E premte, 12 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Faik Konica: Gegnishtja- gjuhë e poezisë, toskërishtja e prozës…

5 Shtator, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Dy dialekte të mëdha, – të cilat edhe ato vetë ndahen në nëndialekte të tjera, sidoqoftë me më pak rëndësi – e ndajnë Shqipërinë: dialekti gegë në Veri, e dialekti toskë në Jug. Një lum, Shkumbini, shënon pikën e dallimit në mes dy dialekteve.

Duke studiuar, qoftë edhe shkurtimisht, natyrën e gegërishtes e të toskërishtes, menjëherë bie në sy se ndryshimi që i ndanë nuk është më i madh se ai që shquan mënyrën e të folurit të një Normandi nga ajo e një Gaskoni. Don të thotë se në thelb ky ndryshim kufizohet në disa ngjyrime shqiptimi.

Por në një vend ku mungon një traditë shkollore, këto ndryshime shqiptimi më tepër janë theksuar se sa janë zbutur; dhe Shqiptarët, duke mos pasur si udhëheqës drejtshkrimorë as fjalorë, as akademi, ka rrjedhë që – kur ua ka marrë mendja të lëvrojnë gjuhën e vet – nuk kanë ndjekur rregulla të tjera drejtshkrimore përveç atyre të transkriptimit të fjalëve ashtu si shqiptohen.

Çështja nuk qëndron a të zhduket gegërishtja ose toskërishtja, as madjè të bëhet që Shqiptarët të ndryshojnë, në përdorimin e përditshëm, dialektet e tyre përkatëse për të arritur te njëfarë njësie të foluri; gjë e pamundur. Përveç kësaj kjo do t’ ishte ngathtësi, sepse të duash të ndryshojsh të folmen e një populli, do të thotë të ndryshojsh karakterin e tij e të shkatrrojsh personalitetin e tij.

Dialekti toskë, i gjallë, i zhdërvjellët, i mprehtë, vijimisht në evolucion, e përmbledh mirë karakterin e toskës, që është plot dhunë të përmbajtur, plot shpirt, shkathtësi, dredhi e paqendrueshmëri; dialekti gegë, përkundrazi, i ngadalshëm, i rëndë, i pandryshueshëm, i çveshur nga format me kuptim të dyfishtë, përmbledh për mrekulli karakterin gegë, që është hijerëndë e me nji shpirtdlirësi të bukur, shpesh pa djallëzi, e sidomos armik i risive.

Çështja qëndron te fakti që të arrihet të krijohet, përtej bashkjetesës paralele të të folmeve toske e gege, një gjuhë letrare, një gjuhë e shkruar që të jetë e përbashkët për të gjithë Shqiptarët. Po t’ ua vinim veshin disa Shqiptarëve të shkolluar të cilëve ua kemi kërkuar mendimin, çështja as duhet parashtruar.

Por ne nuk e përkrahim këtë mendim; sepse, ndonëse fakti që ata sjellin nuk na duket fort bindës, dialekti gegë përmban me qindra trajta të humbura nga Toskët e që janë visare të vërteta të trashëguara nga të parët tanë të lashtësisë. Mjaft të sjellim në mend mbaresën –mun të pjesores gege, që daton së paku dymijë vjet, e që s’ është gjë tjetër veçse -mέnoV i pjesores greke (khs. shkrumun, gegrammέnoV).

Ndoshta çështja mund të kishte një zgjidhje të lehtë e të shpejtë, po qe se toskërishtja do të ruhej si gjuhë e prozës, dhe gegërishtja e poezisë. Karakteri përkatës i dy dialekteve padyshim do të rregullohej në këtë rol. Ecja e gjerë dhe fisnike, ndonëse pak e lakueshme, e gegërishtes duket se i përshtatet ritmit të mendimeve e të ndjenjave.

Por, të thuash të drejtën, realizimi i këtij mendimi nuk do të ishte i mundur në një vend ku njerzit, në përgjithësi me pak dijeni për dialektin e vet, janë më pak të aftë të mësojnë ta shkruajnë dialektin fqinj. Jo ! zgjidhja më e mirë e problemit, ajo më praktike, do të ishte krijimi i një gramatike – të miratuar nga Shqiptarët e shkolluar dhe nga Albanologët – në të cilën të gjitha elementet dialektore, të grupuara, të pajtuara, të bashkërenditura, sipas një metode racionale e shkencore, do të lindnin një gjuhë të përbashkët për të gjithë Shqiptarët, sikurse Grekët që kanë Koïnê glôssa.

Përktheu nga frengjishtja: Willy Kamsi

Albania, Bruxelles, Vol. A, II/1898, nr. 10, ff. 173-174.

Etiketa: faikgegerishtgjuhakonicashqipetoskerisht
Shkrimi Mëparshëm

“Ulpiana” dhe Kalaja e Novobërdës me ciceronë, ajo e Prizrenit dështon

Shkrimi Vijues

Sotir Kolea – Çfarë duhet të dini për themeluesin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë?

Të Ngjashme

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari
Kultura

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”
Kultura

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla
Aktualitet

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Sotir Kolea – Çfarë duhet të dini për themeluesin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë?

Sotir Kolea - Çfarë duhet të dini për themeluesin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist