E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“E dua Kosovën gjer në dhimbje, se është Shqipëri”

29 Nëntor, 2023
Në Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektojnë si shkrimtar e si luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri më sot. Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët. Për çudi, për mua kufiri ishte i papërcaktueshëm. Edhe kjo është një nga dhimbjet e mia

Shkruan: Petro Marko

Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektojnë si shkrimtar e si luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë. Kjo dashuri për kosovarët më lindi në fillim të viteve tridhjetë. Njoha më parë Asim Vokshin, që ishte nëntoger i xhandarmërisë në rrethin e Gjirokastrës, kur unë isha mësues në Dhuvjan të Dropullit, më 1932. Më vonë, nëpërmjet Asimit, në Tiranë njoha Bedri Pejanin, Ali Kelmendin. Dhe në Spanjë njoha shokët e paharruar: Xhemal Kada, Justina Shkupi, Shaban Basha e të tjerë, për të cilët kam folur në shënimet për Spanjën.

Në Tiranë, pas Çlirimit, njoha Xhafer Vokshin, vëllain e Asimit, ardhur nga Kosova, partizan gazetar. U lidhëm me miqësi, por lidhjet me të u ndërprenë, kur ai u internua familjarisht. Nuk i zinin këmbët dhé. Ka vuajtur shumë me gjithë familjen me shumë fëmijë. E kam mik dhe shpesh vjen më takon. Djalit të tij të madh ia kam vënë unë emrin Ebro, për kujtim të betejave në Spanjë.

* * *

Po gjatë viteve ’70 më erdhën në shtëpi Esat Mekuli, Hasan Mekuli, pastaj Ali Aliu, me të cilin shkova edhe në fshat, Rexhep Qosja e të tjerë. Kur ishte këtu Esat Mekuli dhe të tjerët, flisnim për kulturën tonë dhe ata më pyetën nëse unë kisha ndonjë mendim për zhvillimin e kulturës në Kosovë. Folëm e folëm, pastaj unë shfaqa mendimin se edhe gjuha letrare e Kosovës duhet të unifikohet me gjuhën tonë letrare. Më vonë erdhi këtu Ali Aliu dhe vendosi që të bënte një biografi për mua. E shpura në fshat, te shtëpia ime. Ai u mahnit me bukuritë e natyrës bregdetare dhe më tha: “Tani e kuptoj pse shkruan në mënyrë çapkëne poetike plot ngjyra dhe me një horizont të gjerë”. Ai shkroi librin “Krijuesi dhe koha” për jetën e veprimtarinë time letrare dhe me atë punë mbrojti doktoratën.

* * *

Në Kosovë, nën redaktimin e Ali Aliut, u botuan nëntë vepra të miat, në një kohë kur këtu në Shqipëri as që përmendje gjëkundi emri im si krijues. Në Kosovë jam më i njohur se këtu, falë punës së madhe që ka bërë shtypi dhe kritika. Edhe “La Rousse” i Francës (më 1969) më kishte vënë si shkrimtar shqiptar, që kam shkruar “Hasta la vista” e vepra të tjera, kurse këtu as që guxonin të vinin emrin tim në ndonjë botim shkollor. Urdhri që të mos përmendej emri im si shkrimtar në asnjë gazetë, revistë ose mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve, kishte ardhur nga lart. Unë isha një shkrimtar i mallkuar në vendin tim, ku me sa munda luftova, punova dhe shkrova si gazetar, si poet, si shkrimtar, si përkthyes i një pjese të mirë të poetëve latino-amerikanë. Kurse në Kosovë janë ribotuar veprat, si: “Hasta la vista” (botimi i katërt), që ka një parathënie të mrekullueshme të Rexhep Qoses, “Shpella e piratëve” për lexime letrare në shkollë.

* * *

Për mua, në Kosovë krijimtaria artistike është shumë më përpara se krijimtaria jonë e realizmit socialist. Me gjithë shtypjen serbe dhe masat e rrepta që janë marrë e merren kundër njerëzve të artit në Kosovë, aty arti i çdo gjinie, mund ta them me plot gojën, është më i pasur se arti ynë i persekutuar dhe i kanalizuar.

Nuk më harrohet një episod: Ishte muaji i letërsisë që bëhej në çdo tetor (se në tetor ka lindur Enver Hoxha) dhe unë u caktova me dy shokë të shkonim në Berat. Aty, në mbrëmjen letrare që u bë në kombinatin e tekstileve, bënin shumë pyetje, midis të cilave dhe këtë: “Cili është shkrimtari më i mirë i Shqipërisë?” Dhe një shok nga të kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve që ishte me ne, iu përgjigj: “Shkrimtari më i madh i Shqipërisë është Enver Hoxha”.

* * *

Unë mendoja dikur se veprat më të mira të letërsisë shqiptare janë shkruar në të gjitha kohët jashtë Shqipërisë: Noli, Konica, Çajupi, Naimi, Asdreni, Lasgushi, si dhe gjithë kosovarët e shquar krijimet e tyre më të mira i kanë bërë larg Atdheut! Është e vërtetë se Fishta, Mjeda, Ali Asllani, Migjeni e të tjerë kanë krijuar këtu, po kishin qenë shumë herë jashtë Atdheut nëpër Europë ose për studime, ose për të punuar… Kjo ishte një dukuri që shumë herë diskutohej nga Branko Merxhani me Odhise Paskalin, me Tajar Zavalanin e letrarë të tjerë. Shumica e veprave që janë themeli i kulturës sonë, janë shkruar jashtë Shqipërisë.

Po të kishin lindur e jetuar këtu Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Bekim Fehmiu e të tjerë, talenti i tyre do të ishte vrarë, ashtu siç u vra talenti dhe jeta e shumë e shumë bijve të talentuar të kësaj Shqipërie, që mbijetoi në këto vite në dallgët e historisë…

* * *

Shikoj Safon time, artiste, për mua jashtëzakonisht e talentuar, e cila ka punuar e punon akoma për të mbajtur shtëpinë. Dhe kujtoj ëndrrat e saj për udhëtime, për tablotë, për ngjyrat, për idetë, për ekspozitat. Nuk u realizua kurrë ëndrra e saj për të vizituar Luvrin, galerinë e famshme të artit në Firence, që ishin aq afër dhe që ia kisha premtuar kur u njohëm! Shikoj të dy fëmijët e mi, të dy artistë. Dhe mendoj: Si iku kjo jetë kështu?!

* * *

Kam marrë shumë letra nga lexues të thjeshtë, nga studentë, nga njerëz të artit e të kulturës dhe nga familjarët e heronjve dhe luftëtarëve të Spanjës. Tek unë në Shqipëri erdhën të më takonin: Mahiri, i vëllai i Xhemal Kadës, Luljeta, e bija e Emrush Myftarit, një djalë i mrekullueshëm kosovar, i cili u kthye gjallë nga lufta e Spanjës dhe e gjeti vdekjen në Kosovë nga dora e serbit Milladin. Mahir Kada më telefonoi e më njoftoi se kishte dalë në treg seria e plotë e veprave të mia në Kosovë dhe se duhej të shkoja atje për të marrë shpërblimin që më takonte si shkrimtar, kurse unë në telefon iu përgjigja: “Asnjë shpërblim nuk pranoj, por ato që më takojnë do t’i vini në shërbim të ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës me emrin e Asim Vokshit që po ndërtoni”.

Kjo dashuri vëllazërore e lindur ngaqë ne ishim shqiptarë, megjithëse na ndante një kufi i egër, ishte lidhja e gjakut tonë të hershëm dhe i atij që u derdh në Luftën Antifashiste të Spanjës.

* * *

Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektojnë si shkrimtar e si luftëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri më sot. Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët. Për çudi, për mua kufiri ishte i papërcaktueshëm. Edhe kjo është një nga dhimbjet e mia.

E dua Kosovën gjer në dhimbje, se është Shqipëri!

Etiketa: kosovemarkopetroshqiperi
Shkrimi Mëparshëm

Arbëreshët e bashkisë së San Marzanos sjellin folklorin e rrallë në Gjirokastër

Shkrimi Vijues

Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!

Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist