• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Ekonomia

FMN për Shqipërinë: Paketa e ndihmës anti-Covid, më e ulëta në Europë

Mbështetja fiskale sa 1% e PBB-së, nga mesatarja 3.1

Vinny nga Vinny
22 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Ekonomia, Kronike, Politika
0
0
NDARJET
14
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ofroi masat më të pakta fiskale në buxhetin e vitit 2020 në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për të përballuar pasojat e pandemisë në ekonomi. Kjo shihet në parashikimet e publikuara të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonominë e Europës.

Siç shihet, në grafikun bashkëngjitur shkrimit, suporti fiskal (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte rreth 1 % e PBB-së së vendit, më i ulëti ndër vendet në zhvillim.

Në masat fiskale të Shqipërisë ka dominuar më shumë rialokomi i shpenzimeve buxhetore. Fondi Monetar Ndërkombëtar analizoi se qeveritë në Europë aplikuan mbështetje të pashembullta fiskale që vepruan si stabilizues të mëdhenj automatikë, duke mbajtur nën kontroll gati gjysmën e rënies.

Në vendet e zhvilluara të Europës masat fiskale ishin mesatarisht sa 6.2 për qind e PBB-ve përkatëse, ndërsa në vendet në zhvillimin këto masa ishin më të zbehta, duke zënë me satarisht 3.1% të PBB-së.

Në Shqipëri, ato ishin edhe më të ulëta duke zënë vetëm 1% të PBB-së. FMN-ja vë në dukje se në vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria paketat e ndihmës ishin më të limituara për shkak të kufizimit të hapësirës nga borxhi i lartë publik.

Në përgjigje të masave mbrojtëse për përballimin e pasojave të pandemisë, qeveritë në të gjithë botën, sidomos në Europë akorduan fonde për të mbrojtur vendet e punës, zgjeruan shpenzimet për shëndetësinë, ofruan ndihma direkte duke subvencionuar pagesat për punonjësit që dolën të papunë nga pandemia.

Disa shtete zgjeruan programet e punësimit, duke ndihmuar firmat që mbajnë punëtorët e tyre duke përdorur fondet publike për të paguar deri në 70- 80 për qind të pagave bruto për orë të tëra pa punuar, ose duke siguruar lehtësim mbi kostot e punës pa pagë.

Pagesat e papunësisë u zgjeruan gjithashtu. Analiza e stafit të FMN-së tregon se programet mbështetëse të qeverive mund të jenë më efektive në adresimin e një pjese të madhe të nevojave të likuiditetit të korporatave.

Deri në gusht skemat e mbështetjes së punësimit janë zbatuar në masën 50-80 për qind në varësi të secilit vend. Sëmundja e koronavirusit (COVID-19) shkaktoi humbje të mëdha në njerëz, sidomos në Europë, por falë reagimit të fortë të qeverisë janë shmangur rezultate që mund të ishin shkatërruese.

Ekonomia e Europës parashikohet të tkurret me 7 për qind në vitin 2020, rënia e saj më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa ekonomia e Shqipërisë do të bie sipas fondit me 7.5% këtë vit.

Shkrimi Mëparshëm

Ndiqni videon e eksperimentit të studiuesve: Sa efikase është realisht maska

Shkrimi Vijues

Klubin e natës e kishin kthyer në fabrikë kanabisi. Kapen edhe dy shqiptarë

Shkrimi Vijues

Klubin e natës e kishin kthyer në fabrikë kanabisi. Kapen edhe dy shqiptarë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist