• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet

Hotele, bare dhe restorante, zbardhet plani i biznesit për Butrintin

Vinny nga Vinny
28 Prill, 2022
Në I pakategorizuar
0
0
NDARJET
31
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Parku Kombëtar i Butrintit, një nga asetet historike dhe kulturore më të mëdha kombëtare do të mbushet në të ardhmen e afërt me lokale, restorante e hotele. Ministria e Kulturës ka prezantuar një projektligj për dhënien me koncesion të Butrintit një Fonacioni të posaçëm për 10 vitet e ardhshme. Pavarësisht se ishte mbajtur si “sekret”, presioni i madh nga mediat bëri që Ministria të “zbulojë” marrëveshjen në të cilën qartësohet i gjithë ajo që ministrja Elva Margariti e cilësoi si plani i biznesit.

Sipas marrëveshjes së detajuar, tregohet se për rijetëzimin e Butrintit: “Nevojitet një investim total kapital prej 7.5 milionë USD, ku 39% e të cilit do të shpenzohet për konservimin e sajtit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët dhe stafin, i shpërndarë në 4 vitet e para”. Pikërisht te shpenzimet është e përqendruar edhe “hilja” e marrëveshjes që parashikon investime nga Fondacioni që do ta marrë në përdorim parkun kombëtar të Butrintit.

Aty parashikohet se nëpërmjet ngritjes së hoteleve, restoranteve, bareve dhe strukturave të ngjashme do të rriten të ardhurat për banorëve vendas, që do të punësohen.

“Plani i biznesit përcakton mënyrën e drejtimit dhe menaxhimit ditor të sajtit, rekomandon investimet e reja kapitale, shpjegon pritjen e turistëve dhe akomodimin e tyre në raste nevoje, përfshirjen e banorëve vendas dhe merr në konsideratë angazhimin e tyre të plotë në Parkun Kombëtar për një periudhë afatgjatë.

Mund të parashikohen edhe shumë rezultate të tjera të pamatshme që mund të jenë njësoj të vlefshme, si: mirëqenia e Zonës A3 dhe Parkut Kombëtar përreth tij nëpërmjet largimit të mbetjeve plastike dhe të tjera, punësimit të banorëve vendas si udhërrëfyes, varkëtarë dhe zejtarë dhe rritjes së të ardhurave të banorëve vendas nëpërmjet ngritjes së hoteleve, restoranteve, bareve dhe strukturave të ngjashme”, thuhet në marrëveshje.

ZBATIMI I PLANIT TË BIZNESIT

Por sipas kësaj marrëveshjeje, rezulton që ndërtimet në këtë zonë më rëndësi kombëtare kulturore dhe historike, do zhvillohen biznese që nuk kanë asnjë lidhje me as me arkeologjinë, as me trashëgiminë dhe as me gërmimet për zbulime të reja. Plani i Biznesit, që përmendet mbi 200 herë në marrëveshje, parashikon përfitime private të bizneseve, që do shkojnë në xhepat e individëve qe do shfrytëzojnë për këtë një pasuri kombëtare dhe të trashëgimisë botërore.

Ministrja Margariti theksoi se për këtë marrëveshje është dhënë dakordësia e UNESCO-s dhe Instituti i Arkeologjisë, por nuk dihet nëse këto dy institucione janë në dijeni të detajeve dhe kushteve të marrëveshjes mes Ministrisë dhe Fondacionit ShqiptaroAmerikan, AADF. Në marrëveshje Ministria sugjeron që:

“’Hotel Livia’ është ndërtesa më e madhe jo historike dhe me akses të plotë kudo në Qytetin Antik dhe mund të bëhet pjesë e sajtit nën pronësinë dhe menaxhimin e Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit, si një hotel me funksionim të plotë, të ardhurat e të cilit do të ndihmojnë në mirëmbajtjen e Zonës A3.

Rekomandohet që ‘Hotel Livia’ duhet të blihet nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit dhe të bëhet pjesë e menaxhimit të Zonës A3, sa më shpejt që të jetë e mundur”. Po ashtu, në marrëveshje fitet edhe për rolin që do marrë ajo që njihet si “Shtëpia e Doganës”.

“Kompleksi i ndërtesave brenda dhe rreth ‘Shtëpisë së Doganës’ në brigjet e Kanalit të Vivarit përballë kalasë së ‘Ali Pashës’, ndërtuar mbi themelet e një vile romake buzë detit, ofron pamje spektakolare nga Kanali i Vivarit, Gjiri i Butrintit dhe deti Jon. Jo më larg se 1.5 km nga qendra e propozuar e vizitorëve, siti mund të shndërrohet për akomodim hoteli. Ai duhet të merret në konsideratë si një opsion për Fondacionin e Menaxhimit të Butrintit, pasi kthimet në atë hotel, me restorante dhe shërbime të tjera, mund të jenë thelbësore dhe do të garantonin një të ardhme të qëndrueshme për sitin, nën menaxhimin e Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit”, thuhet në marrëveshje.

/Panorama

Shkrimi Mëparshëm

Mediat serbe shpërthejnë kundër Putin: Ka njohur Kosovën, e goditi Serbinë pas shpine

Shkrimi Vijues

“Budallëku në ADN e partisë tuaj” Rama-PD: Kulturalisht jeni kërcënim për vendin, prandaj…

Shkrimi Vijues

“Budallëku në ADN e partisë tuaj" Rama-PD: Kulturalisht jeni kërcënim për vendin, prandaj...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

6 Mars, 2026
Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

6 Mars, 2026
Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

6 Mars, 2026
Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

6 Mars, 2026
Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

6 Mars, 2026
Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

6 Mars, 2026
Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

Ish-Sarajet e Toptanëve do bëhen Muze i Islamit

6 Mars, 2026
Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

Serbia është “krijuar” nga shqiptarët

6 Mars, 2026
Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

5 Mars, 2026
“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

5 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.