E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Fishta: Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark!

29 Qershor, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

“Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë. Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andrra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep.

E pra atdhetarët e shkretë plasën, plasën tuj folë për atdhe e tuj punu për vehte. Por ç’dobi! Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare. Pazari i Shkodrës asht ba klub me pi kafe e me ca llafe… politiket.

Oh, po! Për politikë mos pyet. Këtu politikë sa të duash. Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark, pa i pasë ndie kurrë emnin strategjisë, çdo tuberkuloz i keq, ba prej sëmundjet që mos me u gjetë qen që ndigjon me e hangër, flet mor ti shok për punë luftet sikur të ishte Wellingtoni apo Napoleoni, e kaq e zgjat sa ta ban kryet për voe.

Por me ba me pasë rrezik me ndejë me ndonjë asish që i asht mbushë mendja se asht i mendshëm, atëherë nuk i gjen maje vehtes; kaq dijen, filozofinë, e politikën e madhe e pështyn për goje; ta ban botën fele- fele me ba se asht tuj nda ndonjë shalqi Stajket; i ngatrron i shkatrron krajlat shoq me shoq me të thanë mendja se atëherë po, kërcet lufta e po bahet nami; por kur fundi veç në i kriset zorra e tij prej së thatit se kurrkush s’lot vendit.

E tuj kenë se këtu rregullohet politika jo mbas interesash të atdheut por mbas interesash së gjithsecilit, çdo punë që ndodh kaq dredhet e shpërdredhet, e shtohet e zvogëlohet e zbukurohet sa nuk mundesh ma me e dijtë se shka asht rrenë e shka asht e drejtë. Prandaj këtu tek e përkohëshmja e jonë këtë herë nuk po vëmë lajme Shkodret tuj drashtë fort se po shkruejmë rrena, çka nuk asht në natyrë të të përkohëshmes tonë”.

Shkrimi i Gjergj Fishtës shkruar në vitin 1913.

At Gjergj Fishta – nga Pashk Përvathi
Etiketa: bismarkfishtakopukpolitikestudiuar
Shkrimi Mëparshëm

Në Prishtinë fillon festivali ndërkombëtar i valleve folklorike për fëmijë

Shkrimi Vijues

579 vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ndeshja e parë ushtarake e ushtrisë shqiptare nën udhëheqjen e Skenderbeut

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
579 vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ndeshja e parë ushtarake e ushtrisë shqiptare nën udhëheqjen e Skenderbeut

579 vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ndeshja e parë ushtarake e ushtrisë shqiptare nën udhëheqjen e Skenderbeut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist