E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Fjalimi i fundit i Skënderbeut, çka u tha ambasadorëve dhe drejtuesve të vendit

7 Qershor, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Gjergj Kastrioti e ndjente se nuk mund ti shmangej vdekjes ftoi në vatrën e tij princat, ambasadorët, gjeneralët, dhe drejtuesit kryesorë të vendit që tu lë amanetet e fundit. Para se Gjergj Kastrioti të fillonte fjalimin, urdhëroi që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve.

Fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve e gjejmë në faqet 70 – 89 të librit, i shkruar në gjuhën frënge. Sipas autorit të veprës, ja si është shprehur Gjergj Kastrioti :

« Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të. Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni. Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

Krijoni vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë. Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtruesë dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtytëve. Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe lluksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga minisitrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

Kujdesuni që Kombi juaj të rritet nëpërmjet fesë katolike, por mos persekutoni asnjeri që ta ndjekë atë me detyrim. Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin. Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt…Në qoftë se fati ju bën endacak, të varfër apo nevojtar kurrë mos e ndryshoni fenë për interes…Mbyllini që në origjinë mosmarrveshjet e teologëve dhe hipokritëve, të cilat janë më të rrezikshmet për lumturinë e një shteti. Kemi parë perandoritë më të lulëzuara të përçahen dhe të tronditen nga këta fanatikë…Shihni Perandorinë e Konstandinit të rrënuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabëve. Ai ishte supersticioz, priftërinjtë e tij ambiciozë dhe injorantë, oborrtarët e tij të rremë dhe të shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftërinjtë dhe oborrtarët kanë vdekur dhe po vdesin në skllavëri.

Nëse keni fat të mjaftueshëm për të pasur filozofë në vendqeverisjet tuaja, të cilët janë të ndriçuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le të shkruajnë në paqe dhe të reagojnë ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve të kujtdo që flet në emër të Zotit me qëllim për të heshtur mbretin dhe drejtësinë. Ju do t’i mbroni ata kundra zellit të tepruar të drejtuesve hipokritë duke i shpërblyer me vende pune në gjykatat dhe oborret tuaja.

Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysëm veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popull

Fjalimi është marrë nga libri i autorit Stephan Zannoëich, me titullin « Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire ». Teksti prej 131 faqesh është botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J.J.Kesler, Frankfurt.

Gjergj Kastrioti Skenderbeu – Parid Dule 
Etiketa: fjalimifunditporosiaskenderbeut
Shkrimi Mëparshëm

William Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë

Shkrimi Vijues

Si zbërthehet hipoteza qesharake e prejardhjes së shqiptarëve nga Kaukazi?

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Si zbërthehet hipoteza qesharake e prejardhjes së shqiptarëve nga Kaukazi?

Si zbërthehet hipoteza qesharake e prejardhjes së shqiptarëve nga Kaukazi?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist