• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
3 Mars, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë
0
NDARJET
5
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër hipokrizitë më të dendura që ka njohur Shqipëria, spikat ajo e njeriut që shpallet “gati të vdesë për kombin”, por që, kur vjen puna për të vepruar, gjithmonë gjen një arsye për të pritur.
Një ditë, u përfshiva në një bisedë me një të tillë. Ja, shkurt, thelbi i dialogut:
Unë: Kur je gati të vdesësh për atdhenë, ç’pret?
Ai: S’erdhi koha.
Unë: Mos prit luftën e madhe. Që të ndezësh zemrat, që ta afrojsh ditën e mirë, qite pallën, bëj një trimëri të shkëlqyer për atdhenë, le të çuditet bota e të çuditemi edhe ne.
Ai: S’erdhi koha.
Unë: Sille kohën, në mos erdhi.
Atëherë ai ma ktheu:
Ai: Pse s’shkon të vritesh më parë ti, që qenke më trim? Apo s’erdhi as për ty koha?
Dhe unë iu përgjigja:
Unë: S’erdhi, e për mua s’do të vijë kurrë. Unë nuk rrej. S’jam trim. A kam thënë ndonjëherë se do të nisem për luftë? Jo. Nuk është puna ime. S’jam njeri i pushkës. Palla ime është penda; ajo është arma ime, sado e dobët. Me të përpiqem t’i shërbej atdheut. Fiunt scriptores, nascuntur heroes. Shkrimtarët bëhen; heronjtë lindin. Ti që paske lindur trim, nxirre një herë jataganin për nder të Shqipërisë.
Ai: S’erdhi koha. Sot për sot, çdo trimëri do të vejë kot.
Unë: Asgjë nuk shkon kot kur bëhet me vetëdije për t’i shërbyer atdheut. Edhe ajo që duket e panevojshme, nëse frymëzon, ka vlerë. Ja një mënyrë: në do, ngjitu në Tour Eiffel e hidhu poshtë, pasi të kesh lënë një shënim: “Vritem për të provuar se shqiptarit nuk i dhemb jeta. Sot e vrava për hiçgjë, që nesër ta dijë Evropa ç’mund të bëjë shqiptari kur të jetë fjala për Atdheun.”
Ai: Tallesh me mua.
Unë: Nuk tallem. Nëse nuk do të vritesh, atëherë shko në Shkodër, në Gjakovë, në Berat a në Gjirokastër, dhe në mes të pazarit shpall si tellall të drejtat e Shqipërisë. Ç’do të të bëjnë më shumë se të të vrasin, për çka, sipas teje, je gati?
Ai: Fjalë, fjalë… S’erdhi koha, baba!
Unë: Në mos erdhi koha për të vdekur, djalë, erdhi një kohë tjetër: koha të ngrihesh e të kapërcesh pragun e derës sime, se mjaft ma çave kokën!
Thelbi i ironisë koniciane
Kjo satirë është një operacion i pastër logjik ndaj patriotizmit verbal. Konica demaskon tipin e njeriut që absolutizon sakrificën në fjalë, por e shtyn përherë në kohë, derisa ajo bëhet alibi e mosveprimit.
Ai nuk e përqesh trimërinë; përkundrazi, e respekton aq shumë sa nuk pranon që ajo të përdhoset me retorikë. Duke e pranuar hapur se “nuk është trim” dhe se arma e tij është penda, ai bën një ndarje të ndershme të roleve:
jo kushdo është hero,
jo kushdo është luftëtar,
por kush shpallet i tillë, duhet ta provojë.
Ironia e tij është therëse sepse është morale. Ajo nuk godet mungesën e heroizmit, por mungesën e sinqeritetit.
Në fund, mesazhi është i qartë:
Koha nuk “vjen”, ajo krijohet. Dhe ai që gjithmonë pret “kohën”, në të vërtetë pret shpëtimin nga përgjegjësia.
Përgatiti: Albert Vataj

Etiketa: albert vatajfaik konicaheroshqiperivdes
Shkrimi Mëparshëm

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

3 Mars, 2026
Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

3 Mars, 2026
Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

3 Mars, 2026
Sa të vjetër janë realisht arvanitët në Greqi? Konstantinos Sathas: Një “rishkrim” i historisë midis sllavëve dhe shqiptarëve

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

2 Mars, 2026
Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

2 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist