E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Gjykata i dha “vulën” Berishës. Kush e drejton tani PD-në?

25 Mars, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës për të regjistruar statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, i cili ndër të tjera njeh shkarkimin e të gjithë strukturave drejtuese të PD-së dhe kalimin e Komisionit të Rithemelimit si drejtues të partia duket se përmbys të gjithë situatën në këtë parti.

Përmes këtij vendimi, gjykata njeh praktikisht Komisionin e Rithemelimit si drejtues të Partisë Demokratike, i cili në fakt përbëhet nga deputetë dhe funksionarë të PD, mbështetës të Berishës.

Si u shkua deri këtu?

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, PD organizoi Kuvendin Kombëtar më datë 17 korrik të vitit të shkuar duke rikonfirmuar Lulzim Bashën në krye të partië si edhe strukturat e tjera drejtuese.

Në këtë Kuvend ishte i pranishëm edhe Sali Berisha. Pak javë pas këtij Kuvendi, Basha doli në një konferëncë për shtyp duke thënë se kishte marrë vendim personal për të shkarkuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së pasi ishte shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Fill pas kësaj, Berisha nisi takimet nëpër rrethe, të cilat i quajti “Foltorja” duke akuzuar Bashën se ishte peng i Edi Ramës.

Në përfundim të takimeve, Berisha dhe mbështetësit e tij njoftuan Kuvendin e 11 Dhjetorit, ndërsa pak ditë para tij, PD zyrtare u kujtua se nuk e kishte regjistruar në gjykatë statutin e ri të partisë bashkë me ndryshimet e bëra. Me urgjencë PD dërgon statutin e ri në gjykatë, e cila e regjistron. Në këtë mënyrë, PD zyrtare ishte një hap para vendimeve që do të merreshin në 11 Dhjetor, raporton abcnews.al.

11 dhjetori

Si fillim, mbështetësit e Berishës ngritën një grup të quajtur Komisioni i Rithemelimit, i cili merrte përsipër drejtimin e partisë deri në bërjen e një referendumi për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha dhe zgjedhjen e një kryetari të ri.

Komisioni i Rithemelimit, i përbërë nga 28 persona, propozoi edhe disa vendime duke i përmbledhur në një statut, të cilin e çuan për ta regjistruar në gjykatë.

Pjesë e vendimeve ishte edhe shkarkimi i të gjithë strukturës drejtuese te PD-së përmes votës në Kuvendin Kombëtar.

Nëse do të regjistrohej ky statut, atëhere PD mbetej pa strukturat drejtuese. Statuti u miratua sot dhe tashmë PD nuk ka asnjë strukturë drejtuese përveç Grupit Parlamentar.

Ankimimi

Një javë pas 11 dhjetorit, PD e drejtuar nga Lulzim Basha organizoi Kuvendin Kombëtar duke shkarkuar përgjithmonë Sali Berishën nga partia dhe dhënien e besimit ndaj Lulzim Bashës.

Menjëherë pas këtij Kuvendi, PD ankimoi në gjykatë statutin e mëparshëm, që ishte miratuar në 11 korrik duke kërkuar pasqyrimin edhe të këtyre ndryshimeve në të, ku vendimi më i rendësishëm ishte përjashtimi i Berishës nga partia.

Ngërçi

Aktualisht, drejtues të PD-së janë Komisioni i Rithemelimit sipas vendimit të sotëm të gjykatës, por situata mund të ndryshojë kryekëput nëse gjykata njeh ankimimin PD-së për statutin e 11 korrikut dhe të fusë aty vendimet e 18 dhjetorit, të cilat përjashtojnë  Berishën përfundimisht nga partia duke e rikthyer situatën në gjendjen aktuale.

Zgjedhjet lokale dhe dorëheqja e Bashës

Pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale, Lulzim Basha u përball me presion të brendshëm të deputetëve, të cilët kërkuan largimin e tij dhe ribashkimin e partisë. Basha kërkoi disa ditë kohë dhe vetëm pak ditë më parë deklaroi se bënte një hap pas duke i hapur rrugën proceseve të reja në PD.

Tani ka negociata për ribashkimin e partisë, ku deputetë në krahut të Bashës dhe Berishës janë duke negociuar për gjetjen e një formule, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se nuk ka nevojë për negociata mes demokratësh duke kërkuar organizimin e një mbledhjeje të madhe ku të merrnin pjesë të gjithë, ku do të diskutohej mbi veprimet e mëtejshme në PD.

Çfarë ndodh tani?

Vendimi i sotëm i gjykatës e lë PD-në pa drejtues, ku të vetmet njësi që mbeten në “këmbë” janë Komisioni i Rithemelimit, i cili njihet “de facto” si drejtues i partisë dhe Grupi Parlamentar.

Mbetet për tu parë tashmë se cili do të jetë vendimi i Berishës për ditët në vijim, nëse do të futet në seli me deputetët që e mbështesin apo jo. Më parë ai ka kërkuar nga mbështetësit e tij që të tregohen të përmbajtur ndaj demokratëve dhe të mos pasqyrojnë entuziazëm dhe hakmarrje.

Berisha pritet të jetë present sot në orën 17:00 gjatë prezantimit të një libri kundër “Sorosit”, të cilin e ka akuzuar për çfarë ndodhi në PD, ku pritet edhe të zbulojë në një farë mënyrë se çfarë do të bëjë më tej.

Vendimi i sotëm i Gjykatës

1.Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike:
Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë
Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
3.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.
U shpall sot me date 25.03.2022 ora 11.10

Kuvendi i 17 korrikut, ku u miratuan të gjitha propozimet e Lulzim Bashës

Kuvendi i 17 korrikut solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.
Basha nuk kishte asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit (në ndryshim nga Berisha).
Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.
Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.
Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.
Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene.

Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës

Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, në vend të çlironin energji të reja, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit duke ja marrë pushtetin organeve kolegjiale.
Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.
Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.
Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.
Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre por nuk u merr dot tagrat dhe nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
Duke riformatua në madhësi organet për ti bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.
Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor./abc

Shkrimi Mëparshëm

Nis protesta e serbëve në veri të Kosovës

Shkrimi Vijues

Kurti: Serbia tentoi të më fuste në kurth! Njësitë speciale të Kosovës drejt Mitrovicës

Të Ngjashme

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Kurti: Serbia tentoi të më fuste në kurth! Njësitë speciale të Kosovës drejt Mitrovicës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist