27 qershori, “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek” sjell trishtim të madh për popullatën e Çamërisë Pasojat dihen se rreth 30 e ca mijë banorëve autoktonë, u vranë rreth 3 mijë çamë nga fëmijë e deri pleq, po edhe vdekjen e rreth 3 mijë të tjerëve të eksodit dhe me humbjen e të gjitha pasurive të kësaj popullate.
Kam pasur fatin të intervistoj banorë të Çamërisë, që kanë parë genocidin me sytë e tyre dhe, ashtu si edhe ata të Kosovës më 1999 që i përmblodha në librin “Çamëria dhe Kosova – Genocid pa ndëshkim” më 2021 (ribotim i rifreskuar) i promovuar në Elbasan e në Prizren. Janë dëshmi të herë pas hershme, që kanë bërë të besueshme masakrimin genocide, që bënë grekët, ashtu si edhe serbët, bënë ndaj shqiptarëve të Kosovës, të njohura, por të pandëshkuara. Dëshmitarët e atyre masakrave pohojnë se çfarë kanë parë me sytë e tyre në vendin e tyre.
Duke shfletuar librin “Çamëria – Një histori dokumentare” të studiiuesit të mirënjohur Robert Elsie shoh dëshmitë e vrasjeve të kryera në Filat :
Dëshmia e bërë nga Koto Izet Osmani nga Koska e Çamërisë. Ai flet për masakrat e kryera nga bandat e Napoleon Zervës në Filat:
– Një të enjte mbrëma, në shtator të vitit 1944, bandat të komanduara nga Ilia Koço, Ajdhon Koço, Kallogjeropiullo Vito, Kolonel Kranjaj dhe të tjerë që rrethuan Filatin nga të gjitha anët. Në mes të natës bandat mësynë në qytet që filluan plaçkitjet dhe sulmonin familjet çame. Me qëllim që të kryenin paudhësitë e tyre më kollaj, ata i mbyllën burrat në një dhomë dhe nisën të përdhunonin gratë e vajzat e reja dhe plaka.
70 vjeçarja Zeko Shëllira u përdhunua dhe u vra me thikë në oborrin e saj. Të tjerët plaçkitën gjithçka gjetën, përfshirë dhe foshnjat në djep. Në të njejtën kohë gratë e tjera i kërcënuan me thikë duke u kërkuar para, për të cilat ato shpreheshin se i kishin bashkëshortët. Por edhe kur morën paratë, vazhdonin t’u ulërinin dhe frikësonin gratë, duke u thënë : “do të vrasim djalin, nëse nuk na thua ku i keni fshehur paratë”.
Gjindja e kaloi natën në frikë dhe angështi. Të nesërmen, që të gjithë burrat u lidhën bashkë dhe u dërguan në shtëpinë e Koçit. Gratë i shpunë te Ikotrofio. Ata që ishin fshehur nëpër shtëpitë e tyre u torturuan, u therën dhe më pas u qëlluan me armë zjarri për t’u bindur që kishin vdekur. Hilmi Beqiri u vra pranë shtëpisë së tij, pasi duke e kërcënuar me thikë i kishin marrë dhëmbin me të cilin kishte mbushur dhëmbët, teksa ishte ende i gjallë. Mete Alia, Xhelo Kila dhe Harif Sallopi u rrahën, u vranë me thikë dhe u hodhën në pusin e Xhelal Katorrit. Në të njëjtën ditë, ata vranë 70-vjeçarin Malo Muho, i cili ishte i paralizuar prej katër vitesh. Pasdite vranë Feim Osmanin në hyrje të shtëpisë së tij dhe e hodhën në një gropë. Isuf Take u vra pranë kishës. Ali Bodini dhe djali i tij Duro u vranë në të njëjtën mënyrë, njësoj si Qazim Zaimi dhe Xhaten Petroviça. 12-vjeçari Tahir Musa Haxhia, ishte vrarë në sy të së ëmës për më shumë se një vit.
Muharrem Shabani, që dergjej në shtrat për gjashtë muaj, ishte torturuar dhe vrarë në dhomën e tij, pasi i kishin vjedhur dhe dhjetë lira. Abaz Llaçe ishte zhveshur dhe vrarë me thikë dhe më pas, duke qenë ende i gjallë, ishte hedhur në banjën e Isuf Danës, ku kishte mbetur për një kohë të gjatë. Haxhi Cipuni dhe një grua ishin vrarë në oborrin e Musa Hamitit. Po them disa nga emrat e burrave që u vranë në fushën që përmenda : Maliq Turku, Sulo Daka, Brahim Llaçe, Qazim Hyso, Refat Karavi, Hilmi Gaxheli, Sulo Ruço dhe djali i tij 12-vjeçar, Sulo Haxho dhe djali i tij, Mero Mendi, i vëllai dhe i kunati, Naredin Muharremi dhe i biri, Rexhep Çeka, Sami Haruni, Duro Halili, Qazo Halili, Avdul Sulejmani dhe vëllai i tij 15-vjeçar Alushi, Zane Muhameti, që ishte rrahur nga gjashtë banditë, përpara sesa t’i prisnin veshët dhe duart, Dine Turku dhe Refat Çuço, që ishte vrarë në kasollen e Iljaz Sejkos, Sami Taro, Riza Galbaqi, Tafil Haxhia dhe Isuf Dama, i cili ishte vrarë gjithashtu në të njëjtën kasolle. Esat Bejko që vuante nga tuberkulozi, ishte vrarë në shtëpinë e Galip Xhaferit. E shoqja ia gjeti trupin pas shumë kohësh dhe e varrosi në bahçe. Haki Shameri ishte vrarë në një pemë fiku në të cilën kishte hipur për t’u shpëtuar. Halit Mallademi ishte vrarë në sytë e grave në oborrin e Kotroficos. Dy djemtë e Zenel Haxhisë nga Spatari ishin vrarë dhe ishin varrosur në fushën e Çerçiz Takes, por të nesërmen, kur banditët kishin mësuar se kishin mbushje ari nëpër dhëmballë, i kishin zhvarrosur, i kishin gjymtuar dhe i kishin lënë të pavarrosur.
Dile Killa ishte vrarë në oborrin e Braho Barburës, ndërsa i vëllai ishte shpënë në shtëpinë e Sofokliut, ku Braho kishte një dyqan dhe, pasi i kishin grabitur 90 lira, e kishin vrarë në oborrin e Ziko Vetos. Mustafa Barbura ishte plagosur 12 herë me thikë, por kishte arritur të arratisej drejt Shqipërisë. Mbi 20 persona ishin vrarë dhe ishin lënë në Kotrofiç. Gratë mbaheshin të mbyllura në shtëpinë e Sefo Muhametit. Gratë mbaheshin të mbyllura te Kotrofio dhe u kishin dhënë të hanin vetëm nga një copë bukë.
U përdhunuan gratë dhe vajzat që kishin dashur. 12-vjeçarja Idize Sejko ishte përdhunuar gjithashtu. Gjysma e grave dhe fèmijëve vdiqën. Trupat e tyre u lanè aty për mè shumë se një javë dhe kur nisën tê dekompozohen, thjesht ishin nxjerè në bahçe dhe ishin lënê aty. Çdo mëngjes gjendeshin 4 a 5 fëmijë të vdekur. Pas 45 ditësh tortura, një komitet lokal i përbërë nga Jorgo Çori, Panajot Stugari, Kallori Çoti, Miho Foto dhe të tjerë na urdhëruan të shkonim në Shqipëri dhe të mos mernim asgjê përveçse rroba trupi, duke na premtuar se rrugës nuk do të na ndodhte asgjë. Të nesërmen disa prej tyre na shoqëruan për në fshatin Koska.
Shume fëmijë vdiqën rrugës, duke qenë se nuk mund të ecnin. Midis tyre ishte edhe 10-vjeçari Hazis Çapuni dhe të tjerë.
Ne, të nënshkruarit e qytetit të Filatit, jemi internuar nga vendlindja jonë dhe po jetojmë si emigrantë në Shqipëri, pasi u përndoqëm nga forcat e Napoleon Zervës.
Në rrjedhën e dekadave të shekullit XX
Që prej kohës kur vendi ynë ra nën sundimin grek në vitin 1913 deri më 23 tetor 1944, bisha grekë ishte vazhdimisht në kërkim të dëmtimit të njerëzve të pafajshëm. Sundimi grek ishte shtypës dhe nëpërmes mënyrave të ndryshme, u përpoq të na përzinte nga vendi ynë. Gratë tona dëshmojnë se i panë me sytë e tyre vrasjen e burrave, motrave dhe fëmijëve të tyre teksa vriteshin. Rruga nga Filati në Koska ishte e mbushur plot me përdhunues, vrasës dhe hajdutë të Zervës. Nëpër rrugët e Filatit u gjendën 44 kufoma, të shpërndara kudo, siç kishte ndodhur ato të vrarë nëpër baraka, nëpër spitale dhe në Granicë dhe Shejlë. Në mesin e tyre ishin trupat e Isuf Takës, Feik Takës, Ali Bodnit dhe djalit të tij Duro, Refat Çoços, Sami Taros, Xhelo Kiles, Halit Mulla Ademit dhe motrës së tij, Qaso Mulla Ademit, Malo Muhos, Xhaferr Petroviçës, Qazim Zaimit, Muharrem Shabanit, e 12-vjeçari Tahir Musa që ishte vrarë përpara syve të së ëmës, i Ali Danës, Isuf Danës, Haxhi Çapunit dhe djalit të tij Hazisit, i Sulë Haxhos dhe djalit të tij Kupës, i Sulo Ruças dhe djalit të tij, etj. Në urën e Filatit u gjendën trupat e 47 personave të pafajshëm, gra e burra që nuk kishin bërë asnjë krim.
Të gjitha këto krime u kryen nga Kranjaj, Kamara, Theodoro Vito, Ilia Koço, Ziko Veto, Kristo Çifuti, Tasho Theodoro Vito, çifuti Spiro Strungari dhe të tjerê. Burra, gra, pleq e fèmijë ngrejnë zërin e tyre për të dënuar masakra që nuk janë dëgjuar më parë. Ne kërkojmë kapjen dhe ndëshkimin e pamëshirshëm të atyre që i kryen këto krime.
Dëshmitarët që rrëfyen këto ngjarje janë :
Nevo Çapuni, Zeliha Nenko, Qamile Zeqirja, Mexhite Zeqirja, Abdul Zeqirja, Hamdi Zeqirja, Resul Zeqirja, Selfi Abasi, Isuf Çami, Xhefo Taipi, Lutfi Zeqirja, Sheho Halimi, Meleko Çami, Nazo Taipi, Sami Alushi, Nevo Xhahafouni, Ferik Gaxheli, Hazis Kaso, Haso Vepeli, Shani Veiseli, Lutfije Muxha, Safet Xevzi, Qemal Xorxi.
Epilog
Cila gjykatë dhe institucion ndërkombëtar do pajtohej dhe nuk do të protestonte publikisht për këto masakra me vrasje çnjerëzore ? Më shumë se ndërkombëtarët, cila qeverisje shqiptare e pas 1944 i di dhe i ka trajtuar këto ngjarje të ndodhura në Çamëri ? Përse e gjithë kjo shmangije nga e vërteta ?