• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Gjendja e Arbërisë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit

Vinny nga Vinny
19 Janar, 2023
Në Kultura, Pikepamje
0
Gjendja e Arbërisë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit
0
NDARJET
138
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Aurel Plasari

Vdekja, 17 Janar 1468

“Dhe gjithçkaja u rrënua”: e ka dhënë në mënyrë tejmase koncize Giovanni Muzaka situatën e Arbërisë mbas vdekjes së Skënderbeut. “Ishte një tokë e shkretuar për tmerr, – e përshkuan Jirečeku situatën mbasskënderbegiane të Arbërisë. – Vetëm midis Galipoje e Adrianopoje gjendeshin aq shumë qytete të shkretuara sa në krahinën e Shkodrës nuk kishte mbetur seli kishtare më këmbë, para së gjithash selitë peshkopale të Sardës, të Drishtit, të Baleçit, të Shatit etj., që ndodhen edhe sot të rrënuara qysh prej shek. XV”. “Ai ishte i vetmi Moisi – ka shënuar në Kujtimet e veta kalorësi Sagredo – që mund ta nxirrte nga skllavëria e Egjiptit dhe nga shtypja e Faraonit të Kostandinopojës Popullin Besnik…”. “Arbëria kishte vdekur tok me të”, thotë Lamartine-i në Historinë e vet kur përmend vdekjen e Skënderbeut. “Arbëria ishte tanimë vetëm një trup mbetur pa shpirt e frymë”, e ka përshkruar Fallmerayeri situatën mbasskënderbegiane.
Zotërve njëherësh aleatë dhe rivalë të tij – Thopia, Arianitë, Spanë, Zaharia, Dukagjinë, Muzakë, Skura e të tjerë – do t’u duhej të zgjidhnin njërën nga disa rrugët. Një pjesë shpejtuan të hidhnin në dorë ngastrat e Arbërisë që kishin qenë dikur “të tyret” dhe pranuan kompromisin duke u vënë në shërbim të pushtuesit dhe duke mohuar besimin e tyre dhe të të parëve të tyre, më shqip: duke tradhtuar Jesu Krishtin – tradhti e tradhtive – me vdekjen e të cilit kishin qenë pagëzuar brez mbas brezi. Një pjesë tjetër – më të vegjël se më të mëdhenjtë – parapëlqyen të tërhiqeshin në male për t’i ikur sundimit të pushtuesve me shpresën që do të mundnin ta vijonin qëndresën duke mos tradhtuar as kujtimin e “prijësit” dhe të luftërave të tij, as besimin e të parëve. Pjesa tjetër, pa pranuar të poshtëroheshin në vendin e tyre, zgjodhën ta braktisnin atdheun, të iknin e të endeshin në brigje të huaja, qoftë edhe duke u deklasuar e duke lypur: “Mërgim mjerimi dhe mynxyre” e cilësoi Muzaka që e provoi vetë.
Me vdekjen e Gjergj Kastriotit “shteti më i madh i krishterë i Ballkanit”, sikurse e kanë quajtur Šufflay, Jirečeku etj., ishte shpërbërë. Arbëria dhe arbërit e Gjergj Kastriotit e kishin humbur pavarësinë e fituar dhe të mbrojtur me njëçerek shekulli qëndresë dhe luftëra. Vetjakësim heroik i trimërisë dhe inteligjencës së një populli në epikrizën historike të tij, – ndoshta edhe i “patriotizmit të egër” dhe “gjenisë aventuroze”, si mendonte një Lamartine, – Skënderbe të dytë nuk kishte.
Por të thuash thjesht që “Skënderbe të dytë nuk kishte” për të shpjeguar humbjen e Arbërisë do të thotë të përmendësh një shkak metafizik dhe vetëm kaq. Rrethanat historiko-politike të qëndresës dhe të luftërave të tij dëftojnë që ai të kishte komanduar e qeverisur në mënyrë të tillë që, mbas vdekjes së tij, të mos kishte më “zëvendësues” dhe shteti i tij të mos qëndronte më në këmbë. Janë situata të kuptueshme për epoka si e tija: kurrfarë qortimi nuk mund t’ia bëjnë historianët. Kur e pyetën heroin e Machiavellit, Castruçio Castranin në hjekë e sipër, se si do të donte ta varrosnin, ai u përgjigj: “Me fytyrën përmbys, sepse e di që, me vdekjen time, ky vend do të vejë dëm”.
Peshkop Segoni ka treguar se vdekja e tij u pat qarë jo vetëm nga viset përreth, si dhe nga vetë turqit, por “nga gjithë princërit e Europës”.

Etiketa: arberiaaurel plasarigjergjkastriotiskenderbeuvdekja
Shkrimi Mëparshëm

Gjakatar dhe tiran, apo ideator i shtetit të parë shqiptar? Kontraditat mbi figurën e “Luanit të Janinës”, Ali Pashë Tepelenës

Shkrimi Vijues

Ndriçim Xhepa komenton “Big Brother”: Shfaqje antinjerëzore, po marrin më qafë rininë!

Shkrimi Vijues
Ndriçim Xhepa komenton “Big Brother”: Shfaqje antinjerëzore, po marrin më qafë rininë!

Ndriçim Xhepa komenton “Big Brother”: Shfaqje antinjerëzore, po marrin më qafë rininë!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist