E martë, 9 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Uncategorized

Heshtja në 80-vjetorin e Xhevahir Spahiut, si metaforë për shpërfilljen e vlerave

5 Mars, 2025
Në Uncategorized
Share on FacebookShare on Twitter

ÇAPAJEV GJOKUTAJ

Më 1 mars, Xhevahir Spahiu kishte 80-vjetorin e lindjes, ngjarje që në rrafshin publik u shënua zbehtë, shumë zbehtë krahasuar me vlerat që ka sjellë krijimtaria e tij në thesaret e poezisë sonë bashkëkohore. Në rrjete sociale si “Fecebook” e “Instagram” nuk munguan postime lexuesish, që me çiltërsinë e njeriut të thjeshtë përkujtonin ngjarjen, uronin poetin a përcillnin vjersha të tij.

Kakofonia karakteristike e këtyre rrjeteve bëri që urime e përkujtime të tilla të humbnin në rrëmetin e postimeve për gjithfarëlloj gjërash. Me heshtje të turpshme e përcolli Tirana shtetërore përvjetorin e poetit. Shtetarët e politikanët nuk para kanë kohë të merren me vlera shpirtërore, janë të zënë deri në fyt me luftë e kacafytje për vlera të tjera… Po të jetë ndonjë rast vdekjeje shkrimtari a artisti e sidomos aktori, gjejnë kohë të dalin para kamerave funerale, për të thënë rëndom fraza standarde e të dala boje, për të folur në pamje të parë për atë që ka ikur, por në thelb për vete e për interesa partiake: vdekja ngjall emocione dhe bëhet kështu dukuri e lakmuar për gjithë ata që kërkojnë popullaritet e vota.

Mediat e shkruara dhe ato televizive heshtën gjithashtu, përjashto ndonjë shënim në stil burokratik, shkruar për të kaluar radhën dhe vendosur në emisione e rubrika periferike. Mbase nuk kishin kohë, si përditë ishin të zënë me vlera të kallëpit “Përputhen” a “Big Brother”, me heronj të përmasave të Çopajve, Bajrajve e gjithfarë kriminelësh që përmes ekranit po na i bëjnë si pjesëtarë të familjes.

Kaq shumë po na familjarizojnë me mesele krimesh e kriminelësh, saqë s’do jetë çudi që një ditë të shpëtojmë Barabain dhe të lemë në kryqin e harresës vlerat që ngjizin e vitalizojnë shoqërinë. Mes këtyre vlerave kanë vendin e tyre modest edhe vlerat poetike, edhe mjeshtër të këtij zeji fisnik e purifikues, natyrisht edhe Xhevahir Spahiu.

Konteksti që krijoi heshtja publike, shtetërore e mediatike për 80-vjetorin e poetit aktualizon fuqishëm vjershën “Borxhet e mia”, që po ua sjell më poshtë.

Megjithëse Xhevahiri e ka krijuar dekada të shkuara, të lë përshtypjen se është shkruar pardje, një ditë pas përkujtimit të munguar.

Borxhet e mia

Do vdes,

do vdes i mbytur në borxhe,

s’është asgjë mbytja në lumë

a në dhomat e gazit.

I kam borxhe nënës

që s’ia ngrita varrin,

i kam borxhe lisit

qe s’ia hodha pjergullën,

i kam borxhe dashurisë

që i vodha të dielën,

i kam borxhe krimit

që s’i vura emër.

Do vdes,

do vdes i mbytur në borxhe,

i kam borxhe fjalës

që s’e pashë në ëndërr,

i kam borxhe korbit

që s’ia zbardha pendët,

i kam borxhe vitit ’13

që s’ia mbylla plagët,

i kam borxhe ardhmërisë

që e lashë te pragu

terrin e një kohe të largët.

Do vdes,

do vdes i mbytur në borxhe.

U kam borxhe të gjallëve,

u kam borxh të vdekurve,

gurin e varrit do ta shes,

të laj borxhet.

Dhe vë pikën këtu.

…Tani mund të flisni për borxhet që më

keni ju.

Etiketa: capajevgjokutajheshtjapervjetorispahiuxhevahir
Shkrimi Mëparshëm

Vangjush Mio, piktori i parë impresionist, “Poeti i peizazhit shqiptar”

Shkrimi Vijues

Aleksandër Moisiu, aktori më i paguar i Gjermanisë

Të Ngjashme

Gegërishtja në lirikën shqiptare, poetet shqiptare e përdorin si gjuhë emocionesh dhe lirie krijuese
Uncategorized

Gegërishtja në lirikën shqiptare, poetet shqiptare e përdorin si gjuhë emocionesh dhe lirie krijuese

1 Dhjetor, 2025
Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare
Uncategorized

Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

6 Nëntor, 2025
Shqiptarët dhe rumunët në rrjedhën e Danubit
Uncategorized

Shqiptarët dhe rumunët në rrjedhën e Danubit

30 Qershor, 2025
Letërkëmbimi i Mitrush Kutelit me çiftin Greblleshi
Uncategorized

Letërkëmbimi i Mitrush Kutelit me çiftin Greblleshi

6 Maj, 2025
Kush e vrau Heroin e Revolucionit, Marko Boçari
Uncategorized

Kush e vrau Heroin e Revolucionit, Marko Boçari

28 Janar, 2025
A është Bubulina shqiptare?
Kultura

A është Bubulina shqiptare?

29 Maj, 2024
Shkrimi Vijues
Aleksandër Moisiu, aktori më i paguar i Gjermanisë

Aleksandër Moisiu, aktori më i paguar i Gjermanisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

8 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist