E diel, 19 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Edhe të ketë zgjedhje, por edhe të jemi ne që zgjidhemi

8 Tetor, 2020
Në Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

ARTAN FUGA

Përtej debateve politike lidhur me Kodin  Zgjedhor, duhet të mendojmë më thellë sesa aq. Duhet të mendojmë përtej politikës, sepse debati politik nuk të çon larg.

Vë në dukje disa elemente të rëndësishme që fshihen pas gjithë kësaj gjurulldie dhe që shpreh paaftësinë e lidershipit politik dhe tonën si qytetarë për të ndërtuar një shtet neutral, të qetë, të stabilizuar. Se pastaj ia vendosim fajin Europës apo miqve tanë kudo në botë. Nuk na e ka fajin njeri.

E kemi fajin vetë. Pastaj ata që duan të përfitojnë, na bëjnë çorap dhe na marrin jo vetëm territore, por edhe shpirtin na marrin, erzin gjithashtu. Shihni, ka nisur fushata elektorale 6 muaj para ditës së zgjedhjeve. Edhe nja tre a katër muaj pas zgjedhjeve do të duhet të nisë punë qeveria e re, se nga korriku deri në shtator Kuvendi ia fut me pushime, kështu del që në katër vite, në një vit e kalojmë në fushata elektorale dhe në beteja politike për qeverinë.

E kuptoni apo jo? Në çdo katër sekonda, në njërën ne nuk qeverisim, por merremi me atë se kush do të qeverisë dhe si do të qeverisë. Pse na fusin në këtë batak, ata e dinë! Por, kështu, energjitë e kombit shkojnë për dreq! Kombet e pjekura politikisht i zgjidhin problemet elektorale brenda një muaji e shumta, pra, rreth 12 deri 15 herë më shpejt sesa ne.

Dhe habitemi pastaj se përse kemi ngelur prapa, ngelemi sepse kemi ligje dhe kode krejt të gabuara për këtë çështje. Merremi shumë jo të qeverisim, por se kush duhet të qeverisë. Një lloj çmendurie kolektive politike, një lloj idiotësie infektuese.

Pastaj, Kodin Elektoral e bëjmë gjithmonë në sekondën e fundit. Në fakt, duhet një nen kushtetues që të shprehë se Kodi Zgjedhor përgatitet jo më vonë se një vit nga zgjedhjet pararendëse kuvendore. Nuk ka sens që lidershipi politik të mos vërë ujin në zjarr për tre vjet për Kodin Zgjedhor dhe të bëjë pastaj një kod ashtu si i pëlqen më mirë njërit apo tjetrit që ka fuqinë në Kuvend në bazë të kontekstit që i intereson atij më shumë.

Në planin e logjikës politiko-juridike, këto nuk janë veçse çilimillëqe meskine të politikës, se ne para shteteve që kanë dhjetëra shekuj të pavarur, nuk kemi veçse 100 vjet. Kalamaj fare jemi në shtetformim. Prandaj tallet mileti në Europë me ne! Po, po, tallen, dhe rëndë fare, qeshin nën zë, qeshin pas krahëve! Na konsiderojnë si tip trapash politikë!

Kodi Zgjedhor bëhet atëherë kur askush nuk e di si do t’i interesojë që ai Kod të ishte dy javë para votimeve!!! Nga ana tjetër, nuk mund ta bëjnë Kodin Zgjedhor partitë politike vetëm. Këshilli Politik ishte një turp politik, një hedhje hiri syve për ne qytetarët, një budallallëk politik. Kush ta bëjë? Deputetët? Po ata janë në konflikt interesi!

Duan të ruajnë kolltukët. Pse mërzitemi kur populli shet votën! E çfarë ta dojë votën! Po deputetët a nuk shesin kartonin jeshil për kolltukun. Po si është e mundur logjikisht mo që të arrijmë këtu? Kodin Elektoral duhet ta aprovojë një juri e madhe qytetarësh të ndriçuar me përzgjedhje, le të jenë nja 500, me formimin përkatës, nën betim, zgjedhur me short, dhe atëherë të shohim se çfarë parimesh për Kodin Zgjedhor do të vendosen.

Po nuk bëmë këto, sigurisht ne qytetarët jemi të mbaruar politikisht, opozita e vetësakrifikuar politikisht, pushteti i palegjitimuar politikisht, me një fjalë bëjmë sikur kemi ligje elektorale, por, në fakt, nuk janë veçse dredhira e mashtrime për të na thënë gjoja ne qytetarëve se ju kujtoni se votoni, por në fakt nuk keni çfarë bëni, veçse o të rrini në shtëpi në 25 prill, të piqni gështenja, ose të vini të pranoni gënjeshtra! Këto çështje zgjidhen, këta na i paraqesin si halle të mëdha, sepse duan të bashkojnë dy anë përjashtuese: Edhe të ketë zgjedhje, por edhe në çdo rast të jenë ata që zgjidhen!

Kjo i prodhon të gjitha dredhitë, paradokset, alogjizmat! Dhe ne dalim vërtet si imbecilë politikë, ne qytetarët me aftësi të kufizuara logjike!

 

Shkrimi Mëparshëm

Ambasada Amerikane: “Korrupsioni u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve”

Shkrimi Vijues

Erion Dasho: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë nga Covid-19. Shumë jetë do të kenë nevojë të shpëtohen…

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Vedat Kokona: Takimi me Mid’hat Frashërin
Kultura

Vedat Kokona: Takimi me Mid’hat Frashërin

14 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Erion Dasho: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë nga Covid-19. Shumë jetë do të kenë nevojë të shpëtohen…

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist