E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Faji i ëndrrës” me të vërtetat e heshtura të shqiptarëve në ish-Jugosllavi

24 Shtator, 2025
Në Aktualitet, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Me librin “Faji i ëndrrës” Pal Shtufi rrëfen veten, përshkruan miqtë e tij të idealit, tregon se si kishte rënë në grackën e enverizmit duke e menduar më të mirën për vendin e tij. Nëpërmjet rrëfimit të tij mund të lexohet edhe rrugëtimi i një pjese të mirë të shoqërisë shqiptare të Kosovës së asaj kohe. “Jemi shumë pak ne për të qenë të përçarë. Qëllimi kryesor është ballafaqimi i dy koncepteve politike të kohës që fatkeqësisht ende e shoh që kanë përplasje politike”, ka thënë ai

I lindur më 1960, në një fshat të Prizrenit, Pal Shtufi do të kishte një fëmijëri të zakonshme me të rinjtë e asaj kohe. Por në Kosovën e atëhershme të qenit “neutral” në kuptimin ideologjik s’ishte gjë e lehtë. Përshtatja me rrethanat, shkollimi e përfitimi i një vendi të punës, për shumëkënd nënkuptonte renditje në anën e pushtetit jugosllav. Kurse familjet nacionaliste që pas Luftës së Dytë Botërore kishin telashe me atë pushtet, shpesh binin pre e propagandës enveriste me shpresën e idealin e bashkimit me Shqipërinë. I riu nga Shpenadia e Prizrenit hynte te grupimi i dytë. 

“Faji i ëndrrës” me nëntitull “Memoare politike 1980-1992”, mban titullin libri i Shtufit që është promovuar të martën në Prishtinë. Aty Shtufi rrëfen veten, përshkruan miqtë e tij të idealit, tregon se si kishte rënë në grackën e enverizmit duke e menduar më të mirën për vendin e tij. Nëpërmjet rrëfimit të tij mund të lexohet edhe rrugëtimi i një pjese të mirë të shoqërisë shqiptare të Kosovës së asaj kohe. 

Shtufi, që prej vitit 1992 jeton kryesisht në Zvicër, është i sinqertë në jetëshkrim. Tregon se kishte gabuar dhe se ata që në dekadat e pjesës së dytë të shekullit të kaluar ishin njerëz të arsimuar e në shërbim të Kosovës, s’ishin tradhtarë, por idealistë e njerëz që kishin zgjedhur një tjetër rrugë për avancimin e vlerave e të drejtave kombëtare. 

Në mbi 300 faqe, Shtufi rrëfen prej fëmijërisë deri te burgu shkaku i pikëpamjeve e aktiviteteve politike e deri tek apeli për tolerancën, pavarësisht qëndrimeve politike apo koncepteve ideologjike të njerëzve.  

Në ceremoninë e promovimit të librit, moderuar nga gazetarja Gili Hoxhaj, studiuesi i letërsisë e shkrimtari Anton Berishaj ka thënë se libri i Shtufit ka vlera të mëdha.  

“Ky libër në të vërtetë në aspektin kulturor është një ftesë, një ftesë e vazhdueshme që të rivizitohen dhe të reflektohen të gjitha nocionet e mundshme sociale, kulturo-politike e të tjera, sepse është e domosdoshme që të bëhemi një popull evropian, popull perëndimor, posaçërisht në aspektin kulturor”, ka thënë Berishaj. Sipas tij, ky është një nga mesazhet themelore që bart ky libër në vetvete. 
“Kemi të bëjmë me një libër shumështresor që lexohet me ëndje e jo vetëm me memoare politike”, ka thënë ai. Në cilësinë e redaktorit të kësaj vepre, Berishaj ka shkruar se kategoria themelore që e përcakton tonin e diskursit autobiografik të Pal Shtufit është sinqeriteti. 
“Prandaj rrëfimet e Pal Shtufit janë agape, një himn dashurie për atdheun, për tjetrin dhe për njeriun. Një kërkim i vazhdueshëm i hapësirave të lirisë”, ka shkruar Berishaj.  

Shkrimtari e publicisti Halil Matoshi ka rrëfyer para të pranishmëve se  në një udhëtim që kishin së bashku me autorin në Itali, në anije nga Durrësi deri në Bari, gjatë gjithë natës ai i kishte rrëfyer për idealet e rinisë së tij. 

“Libri i Palit është një libër që i kontribuon historisë së re të Kosovës për ata që duan të merren me historinë në një qasje kritike. Pali nuk beson, dyshon, nuk i merr të vërtetat e gatshme, ai i konteston. Nuk e thotë të vërtetën përfundimtare, ai debaton. Ky është libri i Pal Shtufit”, ka thënë Matoshi. 

E sipas një shkrimi vlerësues të Matoshit që gjendet në vepër, Pal Shtufi shkruan saktë dhe me disiplinë duke kërkuar thelbin e gjërave e duke iu nënshtruar debatit. Sipas tij, libri është një udhëtim në malin e mosmarrëveshjeve duke u ballafaquar me ndërgjegjen vetjake dhe etnosin e një shoqërie të mbyllur pa liri, sikurse ishte Kosova e viteve ’80 e ’90.

Studiuesi i letërsisë e shkrimtari Ndue Ukaj ka thënë se duke dëgjuar rrëfimet e Shtufit vlerësonte se ato duhej të ishin një libër. 

“Ne si komb kemi rrëfyer shumë pak. Aq pak, sa në historinë tonë ka mishmash rrëfimesh. Për herë të parë kur i kam dëgjuar këto rrëfime jam joshur dhe më dukej se i lexoja si një libër. Ajo që karakterizon rrëfimet e Palit është sinqeriteti. Pali është i hapur ndaj evolucionit dhe mendimit evolutiv”, ka thënë Ukaj. Sipas tij, autori në këtë vepër e skicon një të vërtetë shumë të bukur dhe e lë si referencë për lexuesit. Sipas tij, autori prek plagë jo sa për t’i ngacmuar, por për t’i shëruar. 

“’Faji i ëndrrës’ hedh dritë mbi të vërtetat e heshtura dhe e ndihmon lexuesin shqiptar të bëhet më i lirë, prandaj meriton të lexohet, edhe për faktin se është shkruar me një stil të këndshëm, qartësi semantike dhe forcë shprehëse”, ka thënë ai. 

Politikani e publicisti Bardhyl Meta librin e ka përshkruar si polemikë që hap tema për çështje të ditura, por që s’janë trajtuar sikurse disa gjëra të sotshme që mbesin nën hije shkaku i vetëcensurimit. 

“Ngjan të jenë edhe rrëfime për fatin kolektiv të kosovarëve të asaj kohe që thënë së buti ishin jetimë dhe të pafat”, ka thënë ai. Sipas tij, jetimë pasi matanë kufirit sundonte enverizmi e në ish-Jugosllavi me shqiptarët deri në fund të viteve ’60 eksperimentohen me pincë se sa miligramë liri t’u jepej pa cenuar Federatën. 

“Pali është ende në kërkim të lirive dhe gëzohem që edhe sot ndërhyn kur flitet për lirinë dhe trajtat e saj”, ka thënë ai. 

Vetë autori Pal Shtufi në fund të ceremonisë së promovimit ka treguar se për librin e tij është konsultuar me shumë miq e sidomos me ata të ditëve të burgut shkaku i saktësisë që synonte. Ka treguar se në vepër i ka ballafaquar dy mendësi të kohës. 

“Ne të Lëvizjes dhe titistët. Profesorë, mjekë e politikanë i kemi quajtur titistë dhe tradhtarë. Mendësia jonë ishte përjashtuese. Aq e keqe ishte kjo mendësi saqë si mundësi e kemi parë edhe likuidimin fizik. Kështu ka qenë edukimi enverist”, ka thënë ai. Sipas Shtufit, enverizmi ka lënë gjurmë të rënda në shoqërinë e Kosovës. 

“Kemi pasur momente kur e tërë shoqëria jemi enverizuar pasi nuk i kemi filtruar gjërat. Iu kemi hyrë në hak të madh klasës më të ndritur që ka nxjerrë ky komb, atë të viteve ’60 deri më 1981. Ata janë shkolla jonë, filozofët tanë e patriotët tanë. Ajo klasë politike neve na ka edukuar në modelin e rilindësve. Ishte formim i pastër shqiptar. Ne kemi qenë si opozitë e tyre. Për fat të keq shumica s’kemi ditur”, ka thënë Shtufi. Ka treguar se synimi i tij në libër është që të pajtohen njerëzit. 

“Jemi shumë pak ne për të qenë të përçarë. Qëllimi kryesor është ballafaqimi i dy koncepteve politike të kohës që fatkeqësisht ende e shoh që kanë përplasje politike. Kurrë nuk është vonë të shohim se duhet të funksionojmë me ligje shoqërore duke e pranuar tjetrin siç është”, ka thënë ai. Shtufi megjithëse “tharmin” e indoktrimin me mendësinë enveriste e kishte përreth tij në Kosovë, takimi me një shqiptar të Kosovës në Gjermani do të ishte kulmi. Aty do të pësonte “shpëlarjen” e madhe si i ri. Në libër ai prek edhe mërgimtaret e Kosovës që ishin zhytur thellë në mendësinë enveriste në mërgatë dhe ofron të dhëna të dobishme. Pas kthimit në Kosovë dhe aksioneve do të burgosej për disa vjet. Gati katër dekada pas atyre ngjarjeve, libri i tij vjen si rrëfim i sinqertë, bën thirrje për mendim kritik, debat e jo përjashtim./koha.net

Etiketa: enderfajilibripalpublikimshtufi
Shkrimi Mëparshëm

Historia interesante, ja si u krijua kënga e famshme “Lulet e majit”

Shkrimi Vijues

Më 1488, nëse nuk ishe arbëresh mund të hyje vetëm një herë në vit në Horë

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist