E diel, 19 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Enigma…” – Denigrimi sistematik nga ana e serbëve dhe e helenëve për gjithçka që ka qenë pellazgjike ose shqiptare

Gjuha e folur në antikitet dhe në epokën bizantine

15 Prill, 2022
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

 Prof. H.H. Robert D’Angely

 

Pjesë nga hyrja e “L’Énigme” (1990)

 

Denigrimi sistematik nga ana e serbëve dhe e helenëve për gjithçka, në të gjitha epokat që nga lashtësia e deri më sot, që ka qenë pellazgjike ose shqiptare

Ajo që na ka shtyrë për të hartuar këtë Vështrim Historik (I cili mban titullin: “Enigma… e zgjidhur”, ka qenë sidomos denigrimi sistematik nga ana e serbëve dhe e helenëve për gjithçka, në të gjitha epokat që nga lashtësia e deri më sot, që ka qenë pellazgjike ose shqiptare; mandej komploti i heshtjes e ka ndjekur këtë denigrim; dhe së fundi, janë mashtrimet historike të përhapura nga dy palët e interesuara me qëllimin e prerë për të falsifikuar të vërtetën mbi shqiptarët, duke krijuar paragjykime të rreme e tendencioze, për të përvetesuar gjithçka që u përket shqiptarëve të sotëm.

 

Dijetarët e sotëm, të mjegulluar nga gjendja shoqërore aktuale e popullsive të ish Perandorisë Romake. të cilat pas kaq invazionesh, që ndodhen gjatë periudhës bizantine, flasin një numër të madh gjuhësh të ndryshme midis tyre, nuk mund të kalojnë nëpërmjet një përfytyrimi retrospektiv në gjendjen shoqërore reale të këtyre popullsive në epokën e Perandorisë, duke menduar se këto kanë folur, ashtu si edhe sot. gjuhe të ndryshme. Gjatë kësaj vepre ne disa herë kemi parashtruar që, nga koha e Jezu Krishtit, për shembull, e vetmja gjuhë mbizotëruese që është folur në të gjithë Perandorinë Romake, ka qenë shqipja, dhe fryma e saj nuk do ta pengonte ta kishte një fat të tillë që ta luante atë rol të rëndësishëm, të cilin ka mundur ta luante. Latinishtja dhe greqishtja nuk kanë qenë, ashtu si sanskritishtja, veçse gjuhë letrare dhe diturore. Lidhur me këtë ja se çfarë ka shkruar A.-H.Sayce (në Principes de Philologie compare. parathënia e botimit të parë, Paris, 1884, f. XIII). “Sanskritishtja është qenësisht një gjuhë diturore, që kurrë nuk është folur, ashtu siç na e tregojnë dokumentet. Ajo u shërben sot priftërinjve dhe letrarëve. Ajo është shfronësuar nga vendi i lartë që zinte si përfaqësuese e veçantë e gjuhës mëmë ariane, dhe është pranuar se nga disa pikëpamje gjuhet europiane kanë ruajtur më besnikërisht tingujt e format primitive, se sa i kane gjuhet e Indisë.” Ne po e citojmë këtë pjesë vetëm sepse ajo konfirmon nga te gjitha anet mendimin tonë po për këtëe çështje, domethënë se ka qenë gjuha pellazge ose shqipe, që duke nisur nga 3000 vjet para Krishtit, ka sjellë lindjen e gjuhëve primitive të Indisë dhe, vetëkuptohet, gjithashtu të sanskritishtes, siç do ta tregojmë gjatë veprës.

Gjuha e folur në antikitet dhe në epokën bizantine

Nëse gjuha e folur në antikitet dhe në epokën bizantine nuk do të ishte shqipja, por më tepër greqishtja e vjetër, siç besojnë gjithë dijetarët helenistë, helenët e sotëm nuk do të kishin pasur vështirësi për ta bërë të rijetonte një shtet-social, i cili tashmë ka ekzistuar, dhe nuk do të ishin të detyruar ta prishnin e ta deformonin gjuhën e lashtë, për ta shndërruar në greqishten modern, dhe këtë të ndryshme deri në atë pikë, sapo të mos kishin qenë shkronjat të njëjta, pashmangshmërisht do të ishte deklaruar se gjendemi para dy gjuhëve të ndryshme. Helenët e sotëm do të quheshin edhe më fajtorë, pot ë dihej se nëpërmjet gjuhës së pastruar… ata kishin ardhur në një gjendje shoqërore pothuaj të afërt me gjendjen e shoqërisë së elitës në antikitet dhe me gjithë këtë sukses të madh, për faj të disa çamarrokëve, të mbiquajtur leshatake ose…. pa dyshim sepse nuk rruheshin e nuk kriheshin mirë, idetë e opinionet absurd të të cilëve i kanë ndjekur, kanë bërë hapa prapa, e kanë fshirë gjithçka dhe e kanë përmbysur. duke prishur tërësinë e rezultateve të çmueshme që kishin arritur duke mësuar një greqishte kaq të pastër në termat dhe aq të rregullt në format gramatikore, sa edhe greqishtja e vjetër. Do të duheshin edhe pak përpjekje të vogla dhe do të kishin arrirë të rindërtonin format e thjeshta të së ardhmes e të paskajores, që janë shpërbërë, dhe të rivendosnin përdorimin e dëshirores ose te… siç i ka shqipja, duke bërë të rigjallërohej gjendja e gjuhës greke të lashtë. Në vend të kësaj, duke cituar një proverb që helenët e dinë mirë, ata kanë bërë si lopa, e cila pasi i ka lënë ta mbushë mirë kovën, i jep një shkelm. e përmbys dhe gjithë qumështi derdhet e shkon kot.

 

Shpjegimi që duam të japim ne gjen konfirmim në gjuhën latine. Në të vërtetë latinishtja ka qenë një gjuhë e folur më përgjithësisht dhe më shpesh, ndryshe nga greqishtja, që kishte vetëm një formë: klasiken, kurse kjo gjithnjë ka pasur dy forma: nje klasike ose shkencore, latinishtja e shkrimtarëve të epokës klasike ose gjuha e shkencës mirëfilltas, dhe një popullore, me sintaksë më të thjeshtë. latinishtja e folur nga shtresat popullore. Si pasojë rolin që luante latinishtja popullore kundrejt latinishtes klasike, e cila flitej në Romë nga mjekët dhe në Perandori nga zyrtarët e popujve të nënshtruar, e luante shqipja kundrejt greqishtes së lashtë në botën orientale, me këtë ndryshim që ndonëse rrethi i përdorimit të greqishtes ishte më i kufizuar se ai i latinishtes, sepse ishte në përdorim në shkollë, në gjyqet, për ushtrimin e kultit, në qeveri, në administratën e lartë dhe në diplomaci, pronë vatrat familjare madje edhe të elitës dhe jashtë ishte përsëri shqipja që përdorej. Rezultati: gjithë popujt barbarë të perëndimit kanë pësuar ndikimin e latinishtes së folur nga legjionet romake përtej Etrurisë dhe nga ky kontakt kanë lindur me kohë gjuhët romane ose neolatine, pra italishtja. frëngjishtja, spanjishtja, portugalishtja dhe dialektet ose të folmet e ndryshme që ato kanë. Ky fakt nuk është përftuar si pasojë e kontakteve me legjionet romake të Perandorisë së Lindjes, do të thoshim, sepse ushtarët, si dhe popullsité civile nuk flisnin greqishten e latinishten, që i flisnin vetëm oficerët. por fare thjesht shqipen.

 

Kështu latinishtja kishte më shumë avantazhe se greqishtja, sepse kishte mundur nëpërmjet legjioneve të bëhej e njohur e të përhapej, kurse popujt e nënshtruar ndodheshin në prani të një gjuhe, aq më tepër të gjuhës së fitimtarit, për të cilin kishin interes si praktik, ashtu edhe politik që ta mësonin. Ky interes. meqë dilte i përbashkët dhe i përgjithshëm për të tërë popujt e nënshtruar, solli që pak nga pak gjuha e stërgjyshërve të zhdukej për t’i lënë vendin gjuhës së fitimtarit. Ne ngulim këmbë këtu për faktin, që të ndodhë zhdukja e një gjuhe populli në favor të një gjuhe tjetër, duhet që të ketë vullnetin, ose të paktën pranimin e popullit, i cili e humbet.

Mund të kundërshtohet, se si është e mundur që në antikitet dhe në epokën bizantine gjuha greke nuk flitej nga të gjithë, sepse vazhdimisht zbulohen mjaft mbishkrime greke, të cilat lidhen me këto epoka? Kësaj do t’i përgjigjemi se në mesjetë dhe deri një a dy shekuj më parë Europa jonë perëndimore gjithashtu ishte plot me mbishkrime latine, por kjo nuk do të thotë doemos se latinishtja flitej po ashtu. Jo, sigurisht; ne e dimë fare mirë, se ajo vetëm mësohej në shkolla dhe nuk flitej aspak në vatrat e shtëpive, ku nuk ishte në përdorim, pot ë flasim vetëm për Francën, ku kishte të folme të tjera dhe vetë frëngjishtja, në trajtën e një dialekti gjithashtu flitej, porse kishte avantazhin që mësohej në shkolla. Prandaj fakti që gjejmë në një vend mbishkrime greke të gdhendura gjatë gjithë epokave që nga antikiteti i vonë deri në kohën e re, nuk do të thotë se popullsia që banonte në këtë vend ka qenë gjithashtu greke si racë, por vetëm si arsimim, siç ishin pellazgët e Greqisë, maqedonasit, frigët, lidiasit, likiasit etj.

 

Nga vetë këto mbishkrime mund të nxirret gjithashtu përfundimi, se gjithë popullsitë pellazgjike ose shqiptare të antikitetit përdornin për arsimin e tyre gjithashtu shqipen, sepse ato provojnë që ka qenë para greqishtes, si në tekstet e likishtes dhe të të tjerave, ku as nuk ka pasur tekst grek.

 

Dijetarët mendojnë se historia dhe vendosja e helenëve në Greqi përkojnë me shfaqjen e parë të hekurit në Ballkan, kurse tradita, siç thonë ata, e bën këtë popull që të ketë ardhur nga Skitia ose Kaukazi, nëpër Danub dhe bregun e Adriatikut rreth shekullit XV ose XVI. Porse kjo ardhje lidhet me ilirët të vitit 3.000 para Krishtit, një pjesë e të cilëve e krahut të djathtë ndoqi bregun Adriatik drejt perëndimit dhe, kur arriti në derdhjen e lumit Po, u nda për herë të dytë: pjesa e majtë, më e rëndësishmja, u shty drejt jugut dhe arriti të pushtonte Italinë e të përbënte së bashku me rrënjësit popullsinë e aborigjenëve, kurse pjesa e djathtë iu ngjit bregut të majtë të lumit Po deri në lartësitë e Gjenověs, kapërceu lumin, u shty drejt jugut deri në bregdet dhe, duke ndjekur atě, arriti në Ventimilja, që ku dega e fundit depërtoi në Gali. Sa për helenët, siç e dimë, pasi e kemi shpjeguar shumë herë në këtë vepër, ata janë pasardhës nga përzierjet e pellazgëve me mesopotamasit oxe egjiptasit, që emigruan në Greqi rreth 1700 para Krishtit dhe të cilët u përzien një herë të dytë pas vendosjes së tyre në Greqi, me të tjerë pellazgë. Me nje fjalë, këta janë pasardhës të Danait, Kekropsit, Kodrosit. Kadmit dhe të shokëve të tyre, që zbarkuan me ta dhe të atyre pellazgëve të Greqisë, që u bashkuan me këta imigrantë. Nga kjo del se pellazgët, që nuk e pranuan këtë “bashkëpunim”, ose që u treguan më “refraktarë” kundrejt këtyre pushtuesve të huaj, përbënte klasën e ilotëve (Euotes), të penestëve (Ileverto), të metekëve (utoko), të periekëve (lepioixo), të skllavëve (donio), të robërve të tokës (vanaeta), etj… Kështu shteti social i Greqisë së lashtë përbëhej nga elementi mbizotërues dygjuhësh: që fliste në shtëpi shqip dhe që mësonte në shkollë greqishten, dhe që u quajt më vonë helenë, të dalë nga përzierjet pellazgo-egjiptiane, pellazgo aramease, pellazgo-fenikase ose pellazgo-mesopotamase, të imigruar në Greqi dhe të përzier përseri me disa pellazgë, që kanë dashur ta pranonin këtë përzierje, dhe më pas me elementin pellazgjik të pastër e autokton, që fliste në shtëpi dhe kudo vetëm gjuhën pellazge ose shqipe, dhe elita e të cilit gjithashtu mësonte greqisht dhe përbënte ‘borgjezinë’, si dhe ‘plebejtë’, anëtarët e të cilève që flisnin greqishten mund të quheshin gjithashtu helenë.

 

Kjo gjendje e Greqisë, ashtu si dhe e Epirit, Maqedonisë, Azisë së Vogël dhe Ishujve, ka vazhduar deri në vitin 146 para Krishtit. Pushtimi romak i deboi sunduesit alogjenë, gjë që e pakësoi shumë popullsinë e Greqisë, dëmtoi tregtinë, bëri të bien artet dhe ndërpreu arsimin. Por pellazgët e skllavëruar, të një race me romakët, e morën veten, fituan lirinë dhe gjuha pellazge ose shqipe, që ishte dëbuar nga greqishtja në Greqi, në Ishujt dhe në Azinë e Vogël, e rifilloi përdorimin e saj si më parë. domethënë si para epokës së Homerit. Greqishtja, e cila me gjithë pushtimin romak rilulëzoi sidomos në Romë, Aleksandri dhe Antioki, me Ediktin e Konstandinit të Madh i rifitoi të drejtat e saj, kur krishterimi u ngrit në fe shtetërore. Por kjo greqishte, këtë radhë gjithashtu u kufizua në rolin e saj si gjuhe e dytë, duke mbetur gjithmone e para, domethënë gjuhë amtare, shqipja.

——–

Enigma 1990 Prof. H.H. Robert D’Angely faq. 7-9

Përgatiti Elis Buba/usalvision

Shkrimi Mëparshëm

Publikon klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve, Meta: Shqipëria renditet e fundit në rajon

Shkrimi Vijues

Dëmi në buxhet 740 milionë dollarë, KLSH: Vitin e shkuar u abuzua me investimet, pagat e administratës dhe pronat shtetërore

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar
Kultura

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Dëmi në buxhet 740 milionë dollarë, KLSH: Vitin e shkuar u abuzua me investimet, pagat e administratës dhe pronat shtetërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist