E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Hermann Ölberg – albanolog i shquar dhe mik i përzemërt i popullit shqiptar

22 Dhjetor, 2022
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Emil LAFE

Sivjet është 100-vjetori i lindjes së gjuhëtarit austriak Hermann Ölberg, një vijues i shquar i shkollës albanologjike të Austrisë, ku spikatin emra të mirënjohur si Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer, Franz Miklosich, Norbert Jokl, Rajko Nahtigal, Maximilian Lambertz, dhe që vijon edhe sot me studiues të rinj në fusha të ndryshme të studimeve albanologjike. H. Ölberg-u kishte studiuar për gjuhësi indoeuropiane në Universitetin e Innsbrukut, ku zhvilloi më pas gjithëveprimtarinë e tij mësimore e shkencore, në fillim si lektor i gjuhës esperanto (1953), pastaj pedagog i sllavishtes së vjetër kishtare (1963), ndërsa më 1972 docent dhe prej vitit 1975 profesor i gjuhësisë së përgjithshme dhe të zbatuar, derisa doli në pension (1987).Si studiues dhe profesor aiishte përpjekur të zgjeronterrethin e kërkimeve me tema e drejtime të reja, të bashkëpunonte me specialistë të disiplinave të ndryshme të gjuhësisë dhe të kombinonte trajtimet gjuhësore me vështrimehistorike e kulturore, duke hyrë në një shkëmbim të frytshëm e të shumanshëm idesh e metodash.H. Ölberg-u jetoi gjatë, 95 vjet (u nda nga jeta më 25 shkurt 2017), por mjerisht vitet e fundit i kaloi në trishtim, pasi humbi dritën e syve.

Interesi për gjuhën shqipe iu shfaq herët, që në vitet ’50, kur studionte gjuhësi të krahasuar indoeuropiane. Atëe tërhiqte ideja e rindërtimit të shqipes së kohës antike në elementet e saj themelore përmes analizës së fjalëve me burim nga greqishtja e vjetër e nga latinishtja. Shtysë vendimtare për t’u thelluar në fushën e albanistikës qe takimi me profesorët Eqrem Çabej dhe Androkli Kostallarime rastin e Kongresit VIII Ndërkombëtar të Studimeve Onomastike në Amsterdam (1963). H. Ölberg-u i kushtoi studimit të shqipes shumë vite punë dhe arriti të depërtonte në veçoritë e zhvillimit historik të fonetikës, gramatikës dhe fjalorit të saj. Falë kësaj pune të ngulët, pas disa artikujsh kryesisht për çështje të fonetikës historiketë shqipes, më 1972 ai kaloi me sukses provimin e habilitimit me punimin “Hulumtime për leksikun indoeuropian të shqipes dhe për fonologjinë diakronike mbi bazën e sistemit të zanoreve”.Po atëvit në Universitetin e Innsbrukut ai drejtoi një kurs të rregullt të mësimit të gjuhës shqipe.

Në vjeshtën e vitit 1972 (28 shtator – 3 tetor) falë nismës dhe përpjekjeve të tij, u organizua në Innsbruk një kolokuium ndërkombëtar në kujtim të albanologut Norbert Jokl (1877–1942). Lidhur me këtë ai do të shkruante më vonë: “Më 1972 në Innsbruk, me rastin e kolokuiumit albanologjik në përkujtim të Norbert Jokl-it, u bë përpjekja që, falë asnjanësisë së Austrisë, të mblidheshin, me gjithë rrethanat e luftës së ftohtë, shumë përfaqësues të albanologjisë nga vende që ishin rreshtuar kundër njëri-tjetrit. Kjo përpjekje pati një përfundim të mirë e të kënaqshëm.”

Në kushtet e atëhershme ndërkombëtare të pafavorshme dhe të zhvillimeve të brendshme në Shqipëri (lëvizjet kundër mbeturinave të së kaluarës dhe fesë) veprimtaria shkencore e organizuar nga prof. H. Ölberg-u, që diti të shfrytëzonte memençuri pozitën e Austrisë si vend asnjanës dhe si vatër e hershme e albanologjisë, ishte një nismë e zgjuar, që përmbante edhe një frymë dashamirësie prekëse, për të mos e lënë albanologjinë shqiptare të vetmuar e të veçuar nga bota. Dhe me të vërtetë, një tubim albanologjik me një përfaqësim të tillë ndërkombëtar organizohej për herë të parë jashtë vendit. Nga Shqipëria mori pjesë një grup prej pesë studiuesish: E. Çabej, M. Domi, Sh. Demiraj, J. Gjinari, J. Kole, ndërsa A. Kostallari, B. Beci, E. Lafe, Xh. Lloshi, J. Thomai dërguan kumtesat e tyre, që u botuan në “Aktet” e kolokuiumit. Pjesëmarrës nga Kosova ishin: H. Kaleshi, I. Ajeti, A. Hadri, R. Ismajli, Z. Mirdita, L. Mulaku, Sh. Pllana. Sipas botimit “Akteve” del kjo gjeografi e pjesëmarrësve të tjerë: nga Austria: W. Dressler, O. Haas, F. L. von Hüttenbach, K. Strunk, W. Meid, H. Ölberg, R. Schwanke; nga BRSS: A. V. Denickaja, M. Gabinski, I. I. Voronina, A. V. Zhugra; nga Belgjika: G. Jucquois; nga Bullgaria: I. Duridanov, Vl. Georgiev, B. Sokolova; nga Çekosllovakia: V. Pólak; nga Danimarka: G. Gangale; nga Franca: B. Roger, H. Boissin, Ch. Gut; nga Greqia: D. Moutsos, T. Jochalas; nga Qiproja: C. Kyrris; nga Gjermania (RFGJ e RDGJ): N. Boretzky, O. Buchholz, W. Fiedler, L. Dodić, G. Grimm, H. Haarman, G. Klingenschmitt, J. Knobloch, N. Reiter; nga Italia: E. Banfi, V. Pisani, C. Tagliavini;nga Jugosllavia: J. Pudić; nga Polonia: W. Cimochowski; nga Rumania: A. Vraciu; nga SHBA: G. Bevington, nga Zvicra: W. Borgeaud. Siç shihet, kolokuiumi i Innsbrukut ka qenë tubimi albanologjik më i gjerë i mbajtur në botën e jashtme.

Dihet se H. Ölberg-u është interesuar për gjuhën shqipe kryesisht në vështrimin historik. Por ai u interesua edhe arriti ta zotëronte mirë shqipen e sotme për ta folur e për ta shkruar,u informua për rrugën e zhvillimit të shqipes letrare, për rrethanat e përzgjedhjes së bazës dialektore dhe të vendosjes së një norme letrare të njësuar. Prandaj në mënyrë të natyrshme vjen edhe një artikull i tij me titull “Disa mendime rreth “gjuhës së njësuar”, “i shkruar mrekullisht shqip”, siç shënon Ardian Klosi , botuesi i antologjisë ku është përfshirë shkrimi (“Quo vadis, Shqipëri? Antologji e përgatitur nga Ardian Klosi”. Botime Albania. München 1993).

Në ç’rrethana e shkroi H. Ölbergu artikullin e mësipërm? Dr. Ardian Klosi (1957–2012), ish-student i tij në Universitetin e Innsbrukut, i pati dërguar profesorit një kopje të gazetës “Libertas” (nr. 3, 1992, e redaktuar prej tij), ku qe botuar “Deklarata” e gjuhëtarëve të Shkodrës e korrikut të atij viti, në të cilën shprehej një vlerësim ndryshe nga i deriatëhershmi për shqipen standarde dhe për Kongresin e Drejtshkrimit (nëntor 1972).

Për prof. H. Ölberg-un, i cili gjithnjë kishte ndjekur nga afër jo vetëm studimet gjuhësore shqiptare, por edhe zhvillimet politike-shoqërore, ka qenë e pritshme që, pas kthesës politike të fundit të viteve ’90, roli i gegërishtes letrare të vështrohej përsëri. Ai vlerëson se deklarata “kërkon në mënyrë objektive dhe të matur njohjen e kësaj tradite të gegërishtes letrare. Përdorimi i gegërishtes letrare sipas parimit 2 të deklaratës (krahas standardit të shkruhet gegërishtja letrare – E. L.) më duket se mund të realizohet pa vështirësi. Tradita në të vërtetë nuk është ndërprerë dhe shkrimtarë të talentuar do të nxisin zhvillimin përpara. Shembujt e mëdhenj si Fishta, Mjeda, Camaj, Koliqi janë tashmë të njohur, apo veprat e tyre do të jenë së shpejti në dispozicion.”

***

Deri në kthesën e fundit të viteve ’90, nga autorët gegë të paraçlirimit kanë qenë të njohur për publikun (duke u përfshirë edhe në tekstet shkollore): Kostandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Filip Shiroka, Ligj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Ndoc Nikaj, Hilë Mosi, Risto Siliqi, Filip Papajani, Haki Stërmilli, Migjeni, Veli e Qemal Stafa; si autorë që kanë shkruar gegërisht pas çlirimit dhe kanë hyrë edhe në tekste shkollore, mund përmenden: Vehbi Bala, Mark Gurakuqi, Kolë Jakova, Fadil Kraja, Ndrekë Luca, Lazar Siliqi, Drago Siliqi, Andrea Skanjeti, Selman Vaqarri etj. Pjesa tjetër e autorëve nga areali i gegërishtes u ndien më mirë duke shkruar në variantin letrar mbi bazën e toskërishtes, p.sh. Zija Çela, Ridvan Dibra, Skënder Drini, Rudolf Marku, Frederik Reshpja etj.

Për prof. H. Ölberg-un thelbi i çështjes “duket të jetë gjuha standarde, gjuha zyrtare e administratës, e shkollës, shtypit, radios etj. Për këtë çështje, – shprehet ai, –parimi 1 i deklaratës (“Gjuha letrare e njësuar duhet të rishikohet. Është fjala për të realizuar këtë njësim, për ta bërë më të pranueshëm për të gjithë.” – E. L.) kërkon në mënyrë të paqartë që të bëhet rishikim, për t’u realizuar njësimi, për t’u bërë më i pranueshëm për të gjithë. Sado kongrese të zhvillohen në të ardhmen, problemi qendror, a vendimi qendror, do të jetë: a qëndron toskërishtja baza e kësaj gjuhe standarde, apo rishikohet e hyn në këtë funksion gegërishtja? … Një bashkëjetesë organike e të dy varianteve (gege e toske) në një të ardhme të largët është një iluzion, është e pamundshme sipas mendimit tim. Një shtet modern, me një burokraci depërtuese në të gjitha lëmet e jetës, nuk mund të lejojë dy gjuhë standarde njërën pranë tjetrës … Në dekadat e fundit një brez i ri i shqiptarëve mësoi këtë gjuhë të njësuar dhe më duket se ajo ka zënë vend në kokat e shqiptarëve. Të gjitha gazetat që marr nga vendi juaj, janë redaktuar në këtë gjuhë.“ Duke u shprehur me një qartësi të tillë si njohës i problemit në tërësi dhe i rrethanave të shqipes në veçanti, prof. H. Ölberg-u e quan të nevojshme të sqarojë edhe pozitën e tij: “Si jo-shqiptar nuk kam të drejtë të fus hundët në këtë çështje delikate, por, duke e ndjekur me vëmendje zhvillimin e gjuhës së njësuar gjatë tri dekadave, kam krijuar përshtypjen se gjuha e njësuar është akceptuar si normë.”

Më tej H. Ölberg-u heq një paralele midis rastit të Shqipërisë dhe Austrisë në çështjen e gjuhës letrare, duke sqaruar se: “Edhe ne austriakët përdorim bavarishten si gjuhë amtare e gjuhë bisede, dhe gjuhën letrare shumë të ndryshme prej saj. Pas zhvillimit politik gjatë shekujve do të kishe pritur që bavarishtja, gjuha e Monarkisë Austriake, të bëhej gjuhë letrare, por jo, gjuha e Luterit, e ngritur në bazë të dialekteve jo-bavarishte, u bë e detyruar për të gjithë ne!” Me këtë H. Ölberg-u tregon se ka edhe raste të tjera kur një pjesë mjaft e madhe e popullsisë përdor në shtëpi një formë gjuhësore më pak a më shumë të ndryshme nga gjuha standarde, por kjo nuk përbën arsye për të kërkuar ndonjë standard gjithëpërfshirës të pamundur! Me shumë dashamirësi, por edhe me shpresë optimiste, gjuhëtari austriak e përmbyll shkrimin e tij duke shfaqur një kureshtje shkencore se “si do ta trajtojnë shqiptarët këtë problem. Shpresoj të mos ndodhë ashtu siç shkruan Ardiani: Edhe një herë si shumë herë në historinë tonë, përçarja fitoi mbi bashkimin.”

  1. Ölberg-u erdhi për herë të parë në Shqipëri në tetor 1970, i ftuar nga Universiteti i Tiranës dhe njohu nga afër institucionet e studimeve albanologjike në vendin tonë. Rasti tjetër për ardhjen e tij në Shqipëri qe Konferenca Kombëtare për Formimin e Popullit Shqiptar, të Gjuhës dhe të Kulturës së Tij” e organizuar nga Akademia e Shkencave më 2–5 korrik 1982. Në këtë konferencë prof. H. Ölberg-u mbajti kumtesën “Kontributi i gjuhësisë për çështjen e atdheut ballkanik të Shqiptarëve”, ku bëri një sintezë të pikëpamjeve të shprehura për këtë çështje që nga Gustav Meyer-i deri në ditët tona, duke treguar se gjuha shqipe përmban dëshmi të qarta të marrëdhënieve të saj me latinishten e kohës së republikës (para erës së re).Këto dëshmi gjuhësore janë një argument me peshë për lashtësinë e paraardhësve të shqiptarëve në territoret e tyre të sotme, ku u zhvilluan edhe marrëdhëniet e dendura të asaj idiome vendëse të kohës antike nga e cila ka dalë shqipja, me latinishten popullore që erdhi në këto vise pas nënshtrimit të Ilirisë nga Roma. Temën e lashtësisë së shqiptarëve në atdheun e tyre ai e pati trajtuar më parë në kumtesën “Mendime për autoktoninë e Shqiptarëve në Gadishullin e Ballkanit”, të mbajtur në Kolokuiumin Ndërkombëtar Albanologjik në Innsbruk (1972).

Në vitin 2005 prof. H. Ölberg-ut iu dha titulli “Doctor honoris causa” nga Universiteti i Tiranës për kontributin e tij të vyer në ndriçimin e problemeve themelore të historisë së gjuhës shqipe, të burimit të saj e të marrëdhënieve me gjuhët e tjera. Në dëshminë zyrtare të këtij titulli prof. Hermann Ölberg-u vlerësohet si një indoeuropianist dhe albanolog i shquar, vijues i traditës së madhe austriake në fushën e albanologjisë, organizues i veprimtarive të rëndësishme për albanologjinë, dhe vihet në dukje pritja dhe mbështetja bujare e tij për studiuesit e rinj nga Shqipëria, që kryenin kualifikimin pasuniversitar në Universitetin “Leopold Franzes” të Innsbrukut, ndër të cilët Ardian Klosi, Kristaq Jorgo, Petrit Kotrri.

Prof. Hermann Ölberg ishte jo vetëm një dijetar dhe albanolog i shquar, por edhe mik i përzemërt e i respektuar në rrethin e kolegëve shqiptarë. Ai ushqente ndjenja të çiltra dashamirësie dhe simpatie për popullin shqiptar dhe ka dhënë një kontribut të veçantë për zgjerimin e lidhjeve shkencore me Shqipërinë në kohë të vështira për ne. Prof. Hermann Ölberg la pas një vepër studimore të pasur dhe me vlera të shquara sidomos në fushën e albanologjisë, dhe gjithashtu kujtime të pashlyeshme tek ata që e kanë njohur nga afër.

Etiketa: albanologhermannolbergpopullishqiptarshquar
Shkrimi Mëparshëm

Kujtojmë me respekt At Justin Rrota, i pari që solli riprodhimet e “Mesharit” të Buzukut

Shkrimi Vijues

Voskopoja merr vëmendje nga “National Geographic”: “Parisi i Ballkanit”

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Përkujtohet kompozitori i madh Kujtim Laro (1947-2004). Kujtim Laro ishte i madh si artist, por edhe më i madh si njeri! Faqja Na Ishte Dikur e kujton me nderim e respekt
Kryesore

Përkujtohet kompozitori i madh Kujtim Laro (1947-2004). Kujtim Laro ishte i madh si artist, por edhe më i madh si njeri! Faqja Na Ishte Dikur e kujton me nderim e respekt

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues
Voskopoja merr vëmendje nga “National Geographic”: “Parisi i Ballkanit”

Voskopoja merr vëmendje nga “National Geographic”: “Parisi i Ballkanit”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist