E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist

1 Korrik, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Marsida T. Najdeni

Sa herë që vjen nandori, m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë feministë sime në shtëpi, si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit”, qofshin këta vendali ose jo. Ç’rëndësi nga ishin, ata ishin njerëz të gjakut tim, që s’meritonin torturat komuniste dhe plumbin gjakatar. Edhe përse? Vetëm se nuk besonin n’atë frymë politike pasojat e së cilës i vuajmë ende dhe sot! Fryma e re që zaptoi Tironën me vrasje, pushkatime, tortura, burgosje, vjedhje, turli-lloj harbutërinash, që ai qytet bujar as i kishte pa e, as i kishte dëgjuar ndonjëherë më parë, t’ia bënte bashkombasi vet at’ gjam’. Ahhhh… po, mbase kurrë…?!  

Kurt Pasha i Beratit më 1787, kishte dasht ta fuste me përdhunë Tiranën nën urdhrat e tija, gjë që tironasit ishin vetëmbrojt me nder e me gjak, ku edhe lindi vllaznia shekullore me komunitetin e nderum llacifac tironas. Se serb e austriak gjene t’paktën, s’flisnin shqip. Nejse, se humba fillin. Asikohe ishte Osmanlija, Austria, ‘Talia etj., bënin ligjin si pushtues, por m’1944 e, për 44 vjet kush e bëri vëlla vrasjen?

Kush vazhdon ende ta bëj? Njerëzit që për një shtëpi, që ia dhuronte Partia në Tiranë, mbasi ia kishin grabit vendaliut, futën plumba ndër shqiptarët e studiuar jashtë! Nuk kursyen gazetarët, shkrimtarët, klerikët, pa fol për femra e fëmijë. A ta ken bo gjumin rehat m’shpiat e huja t’atyne që vran?!

Me përdhunën që futën në Tiranë, sollën dhe mentalitetin inferior. A thua se jeta s’kishte ekzistu më parë se 1944?! Bota ecën me kalendar, para e mbas Krishtit, kurse tek ne jo, para 1944-ës, s’kishte gjë. Me ta lindi çdo gjë, lindi njeriu i ri, veçse lindi mbrapsht. Ne bëmë 130 % rritje, matematikë analfabetësh. Ne e bëmë femrën shqiptare edhe traktoriste, edhe kamioniste, edhe hyzmeqare akoma më shumë… ehu!

Por, një komunitet që mori një përdhunë propaganduese, ishte ai i femrave tironase vendalie. Partia u lodh duke i paraqitur si të prapambetme. Sikur femrat e këtij qyteti, s’dishin gjë përveç ferexhesë, si duket nuk i kishin pas pa fotot e Marubit, t’femrave katolike t’Shkodër, lokes me ferexhe. Kush dreqin e merr vesht?! Kështu propaganda kuqe, hidhte baltë mbi prapambetjen e femrës tironase.

Edhe ime gjyshe, që e kishte mbaru shkollën aty, deri m’1998, s’tregoi nga frika komuniste, ku kishte pas studiuar. Aq shumë ishin tromaksur, nga bashkombasi keqdashës. Ama, Partia trumbetonte prapambetje, ndër këta femra vendalie të kryeqytetit! Sikur ishin të padalme, të pa veshme, të pa mësueme me qen femra, sigurisht me çarçaf mëndafshi s’kish’ flejt kush prej tyre që shanin, e pra hallat e time mëje, ishin rritur ashtu.

Njëra përfundoi duke shitur qymyr, prej urrejtjes inferiore. Halla e tim eti, fliste 3 gjuhë të huaja, etj. Nuk dua të flas për femrat e fisit tim, por po sjell për kujtesën kolektive disa femra tironase vendalie, në fotot e para komunizmit. Do habiteni nga prapambetja.

Vera Mulleti ishte vetëm 9 vjeçe, kur do ta dëbonin nga shtëpia e fëmijërisë, përse ishte e bija e avokatit Haki Mulleti. U internua në rrethin e Kavajës. Histori që ma ka treguar e bija, znj. Mira Dine, e cila më ka treguar gjatë për vuajtjet e familjes. Tironsja Nevrez Këlliçi me bashkëshortin, 1937. Zotni Akil Sakiqi do t’pushkatohej. Familjes Këlliçi, do t’i merrej gjithë pasuria. Tironsja Emine Farka, e diplomuar tek Harry Fultz dalë me bashkëshortin.

Zotni Deliallisi do të dënohej me 18 vjet burg. I vëllai, gazetari Xhemal Farka, do t’i pushkatohej më 1948. Tironsja Ganimet Toptani, e diplomuar në Vienë, Austri. Mban titullin e lartë mbas vdekjes “Fisnike e drejtë” nga shteti Izraelit, bashkë me bashkëshortin, për ndihmesën karshi hebrenjve në Tiranë. Do të kryente 3 vjet burg, i shoqi Atifi 5 vjet burg, do t’i merrej gjithë pasuria, e tundshme dhe e patundshme.

Tironsja Safije Basha, dalë në ambientet e familjes Basha të Tiranës. Bashkëshortja e piktorit të madh Sadik Kaceli, e ëma e piktorit Buron Kaceli. Gocat tironse të familjes Beshiri, të shkolluara në Itali. Vini re “prapambetjen” e Sybhijes me kollare dhe xhaketë. Foto e viteve ’30-të. Familjes Beshiri do t’i konfiskohej gjithë pasuria.

Tironsja Sadete Lleshi më 1937, babain Muharremin ia pushkatuan komunistët në nëntorin e ’44-ës. Po ashtu dhe vëllanë, Sulejmanin. E ëma e autorit të librit “Tirana e përgjakur” z. Bedri Alimehmeti. Tironsja Dylbere Liku më 1933 ditën e dasmës. Bashkëshortin Muharrem Likun ia pushkatuan. Tre krushqi tironase, familjet Maçi – Petrela – Kondi. Mësues, mjekë, inxhinierë gjithë bashkë. E veçantë ulur e para majtas “Mësuesja e Kombit”, Servete Maçi. (Foto nga e mbesa Znj. Zanusha Jashari).

Tironsja gjyshja ime, Qerime (Struga) Tufina, shkolluar në Institutin “Nana Mretneshë” në Tiranë. Vëllain që i mbeti me studime në Itali, nuk e pa për 44 vjet. “Daj Xhemoli”, ishte kthyer si legjendë e përrallave fëmijërore. Tironsja Safete (Tafaj) Bërmema, njihej në qytet për shijen e saj të hollë në veshje. Këtë foto e kam pa për herë të parë, më 2013, nga z. Ed Bërmema, i cili e kujtonte me nostalgji. Gjyshërit e shoqes sime Isida Kalaja, nga e majta P dhe O Kalaja, ulur Z. Toptani.

Tironsja Ballkiz Nallbani, është e motra e tenistit të parë shqiptarë, Sali Nallbani. Ai është padyshim babai i këtij sporti borgjez, siç njihej asokohe. E gjithë familja Nallbani, u aktivizua thellësisht ne këtë sport, duke ngritur dy fusha tenisi në Tironë, qysh në fund vitesh ‘20-të e, fillim vitesh 30-të. Por, më shume nga të gjithë ethet, e kapën Ballkizen, e cila i vuri qëllim vetes, duke ecur fort në hapat e të vëllait. Deri në mes vitesh ‘40-të, Saliu dhe Ballkizja, morën pjesë në shumë evenimente tenistike, brenda e jashtë vendit.

Tironsja Qemoran Toptani, ose Doktoreshë Lona, ajo njihet si kirurgia e parë femër shqiptare. E bija e patriotit Fuat Toptanit, do të degdisej 10 vjet në Peshkopi, por prej nevojës që kishin, e rikthehen në Tiranë. E diplomuar në Austri dhe Itali. (Foton e pashë nga z. Olsi Ferrazini). Tironsja Meleqe Preza, mbasi mbaroi shkollën “Nana Mretneshë” në Tiranë, vazhdoi studimet në Romë, të cilat nuk i përfundoi për shkak të luftës.

Me “çlirimin” e Shqipërisë, do të shërbente si mësuese, por Partia shumë shpejt do ta hiqte, duke e degdisur punëtore krahu tek fabrika e pllakave dhe tullave, meqë kishte një vëlla të arratisur. Mbas 1990, shkoi në Australi, pranë familjes.

Im gjysh ka qenë fotograf amator, kjo foto shkruan; “Kujtim me shoqet, ekskursion jashtë Tirane”, vetëm se emrat nuk u lexohen. Kush ka informacion mbi zonjat, e mirëpres. Urie (Tomini) Bakiu, deri momentet e fundit të jetës, mbeti heroinë, edhe pse i shoqi, intelektuali Ali Bakiu, bëri burgje mbas burgjesh, ajo nuk e la veten t’i binte sqima dhe qytetaria kurrë. (Këtë foto ma ka treguar i biri, studiuesi, Gazmend Bakiu). / Memorie.al

Etiketa: aristokrategravehistoriatiranasetrishte
Shkrimi Mëparshëm

Shqiptarët dhe rumunët në rrjedhën e Danubit

Shkrimi Vijues

Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në fshatin piktoresk të Linit, në brigjet e Liqenit të Ohrit

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist