E diel, 19 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Havzi Nela, i burgosur politik, u var në Kukës, në 10 gusht 1988

11 Gusht, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara, përfshirë intelektualët nacionalist  gjatë periudhës 1944–1990, luajti një rol të rëndësishëm në denoncimin e krimeve të regjimit komunist në Shqipëri

Varja në litar e poetit disident Havzi Nela në Kukës më 10 gusht 1988 u denoncua fuqishëm nga emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara gjatë protestave para Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Nju Jork, me rastin e vizitës së Ramiz Alisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 28 shtator 1990. 

Image

Foto e dërguar nga autori

Një pankartë e fuqishme, vepër e piktorit antikomunist dhe ish-të arratisurit nga Tropoja, Isa Nuredin Gjoçaj, shfaqte varjen e Nelës dhe simbolizonte krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alisë.

Pankarta, e titulluar “Regjimi Hipokrit Stalinist Shqiptar 1944–1990”, paraqiste Ramiz Alinë duke ngritur flamurin e kuq komunist me yll, ndërsa në anën tjetër shfaqeshin kafkat e të pushkatuarve dhe një polic simbolik i diktaturës që rrihte një të burgosur politik të lidhur me zinxhirë, me gojë të mbyllur dhe sy të nxjerrë. Ndërsa në qendër, një vinç i lartë tregonte Havzi Nelën të varur në litar, me një hartë të Shqipërisë Etnike që rrezatonte nga Kosova dhe viset shqiptare të ish-Jugosllavisë. 

Image

Foto e dërguar nga autori

Shkrimi në pankartë deklaronte: 

“Havzi Nela, i burgosur politik, u var në Kukës, Shqipëri, në 10 gusht 1988 pas 16 vitesh burgim.”

Protestuesit, ishin kryesisht të arratisur, patriotë dhe intelektual nacionalistë shqiptarë, që luftuan për 46 vjet, deri kur u rrëzua regjimi komunist  në mërgim për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshore, përfshirë Kosovën, Luginën e Preshevës, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Çamërinë. 

Këto përpjekje, të dokumentuara me fotografi dhe shkrime, ruhen sot si dëshmi historike të luftës së tyre të paepur kundër komunizmit dhe për demokratizimin e Shqipërisë, pavarësisht persekutimit të familjeve të tyre nga Sigurimi i Shtetit dhe UDB-ja jugosllave.

Fotografitë e këtyre demostratave, përfshirë pankartën e Gjoçajt, u përdorën gjerësisht në të gjitha demonstrata antikomuniste në Nju Jork dhe Uashington, përfshirë ato para Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit Amerikan gjatë viteve 1989–1990. 

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht gjatë periudhës 1944–1990, luajti një rol të rëndësishëm në denoncimin e krimeve të regjimit komunist në Shqipëri dhe në mbështetje të lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve, përfshirë ata në Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri. 

Intelektualët dhe aktivistët antikomunistë, shpesh të arratisur nga Shqipëria ose pasardhës të emigrantëve të hershëm, përdorën shkrime, demostrata, arte dhe organizime për të sensibilizuar opinionin publik dhe institucionet ndërkombëtare, si OKB-ja dhe qeveria amerikane. 

Në këto demostrata për her e më shumë shquheshin intelektualët nacionalist, dhe anti komunist në mërgim përfshirë Profesor Arshi Pipën.

Shkrimtarin dhe figurën intelektuale, Arshi Pipa (1920-1997) kaloi dhjetë vjet në burg (1946-1956) në Shqipërinë komuniste përpara se të arratisej në Jugosllavi dhe të emigronte në vitin 1958 në Shtetet e Bashkuara, ku dha mësim në disa universitete. 

Artikujt e profesor Pipës në Amerikë,  në një organ të përkohshëm të shtypit shqiptar në mërgim, gazetën “Atdheu”, ku ai dhe intelektual të tjer botuan me guxim në Amerikë, anglisht dhe shqip, artikuj mbi spastrimin e pothuajse të gjithë shkrimtarëve shqiptarë pas marrjes së pushtetit nga komunistët, patën jehonën e kohës edhe në shtypin amerikan, dhe Zërin e Amerikës, që u kushtonte emisione të veçanta.

Artikujt e Profesor Arshi Pipa, Profesor Sami Repishti, doktor Selahudin Velaj, Profesor Miftar Spahia, Rexhep Krasniqi: Kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” me bazë në SHBA, profesor Abaz Ermenji, inteletualit nga Çamëria Bilal Xhaferri, për dekada të tëra, ishin i vetmi informacion i dorës së parë në Perëndim mbi situatën e shkrimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë në vitet e para e të më pasme të Shqipërisë staliniste.

Këto imazhe, të ruajtura nga i ndjeri Musli Mulosmani, i cili vdiq më 5 qershor 2017 në Nju Jork, mbartin mesazhin se “një fotografi flet më shumë se një mijë fjalë”. Mulosmani, ka qenë vet një aktivist i njohur, i cili i dhuroi këto fotografi si dëshmi të përpjekjeve të emigrantëve shqiptarë për të sensibilizuar OKB-në dhe Uashingtonin mbi krimet e regjimit të Enver Hoxhës dhe shtypjen e shqiptarëve në Kosovë dhe viset e tjera.

Në shënimet e tij, Mulosmani theksonte se Isa Gjoçaj, piktori i pankartës, vuajti 18 vjet burg nën regjimin komunist për qëndrimin e tij antikomunist dhe përkatësinë në një familje të persekutuar nga Malësia e Gjakovës.

 “Ai nuk ishte nga ata që morën dekorata si ‘Mjeshtër i Madh’ apo ‘Artist i Popullit’ nga regjimi,” shkruante Mulosmani, duke e cilësuar Gjoçajn si një patriot të vërtetë, të harruar nga historia e sotme shqiptare. “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Malësinë e Gjakovës,” përfundonte ai.

Varja e Havzi Nelës, e urdhëruar nga strukturat e larta të regjimit komunist, (dhjetra firma nga anëtar të komitetit qendror të PPSH) përfshirë Kristaq Ramën, babain e Kryeministrit aktual Edi Rama, shënon një nga krimet më të rënda të diktaturës. 

Ku për fat të keq, disa nga ish-zyrtarët e regjimit komunist ose pasardhësit e tyre, si Edi Rama (Kryeministër), Belinda Balluku (Zv/kryeministre), Ervin Hoxha (Ministër i Brendshëm, nipi i Enver Hoxhës), Termet Peçi (deputet, nipi i Shefqet Peçit) dhe Bledi Çuçi (deputet dhe ish-ministër), e tjer mbajnë aktualisht pozita të larta në Shqipërinë e sotme. 

Kjo trashëgimi ngre pyetje serioze për angazhimin e qeverisë aktuale ndaj lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, veçanërisht trajtimi dhe lënja në harres e të presekutuarve në Shqipëri, por edhe në dritën e zhvillimeve më të fundit pas zgjedhjeve të 11 majit ku socialistët “vodhën” edhe mandatin e katërt që u garanton atyre edhe pushtetin absolut si të Enver Hoxhës për dyzet e pesë vjet.

Ky artikull, i bazuar në dëshmitë dhe fotografitë e ruajtura nga emigrantët shqiptarë, kujton sakrificat e Havzi Nelës dhe luftën e komunitetit shqiptar në mërgim për liri dhe drejtësi. Ai nxjerr në pah nevojën urgjente për të sensibilizuar opinionin brenda dhe jashtë vendit për të ndalur rrëshqitjen e Shqipërisë drejt autoritarizmit. 

Pasi edhe veprimet e qeverisë aktuale, përfshirë “vjedhjen” e votave të 11 majit për pushtet absolut, çështje si ajo e Thethit, nuk janë thjesht mosmarrëveshje pronësie, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut, duke sinjalizuar rrezikun e insatlimit të një “narkodiktature” nën drejtimin e Edi Ramës, i cili vjen nga një familje e lidhur me varjen e një poeti që i këndoi lirisë,Hivzi Nelës së Kukësit që kujtohet sot.

Image

Foto e dërguar nga autori

Pra le të shërbejë ky kujtim edhe si thirrje për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë në Shqipëri, sot, sa nuk është vonë! 

Pikërisht, sot kur ne shqiptarëve po na mungon “institucioni i kujtesës” dhe shpesh harrojmë shpejt: Kështu e humbi Shqipëria lirinë e saj 80 vjet më parë, kur baballarët e disa prej udhëheqësve të sotëm, që urdhëruan varjen e Havzi Nelës për një poezi, morën pushtetin në 1944.

Etiketa: dizidenthavzinelapoetishkrimtari
Shkrimi Mëparshëm

Fjalimi historik i Esat Mekulit për Çamërinë

Shkrimi Vijues

160-vjetori i lindjes së poetit arbëresh Zef Skiroi

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar
Kultura

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
160-vjetori i lindjes së poetit arbëresh Zef Skiroi

160-vjetori i lindjes së poetit arbëresh Zef Skiroi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist