E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

E ardhmja e vjedhur e Rusisë

JOSCHKA FISCHER E ardhmja e vjedhur e Rusisë

3 Mars, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

NGA JOSCHKA FISCHER

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka nisur luftën kundër Ukrainës. Ky është një moment vendimtar për Evropën. Për herë të parë që nga luftërat ballkanike të viteve 1990, të cilat u kufizuan në zonën e Jugosllavisë që ishte në shpërbërje e sipër, kontinenti ballafaqohet sërish me bombardimet e qyteteve dhe divizionet e tankeve. Por këtë herë, luftën e ka nisur nga një superfuqi bërthamore. Duke urdhëruar pushtimin pak ditë më parë, Putin po tregon një shpërfillje të pacipë ndaj traktateve dhe ligjeve ndërkombëtare. Nuk ka pasur asnjë ngjarje të krahasueshme në Evropë që nga epoka e Hitlerit.

Sipas deklaratave të fundit të Putinit, Ukraina s’ka të drejtë të ekzistojë si shtet sovran, edhe pse është anëtare e Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës; dhe ndonëse vetë Rusia (nën udhëheqjen e Boris Yeltsin) e ka njohur pavarësinë e këtij vendit.

Putin pretendon tani se Ukraina është pjesë e pandashme e Rusisë. Çfarëdo që mendon shumica e ukrainasve, për të është e parëndësishme. Gjithçka që ka rëndësi për Putin është madhështia dhe pozita ndërkombëtare e Rusisë. Por mos u gënjeni: Putin dëshiron më shumë sesa thjesht Ukrainën.

Lufta e tij ka të bëjë me gjithë sistemin evropian, i cili mbështetet mbi të gjitha te parimi i paprekshmërisë së kufijve shtetërore. Në përpjekje për të rivizatuar hartën me dhunë, ai shpreson që ta ndryshojë projektin evropian dhe ta rivendosë Rusinë si fuqinë kryesore, të paktën në Evropën Lindore.

Situata poshtëruese e viteve 1990 do të harrohej, dhe Rusia që të bëhej sërish një fuqi globale, në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Sipas Putinit, Ukraina nuk ka traditë si një shtet i pavarur, dhe është shndërruar një vegël të rëndomtë ekspansionizmit amerikan dhe NATO-s, duke paraqitur kësisoj një kërcënim për sigurinë e Rusisë.

Në një fjalim të çuditshëm një ditë përpara se trupat e tij të kalonin kufirin, Putin shkoi aq larg sa të pretendonte se Ukraina po përpiqet të pajiset me armë bërthamore. Në fakt, kur u shemb Bashkimi Sovjetik në fillimin e viteve 1990, Ukraina -ku ndodhej arsenali i tretë më i madh bërthamor në botë në atë kohë – ia dorëzoi Rusisë armët e saj bërthamore, me mbështetjen aktive diplomatike të SHBA-së. Ukraina e bëri këtë pasi kishte marrë “garanci” për integritetin e saj territorial, siç thuhet në Memorandumin e Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë të firmosur më 5 dhjetor 1994.

Ai dokument u nënshkrua nga fuqitë garantuese: SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Rusia, të cilave iu bashkuan Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani (këto 2 të fundit hoqën dorë nga arsenalet më të vogla bërthamore që kishin trashëguar nga BRSS). Të vendosura përkundrejt fakteve historike, deklaratat e Putinit janë absurde. Qëllimi i tij parësor është t’u japë rusëve një justifikim për pushtimin e Ukrainës. Putin e di se nëse rusëve të zakonshëm do t’u jepej mundësia të zgjidhnin midis një lufte për të dominuar Evropën Lindore dhe një jete më të mirë dhe më të begatë në shtëpi, ata do të preferonin këtë të fundit.

Siç ndodh shpesh në historinë ruse, e ardhmja e vendit dhe e popullit vidhet nga sundimtarët e tyre. Ngritja e Rusisë në statusin e një fuqie globale në shekujt XIX dhe XX solli tragjedi të shumta jo vetëm për fqinjët që ajo nënshtroi dhe aneksoi gradualisht, por edhe për vetë rusët. Liderët aktualë të Kinës duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë histori, duke pasur parasysh se Rusia perandorake pushtoi më shumë territore kineze sesa kushdo tjetër. Ajo që Putini nuk duket se e kupton, është se politika e kahershme e Rusisë për të dominuar popujt e huaj në sferën e saj të influencës, i bën vendet e tjera të fokusohen tek mënyra se si t’i shpëtojnë “burgut gjeopolitik” të Kremlinit në rastin më të parë, duke siguruar mbrojtje vijon nga faqja 1 nga NATO.

Këtë dinamikë e tregon zgjerimi i aleancës drejt lindjes pas vitit 1989. Ukraina dëshiron që të anëtarësohet në NATO, jo sepse kjo e fundit synon të sulmojë Rusinë, por sepse Rusia ka treguar gjithnjë e më shumë qëllimin e saj për të sulmuar Ukrainën. Dhe tani kjo gjë po ndodh. Vlen të kujtohet se në vitet 1990, propaganda ruse e akuzoi Perëndimin se kishte hartuar kundër saj shumë plane djallëzore. Asnjë nga këto komplote nuk u realizua në kohën kur Rusia ishte në rënie, pasi një skemë e tillë nuk ka ekzistuar kurrë në Perëndim.

Projekti perandorak rus është karakterizuar gjithmonë nga një përzierje e varfërisë së brendshme, shtypjes brutale, paranojës së madhe dhe aspiratave për pushtet në nivel global. E megjithatë, Rusia është dëshmuar shumë rezistente ndaj modernizimit, jo vetëm nën carët dhe më pas nën Leninin dhe Stalinin, por edhe nën Vladimir Putinin.

Për këtë mjafton të krahasoni ekonominë e Rusisë me atë të Kinës. Të dyja janë sisteme autoritare. Por të ardhurat kineze për frymë janë rritur shumë, ndërsa standardet e jetesës në Rusi janë në rënie.

Në terma historikë, Putini po e kthen Rusinë prapa në shekullin XIX, në kërkim të madhështisë së dikurshme, ndërsa Kina po ecën përpara për t’u bërë superfuqia përcaktuese e shekullit XXI. Ndërsa Kina ka arritur një modernizim të shpejtë ekonomik dhe teknologjik të paprecedentë, Putini i ka shpenzuar të ardhurat e Rusisë nga eksporti i energjisë tek ushtria, duke ia vjedhur edhe një herë të ardhmen popullin rus. Me orientimin e saj gjithnjë e më të theksuar drejt Evropës, Ukraina është përpjekur që t’i shpëtojë këtij cikli të pafundmë të varfërisë, shtypjes dhe ambicieve perandorake. Një demokraci liberale e stilit evropian që funksionon mirë në Ukrainë, do ta rrezikonte sundimin autoritar të Putinit. Populli rus do të pyeste veten dhe udhëheqësit e tij: Pse të mos jemi edhe në si ukrainasit?”. Putini nuk do të kishte asnjë përgjigje të mirë për t’u dhënë atyre dhe ai e di këtë. Kjo është arsyeja pse Rusia ka nisur pushtimin Ukrainës.

* ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendëskancelar në vitet 1998–2005

Shkrimi Mëparshëm

“Ky vigan liberator…” Luigj Gurakuqi përkujtohet në 97-vjetorin e ndarjes nga jeta

Shkrimi Vijues

Kosova kërkon anëtarësimin, një shtet i NATO-s e përkrah publikisht

Të Ngjashme

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848
Kultura

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Kosova kërkon anëtarësimin, një shtet i NATO-s e përkrah publikisht

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist