bazë pikërisht grumbullin e maleve Haemus ose Stara Planina në Bullgarinë e sotme, për të cilin ai gabimisht mendonte se shtrihej në të gjithë Gadishullin. Ky term, i cili në fillim të shekullit të 19-të kishte vetëm një konotacion akademik, ishte i destinuar të ndiqte një kurs interesant në dyqind vitet e ardhshme, duke filluar ndoshta si një emër gjeografik neutral, duke kaluar nëpër një stigmatizim dhe përfundimisht duke u kthyer në një shenjë simbolike udhëkryqi. ndërmjet “Evropës” dhe “Jo-Evropës”.

Ky emër mori një përhapje të gjerë në gjithë Europën. Të gjithë udhëtarët e huaj u familjarizuan me këtë term të ri që përfshinte brenda teritorit të tij një sipërfaqe të gjerë gjeografike prej 470.000 m2. Me kalimin e viteve, “Ballkanizimi” u kthye në një term politik negativ ku mes këtij emertimi bota nënkupton përplasjet etnike mes popujve fqinjë dhe mbas shkaterrimit të Jugosllavisë (tjeter emer që mbizotëroi rajonin) edhe ky emërtim po merr fund dhe në dokumenta po shfaqet termi modern “Europa Juglindore” që po zë një vend të rëndësishëm në të gjitha forumet ndërkombëtare. Edhe në guidat e agjensive turistike europiane, Ballkani po prezantohet si një pjesë integrale e Europës Juglindore dhe nuk identifikohet me emrin e tij të mëparshëm që tek të huajt lë një shije të hidhur pasigurie.

Iliria e shtrirë përgjatë gjithë “Gadishullit Ilirik”

Kufijtë ilirë shtriheshin nga lumi Danub në jug deri në detin Adriatik dhe prej andej në lindje deri në malet e Sharrit. Ilirët, bartës të kulturës Hallstatt, (Kultura Hallstatt ishte kultura mbizotëruese e Evropës Perëndimore dhe Qendrore të Epokës së Bronzit të Vonë) u ndanë në fise, secili një bashkësi vetëqeverisëse me një këshill pleqsh dhe një prijës të zgjedhur. Megjithatë, një prijës i fortë fisnor mund të bashkonte disa fise në një mbretëri. Mbretëria e fundit dhe më e njohura ilire kishte kryeqytetin e saj në Scodra (Shkodër). Një nga sundimtarët e saj më të rëndësishëm ishte mbreti Agron.

Provinca romake e Ilirikut shtrihej nga lumi Drilon (Drin) në jug deri në Istria (Sllovenia dhe Kroacia moderne) në veri dhe deri te lumi Savus (Sava) në lindje; qendra e saj administrative ishte Salonae (afër Splitit të sotëm) në Dalmaci. Me shtrirjen e Perandorisë Romake përgjatë luginës së lumit Danub, Iliriku u nda midis provincave të Dalmacisë dhe Panonisë.

Praktikisht i gjithë Gadishulli mbante ligjërisht emrin e popullsisë që e banonte. Por mund të pohojmë se vetëm gjatë kësaj periudhe ky rajon gjeografik ka mbajtur këtë emër conform etnise që kryesonte. Më pas është abuzuar arbitrarisht dhe në vazhdueshmëri me terminologji politike.

Përse ky rajon është pagëzuar gjithnjë për së jashtmi?

Këto ndryshime të shpeshta në emërtimin e gadishullin tonë, nuk janë të rastesishme dhe të pasforcuara, por me të drejtë mund të mendohet se veprohet sipas një programi te qartë (të kushtëzuar ndoshta nga rrethanat politike) që përpiqet shpesh me forma të ndryshme për unifikimin e gjithë gadishullit dhe elementi shqiptar nga e ka marrë emrin natyror ky gadishull, konsiderohet si pengesa kryesore për realizimin e këtij “plani”. Lidhjet e forta të shqiptarëve me identitetin kombëtar dhe historinë autoktone Ilire, qartazi dikush i vlereson si të padëshiruara ose si destabilizuse për gjithë rajonin.

Ky konflikt i padrejtë mes popullit shqiptar dhe sundimtarëve tanë të jashtëm e të brendshëm ka qenë shumë i hershëm, ndoshta që nga koha e hegjemonisë së Romës.

Gadishulli i Ilirëve dhe figurat historike që i japin emër

Gadishulli Ilirik e meriton këtë emër, pikërisht nga dinastitë e famshme Ilire, nga mbretër dhe mbretëresha si Bardhylli, Genti, Agroni, Teuta, që kanë qenë figurat qëndrore të gjithë rajonit dhe me pushtetin e tyre dominuan gjithë gadishullin. Mbretëresha Teuta që guxoi dhe ngriti krye kundër Romës, vashdon të portretizohet çuditërisht si një pirate detesh, kur faktikisht Teuta ka qenë një mbretereshë Ilire me të gjithë atributet e një sundimtare fuqiplotë, por për hir të rebelimit iu njollos emri dhe historianët këmbëngulin tu referohen burimeve të një historie të interpretuar politikisht nga këndvështrimi romak. Teuta ishte gruaja e mbretit ilir Agronit, i cili sa ishte gjallë, nuk ju bind kurrë diktatit të Romës. Denigrimi i kësaj figure qendrore të Ilirisë dhe heshtja prej një kohe të gjatë për figurat e tjera, ndihmon në zhveshjen e plotë të Gadishullin Ilirik nga prestigji që ka pasur dikur dhe paraqitja e tij si një hapsirë pa histori e personalitete me peshë historike.

Edhe në kohën e të ashtuquajturit Bizant, po i njëjti qëndrim armiqesor është mbajtur kundrejt shqiptarëve nga klasa sunduse e cila duhet theksuar fort se ishte Ilire edhe pse e romanizuar. Pasi një fakt tjetër me rëndësi kardinale është numri i lartë i perandorëve romakë me origjinë ilire. Plot 25 të tillë. Më shumë se kudo tjetër. Megjithatë princat shqiptarë kanë qenë në  konflikt të vazhdueshëm jo vetëm politik me sundimtaret e Bizantit që i konsideronin shqiptarët si një popull barbar dhe te pabindur vetëm sepse kerkonin liri.

Edhe gjatë periudhës së Perandorise Osmane, shqiptaret gjetën hapesirën e duhur për të shtrirë pushtetin e tyre përgjatë Gadishullit Ilirik, siç ka qenë edhe ne kohën e Ilirësve. Osmanet njihen si sundimtaret e kesaj perandorie, por shqiptaret dominonin ne te gjitha sferat politke, administrative dhe ushtarake. Perandoria Osmane ka pasur 36 kryeministra shqiptarë të osmanizuar, qindra vezire, pashallare, guvernatore, komandatë të ushtrisë dhe mijra nënpunës që me kontributin e tyre kanë lënë emër gjatë gjithë kësaj periudhe te gjatë. Megjithatë krim madhor Porta e Lartë kreu ndaj kulturës dhe gjuhës shqipe që është në thelb të identitetit tonë të lashtë e në thelb të identitetit të rajonit në tërësi.

Kësisoj sa i takon Ballkanit të sotëm, emërtimi gjeografik më i përdorur në Perëndim deri në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX ka qenë “Turqia në Europë”, por pa specifikuar se bëhej fjalë për gadishull. Vetëm ndonjë studiues i asaj kohe, si p.sh. Eugène Cortambert në librin Géographie universelle të vitit 1826, e përmendte kalimthi që Turqia në Europë “mund të konsiderohet si një gadishull” (Vezenkov, 2017: 141-142). Emërtimet “Turqia në Europë” ose “Turqia europiane” tregonin se përkufizimi i rajonit ishte politik, sepse u referohej vetëm zotërimeve osmane dhe, së dyti, se ai ishte “parazitar” nga njësia më e madhe “Evropa”.

Kësisoj u bë së jashtmi çrrënjosja përfundimtare e elementit identitar.

Por siç e ka thënë mjeshtërisht i pavdekshmi Sami Frashëri në “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë”:

“Pelasgëtë, pas vëndevet që rrininë, ndahëshinë më shumë fara e fise, nga të cilëtë më të mbëdhenjt’ e më ’të njohuritë janë: Ilyrianëtë a të Lirëtë (të Dlirëtë), Maqedonasitë, Thrakasitë (të Trashëtë), Prygasitë etj. Nga këta Ilyrianëtë ishinë në Shqipëri edhe në vëndet të

veriut, që thuhenë sot Bosnjë, Erzegovinë, Mal-i-Zi, Kroati, Dalmati etj. gjer në fund t’Adriatikut e gjer përtej Savësë; Maqedonasit’ e Thrakasitë rrininë në Maqedoni e në Thrakë; Frygasitë ishinë n’Asi që nga anët e detit gjer ne lumi Alis, që thuhetë sot Këzëll-Irmak. Thuhetë që

Ilyrianëtë ishinë shumë t’afërë me Maqedonasit e Thrakasitë me Frygasitë; po të tërë ishinë një komp edhe kupëtoninë gjuhën’ e njëri-jatërit.”

Ndaj edhe është mëse e arsyeshme që Iliri ose Ilirik të jetë një emër i hershëm që përkufizon gjithë Gadishullin tonë të trazuar.

Përgatiti Elis Buba /usalbanianmediagroup

Roman_provinces_of_Illyricum,_Macedonia,_Dacia,_Moesia,_Pannonia_and_Thracia
Tokëza brezi ilir nga Selca c230 p.e.s., Muzeu Tiranë
Dekorim sipas motiveve te vepres me 8 vellime te Daniele Farlati titulluar Illyricum sacrum – Illyrici Sacri. Muzeu i Vjenes
Etiketa: gadishulliidentitetiliriilirik
Shkrimi Mëparshëm

Gjurmë ilire në Gadishullin Ilirik pas shkatërrimit të qytetrimit antik

Shkrimi Vijues

28 Nëntori i jep fund sagës me shtatoren e Anton Çettës

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
28 Nëntori i jep fund sagës me shtatoren e Anton Çettës

28 Nëntori i jep fund sagës me shtatoren e Anton Çettës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist