• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Erion Dasho: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë nga Covid-19. Shumë jetë do të kenë nevojë të shpëtohen…

Vdekjet nga Covid-19 në Shqipëri

Vinny nga Vinny
8 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Sociale
0
0
NDARJET
32
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Dasho, Specialisti i Shëndetit Publik,  thotë se 80% deri 85% e pacientëve me COVID shërohen vetë.

Sipas tij, detyra e mjekut të familjes është të mos u japë medikamente të panevojshme dhe t’u rekomandojë shtrimin në spital kur kanë komplikacione.

Por për rastet kur ka komplikacione dhe është nevoja për kujdes intensiv, specialisti thotë se “këtu hyn në lojë teknologjia, shkenca dhe heroizmi”.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho sjell në vëmendje se nga 1 korriku kur rastet me COVID nisën të rriteshin ndjeshëm dhe deri më sot, dy spitalet COVID kanë trajtuar midis 400 dhe 600 pacientë.

“Në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 340 persona duke e bërë vdekshmërinë reanimatore nga COVID ndër më të lartat në botë”, thekson ai.

Teksa bën thirrje që “ministria bën mirë të harrojë propagandën dhe kolegët të harrojnë patetizmat për t’ju përveshur punëve”.

POSTIMI I PLOTE

Edhe njëherë për ata që nuk janë sqaruar akoma!

80% deri 85% e pacientëve me COVID shërohen vetë. Detyra e mjekut të mirë të familjes është t’i monitorojë me kujdes, të mos u japë medikamente të panevojshme dhe t’u rekomandojë shtrimin në spital kur kanë komplikacione.

Nga 15% e pacientëve që përfundojnë në spital, pjesa më e madhe kanë nevojë për trajtim të komplikacioneve kryesisht me antibiotikë dhe antikoagulantë. Pothuajse të gjithëve u nevojitet oksigjen në sasi dhe presione të ndryshme. Me menaxhim të mirë edhe këta pacientë në pjesën dërrmuese shërohen. Atyre u nevojiten mjekë që zbatojnë protokollet dhe i monitorojnë. Jo heronj! As supermenë!

Ndonjë koleg patetik që akoma del me maska dhe skafandra për të tërhequr vëmendjen, thjesht është ca muaj i vonuar. Këto skena kishin kuptim në shkurt dhe në mars, në Wuhan, Lombardi dhe New York. Jo në Tiranë në shtator!!!

Fatkeqësisht, për shkak të moshës dhe të sëmundjeve bashkëshoqëruese, si dhe në një numër të vogël rastesh për arsye ende të paqarta, një pjesë e pacientëve komplikohen dhe kanë nevojë për kujdes intensiv.

Këtu hyn në lojë teknologjia, shkenca dhe heroizmi.

Së pari, këta pacientë nuk kanë nevojë për mure të lyer dhe oborre spitalesh me bar, por për pajisje serioze. Nga ato pajisje që duhen blerë rregullisht dhe jo kur bie pandemia.

Së dyti, këta pacientë kanë nevojë për mjekë, infermierë dhe terapistë respiratorë me njohuri dhe aftësi bashkëkohorë dhe jo për protagonistë facebooku dhe instagrami.

Së fundi, në këta pacientë shpesh ka nevojë të improvizohet, në këta pacientë minuta bën diferencën midis jetës dhe vdekjes, në këta pacientë jo rrallë të shpëton intuita dhe jo protokolli.

Nga 1 korriku kur rastet me COVID nisën të rriteshin ndjeshëm dhe deri më sot, dy spitalet COVID kanë trajtuar midis 400 dhe 600 pacientë të tillë. Shifra e saktë është mbajtur sekret nga ministria dhe këto vlera janë përllogaritur bazuar mbi ato pak informacione që raportohen.

Në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 340 persona duke e bërë vdekshmërinë reanimatore nga COVID ndër më të lartat në botë.

Çdo vend i përgjegjshëm, çdo komitet i përgjegjshëm, çdo ministri e përgjegjshme analizon të dhënat me qëllim që të kuptojë ku vepron mirë dhe ku gabon. Kjo jo për të ndëshkuar, por për të përmirësuar cilësinë e kujdesit në javët dhe muajt që do të vijnë.

Ky quhet përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe është një nga shtyllat e mjeksisë moderne.

Për të gjithë këto arsye, ministria bën mirë të harrojë propagandën dhe kolegët të harrojnë patetizmat për t’ju përveshur punëve.

Shqiptarët i pret një dimër i vështirë. Shumë jetë do të kenë nevojë të shpëtohen…

Shkrimi Mëparshëm

Edhe të ketë zgjedhje, por edhe të jemi ne që zgjidhemi

Shkrimi Vijues

Kush e beson më këtë mashtrues? Vasili nxjerr videon e Ramës: “300 ditë na duhen që krimin ta kthejmë andej nga ka dalë”

Shkrimi Vijues

Kush e beson më këtë mashtrues? Vasili nxjerr videon e Ramës: “300 ditë na duhen që krimin ta kthejmë andej nga ka dalë”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist