E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Etimologjia e emrit “Mitrovicë”

2 Nëntor, 2022
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Kujtim Sh.Demiri

Shumë emra të qyteteve në botë, nuk kuptohen lehtë apo edhe nuk kuptohen fare. Mbase evoluimi i gjuhës e bën që emërtimet e vjetra, të mos japin mesazh të qartë!

Edhe emri Mitrovicë, nuk është që ka kuptim në gjuhën e sotshme shqipe – andaj, përmes këtij shkrimi duke u bazuar edhe në opinione të studiusve synoj të paraqes kuptimin e qartë të emrit “Mitrovicë” rrjedhimisht edhe etimologjinë e saj.

Në qytetin dhe periferinë e Mitrovicës janë pesë vendbanime të lashta, që dëshmojnë se Mitrovica ka qenë e banuar në periudhën e neolitit, përkatësisht: Municipium D.D. (Dardanorum), Vallaç, Fafos, Zhitkoc dhe Karagaç.

Në këto vendbanime të lashta, janë zbuluar objekte të ndryshme për përdorim të përditshëm si objekte kulti, vazo ritualesh, altarë dhe figura antropomorfe.

Gjithëmonë sipas studiimeve arkeologjike, në regjionin tonë nuk ka gjurmë të jetesës për priudhën e paleolitit dhe mezolitit, respektivisht vendbanimet neolitike merren si kohë fillestare kronologjike e popullimit të vendit tonë.

Pozicioni i Mitrovicës në veriun e fushëgropës së Kosovës, i shtrirë në fushën e ulët të lumenjve Ibër, Sitnicë dhe Lushtë, dhe i rrethuar me kodra – është fakt plotësues për vendbanimet në periudhë e neolitit.

Shoqëria njerëzore në këtë periudhë merr karakter të shoqërisë së organizuar dhe reflektohet në ngritjen e vendbanimeve të përhershme, të ndërtuara në vende të thata, mbi brigje lumenjsh dhe rrafshnalta të plleshme.

Bazuar në studimet arkeologjike në këto vendbanime janë gjetur artefakte të shumëta – vlenë të përmenden sarkofaget dhe figurat antropomorfe tipike pellazge dhe ilire-dardane.

Por, a është i vjetër emri “Mitrovicë” sa edhe këto vendbanime ?

Opinioni i historianit të shquar Prof.Dr.Skender Riza, vlerësoj që është bazë e mirë dhe bindëse për sa i përket etimologjisë së emrit “Mitrovicë”.

I cili emrin “Mitrovicë” si togfjalësh e spjegon kësisoj:

  • Mitrovica => Mitër-o-vë-ca
  • Mitër => Nënë
  • O => Është
  • Vë => Vend
  • Ca => është sufiks apo prapashtesë e pellazgishtës, ilirishtës dhe shqipës së lashtë

Sipas kësaj, përkthimi i sotshëm është: “vendi nanë ku krijon/lindë”.

Studiues të ndryshëm, vlerësojnë që sufiksi “ca” apo “vica” është sllave, mirëpo kjo nuk qëndron sepse sufiksi “ca” haset në emërtime të ndryshme njerëzish dhe lokacionesh në të gjitha trojet shqiptare para dyndjeve sllave!

Po ashtu ka studiues që emërtimin e Mitrovicës e lidhin me hyjneshën supreme Dhemitra nga mitologjia pellazge-ilire, sipas të cilës ishte perendeshë e tokës dhe plleshmërisë.

Bazuar në gjetjet arkeologjike në vendbanimet e lashta në regjionin e Mitrovicës dhe studimeve të historianit Prof.Bektesh Vidishiqi, në mesin e këtyre begative kulturore arkeologjike e veçanta është që ato kryesisht i janë dedikuar hyjneshës supreme Dhemitra.

Sipas tij emrin “Dhemitra” si togfjalësh e spjegon kësisoj:

  • Dhemitra => Dhe-Mitër
  • Dhe => Tokë
  • Mitër => Nënë

Sipas kësaj, përkthimi i sotshëm është: “nëna tokë”.

Andaj konkludoj, që emri i sotëm i MItrovicës, ka për bazë antroponimin shqip Mitër dhe Dhemitër – mbështetur edhe në relievin e plleshëm dhe pasuritë natyrore të Mitrovicës. Po ashtu krahas gjetjeve arkeologjike dhe studimeve, emri i Mitrovicës është i vjetër sa edhe vendbanimet.

Sa për plotësim, citoj gjuhëtarin e shquar dhe patriotin Eqrem Çabej “format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse”.

Kur është shkruar për herë të parë për Mitrovicën?

Pozicioni gjeografik i Mitrovicës, imponohet si koridor apo rrugë tranzite. Andaj, ata që kanë shkruar për herë të parë për Mitrovicën, kishin shfrytëzuar rrugët që kalonin përmes këtij qyteti.

Përmendja e parë e Mitrovicës në letrat e shkruara, daton në vitin 1499 nga kalorësi gjerman Arnold Von Harff. I njejti Mitrovicën e shkruan si Mitriks.

Në vitin 1660 pason përshkrimi i Evlia Qelebija për qytetin e Mitrovicës, ky përshkrim konsiderohet si përshkrimi i parë i detajuar i Mitrovicës.

Po ashtu në vitin 1684, kur kalon në Mitrovicë Pjetër Bogdani e përshkruan qytetin me 500 shtëpi, përmend kalanë dhe urën e drurit.

Në vitin 1560, Mitrovica për herë të parë paraqitet në hartë, në ndër më të vjetrat të Giacomo Gastaldi me emërtimin Ibar.

Etiketa: demirietimologjifjalamitrovice
Shkrimi Mëparshëm

Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX

Shkrimi Vijues

“A good picture talks to you”, përshkrimi i fotografisë më të famshme në botë që u realizua me një fëmijë kosovar në kohë lufte

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
“A good picture talks to you”, përshkrimi i fotografisë më të famshme në botë që u realizua me një fëmijë kosovar në kohë lufte

“A good picture talks to you”, përshkrimi i fotografisë më të famshme në botë që u realizua me një fëmijë kosovar në kohë lufte

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist